Shqipëria kundër qëndrimit të SHBA, pro rezolutës për Palestinën në OKB

Shqipëria kundër qëndrimit të SHBA, pro rezolutës për Palestinën në OKB

Foto ilustruese

Shqipëria voton pro rezolutës që i jep Palestinës autoritetin të propozojë amendime, deklarata dhe mocione në OKB, nga 1 janari i vitit të ardhshëm. Qëndrimi duket se bie ndesh me votën e SHBA, e cila i ka dalë kundër këtij propozimi. Pro rezolutës kanë votuar edhe 146 shtete, anëtarë të Asamblesë së Përgjithshme të Kombeve të Bashkuara.

Bashkë me SHBA kanë ngritur karton të kuq edhe Izraeli dhe Australia. Vendimi në fjalë është propozuar nga Egjipti, për të kundërshtuar sipas tyre strategjinë manipuluese të liderëve palestinezë që duan të avancojnë axhendën e njohjes së shtetit të Palestinës nga më shumë vende të OKB-së. Vetëm shtetet anëtare duhen lejuar të flasin dhe të veprojnë në emër të një grupi shtetesh të tjera.

Me këtë pretendim e kanë justifikuar qëndrimin e tyre përfaqësuesit e SHBA, të cilët këmbëngulin në mosnjohjen e Palestinës në rolin e saj në OKB. Vendi ynë do të përfaqësonte dhe mbronte interesat e Grupit të 77 vendeve dhe Kinës, në të mirë të njerëzimit, është shprehur ndër të tjera mbi këtë cështje ambasadori palestinez në OKB.

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Rithemelimi propozon rikthimin e koalicioneve të vjetra, a jeni dakord?



×

Lajmi i fundit

Thoni lamtumirë një personi... Çfarë thonë yjet për ju sot

Thoni lamtumirë një personi... Çfarë thonë yjet për ju sot