Shqipëria merr pjesë në festivalin e Kanës me filmin “Derë e hapur” të Milkanit e Papas

Shqipëria merr pjesë në festivalin e Kanës me filmin “Derë e hapur” të Milkanit e Papas

Skena nga filmi, "Derë e hapur"

Edicioni i 71-të i festivalit të filmit në Kanës do të mbahet nga datat 8-19 maj.  Ndërsa më 12 prill pritet të shpallet programi zyrtar i festivalit mësojmë se edhe Shqipëria do të jetë pjesëmarrëse në këtë Festival me një produksion të Eno Milkanit. Bëhet fjalë për filmin “Open door” (Derë e hapur) me skenar e regji të Florenc Papas dhe bashkëskenariste Ajola Dajën.

Ky film është përzgjedhur midis tri filmave nga rajoni për t’u shfaqur në Kanë në Ëork in Progres. I financuar nga projekti europian “Euroimages” dhe  nga Qendra Kombëtare e Kinematografisë  filmi do të jetë pjesëmarrës në atë pjesë të programit ku do të shfaqen filmat që janë në fazën e pasprodhimit.

Tema që trajtohet është përplasja mes tradicionales dhe modernes midis brezave e cila është e pranishme dhe sot. “Derë e Hapur” merret me këtë tematikë edhe pse nuk kërkon të thotë se e gjithë shoqëria jonë është tradicionale dhe hera- herës patriarkale, por kërkon të thotë se këto forma ekzistojnë akoma dhe janë të pranishme në shoqëri.

Regjisori, Florenc Papas

Xhirimet e filmit janë bërë vitin e kaluar në vjeshtë dhe premiera në Shqipëri sipas producentit pritet nga fundi i këtij viti. Projekti kinematografik i filmit artistik me metrazh të gjatë “Derë e hapur” i vendos ngjarjet në ditët tona dhe zhvillohen sipas regjisorit në Tiranë, Krrabë, Prrenjas dhe Lin. Filmi ka në qendër tri personazhe, dy motrat Rudina dhe Elma dhe djalin 5-vjeçar të Rudinës.

Personazhet e tjera janë episodike, por të rëndësishme përgjatë udhëtimit të tre personazheve kryesore.  Ka këtë gjeografi, pasi zhanri i filmit i përket asaj që quhet road-movie, pra filmi ndodh në rrugëtim dhe hera- herës skenat zhvillohen në “kutinë” e veturës së personazhit kryesor. Një hapësirë e limituar nga ana vizuale, por e fortë dramaturgjikisht për dy heroinat e filmit.

Regjisori, Florenc Papas

Dy motra që druhen të shkojnë tek babai i tyre në fshat... Motra e vogël kthehet shtatzënë dhe e pamartuar nga Italia, ndërsa motra madhe e pret në port. Të dyja nisin rrugën për në fshat, pa ditur se si do ballafaqohen me babain e tyre. Pas shumë peripecish dhe një morie marrëdhëniesh midis motrave, ato ja dalin të shkojnë te babai i tyre në fshat. Filmi do shfaqet para distributorëve dhe programuesve të festivaleve dhe në këtë kuadër do të ketë biseda në lidhje me shitjen ose dërgimin në festivale, ndërkohë që filmi është në proces.

”Open door” tregon historinë e dy motrave që do të ndërmarrin një rrugëtim, duke u ballafaquar hera-herës me forcën e sistemit tradicional-patriarkal. Personazhi kryesor është Elma, që është një vajzë e re shqiptare e cila jeton ilegalisht në Itali. Ajo është shtatzënë dhe babai i fëmijës tashmë është në burg. Pas depërtimit nga policia italiane, duke mos ditur kujt t’i drejtohet për ndihmë, ajo vendos të kthehet tek motra e saj e madhe, Rudina. Të dy motrat do të nisin një rrugë të gjatë me veturë drejt shtëpisë së babait të tyre tradicional. Ndërsa Rudina nget veturën, Elma do bëj ç’të mundet për të mos shkuar atje. Filmi ka në qendër tre personazhe, dy motrat Rudina dhe Elma dhe djalin 5 vjeçar të Rudinës. Festivali i filmit në Kanë është një nga ngjarjet e botës së kinematografisë.


( Skena nga filmi, " Derë e hapur" )

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Sa i përhapur është korrupsioni në Shqipëri?



×

Lajmi i fundit

Macron i përmend Kurtit Asociacionin teksa flet për rrugën e Kosovës në Këshillin e Evropës

Macron i përmend Kurtit Asociacionin teksa flet për rrugën e Kosovës në Këshillin e Evropës