POP 5

Lajmet më të lexuara të 5 minutave të fundit

Shqipëria ngec në shtyllë me Jordaninë, Panucci: Kemi nevojë për një fitore të madhe me Izraelin

Panucci

Shqipëria nuk shkon më shumë se një barazim në miqësoren me Jordaninë të zhvilluar në “Elbasan Arena” në praninë e vetëm 1 mijë tifozëve. Pa gola u mbyll testi përpara sfidës së Ligës së Kombeve me Izraelin. Trajneri Christian Panucci kishte lënë pushim disa titullarë e megjithatë skuadra e mbajti më shumë topin dhe krijoi disa raste që në pjesën e parë por nuk arriti dot të shënonte.

Edhe në fraksionin e dytë pas zëvendësimeve të teknikut italian kuqezinjtë panë më shumë drejt portës kundërshtare dhe i krijuan rastet me Balajn dhe Manajn por mbi të gjitha me Myrto Uzunin por sërish rrjeta nuk u tund. Beratasi ishte i pafat kur 5 minuta nga fundi goditi shtyllën e portierit kundërshtar.

Shqipëria ngec në shtyllë dhe miqësorja me Jordaninë mbyllet pa gola. Tashmë është sfida e së dielës me Izraelin për Ligën e Kombeve. Panucci ndryshe nga konferencat e mëparshme mbrëmë është shfaqur i qeshur dhe ka thënë se Shqipëria e tij ka nevojë për një fitore të madhe: “Duhet te shkojme ne Izrael te shenojme gol. Ndaj Jordanise patem raste por nuk shenuam dot.

Une lojtaret ne Kombetare nuk mund t’i blej dhe te bej skuadren qe dua. Kemi kete skuader qe kemi, ndaj Jordanise bera 6 ndryshime dhe shume titullare nuk luajten. Ne pjesen e pare krijuam kater raste per gol. Kemi nevoje per nje fitore te madhe dhe shpresoj qe te jete ndaj Izraelit” e mbyll tekniku italian. Shqipëria ka 3 pikë në grupin e parë të Ligës C dhe dueli Izrael-Shqipëri do të luhet të dielën në 20:45 në Beer Sheva.

d.ba.
Komento