POP 5

Lajmet më të lexuara të 5 minutave të fundit

Shqipëria niset drejt Skocisë, por jo nga sektori VIP, nesër përballja për Ligën e Kombeve

Foto ilustruese

Kombëtarja shqiptare e futbollit është nisur pasditen e sotme për në Skoci, ku do të zhvillojë ndeshjen e dytë të vlefshme për Ligën e Kombeve. E ndërsa fituan në Elbasan përballë Izraelit, kuqezinjtë do të tentojnë që të marrin një rezultat pozitiv edhe në Skoci, që konsiderohet një transfertë shumë e vështirë.

Lojtarët e ekipit kombëtar të drejtuar nga tekniku Panuci kanë udhëtuar nga Rinasi për në Skoci si qytetar të zakonshëm dhe jo nga sektori VIP. Vendimi ngjalli, pasi dy ditë më parë, drejtuesit e FSHF-së u shprehën se nga terminali VIP është lejuar të kalojë Kombëtarja e Izraelit, ndërsa ‘shqiptarëve iu mohohet’. Por reagimi i institucioneve shqiptare ishte se salla në pjesën VIP nuk kishte kapacitet të përballonte një numër aq të madh personash.

Shqipëria nesër në orën 20:45 dot ë zhvillojë ndeshjen e dytë në grupin e parë të Ligës C përballë Skocisë, teksa ndeshjen e parë e fitoi me Izraelin ditën e premte me rezultatin 1-0 me një gol të Xhakës në Elbasan Arena.

d.ba.
Komento