Shqipëria thyen një tjetër rekord, të parët në rajon për numrin e të burgosurve
Për vitin 2018 Shqipëria ka numrin më të lartë të të burgosurve për 100 mijë banorë. Në vendet e Ballkanit Perëndimor pas Shqipërisë, për numër të lartë të burgosurish, renditet Mali i Zi me 174 të burgosur për 100 mijë banorë, e ndjekur nga Serbia
Foto ilustruese
Për vitin 2018 Shqipëria ka numrin më të lartë të të burgosurve për 100 mijë banorë. Sipas të dhënave të mbledhura nga Organizata Prison Studies dhe të publikuara në World Prison Brief, për 100 mijë banorë numri i të burgosurve në Shqipëri ishte 193. Krahasuar me vendet e rajoni ky është numri më i lartë.
Në vendet e Ballkanit Perëndimor pas Shqipërisë, për numër të lartë të burgosurish, renditet Mali i Zi me 174 të burgosur për 100 mijë banorë, e ndjekur nga Serbia me 174 të burgosur për 100 mijë banorë, Maqedonia me 134 të burgosur për 100 mijë banorë.
Numrin më të ulët të të burgosurve në Ballkanin Perëndimor e ka Kosova dhe Bosnje Hercegovina me përkatësisht 106 dhe 73 të burgosur për 100 mijë banorë.
Për sa i përket kontinetit europian, vendet e lindjes dhe kryesisht ato që kanë dalë nga regjimet komuniste kanë numër më të lartë të burgosurish për 100 mijë banorë. Në vend të parë në Europë qëndron Rusia, ku sipas të dhënave për vitin 2018, numri i të burgosurve ishte 400 për çdo 100 mijë banorë. Numër të lartë të burgosurish kanë edhe vendet e balltike dhe Bjellorusia, ku numri i të burgosurve i kalon 200 për çdo 100 mijë banorë.
Edhe Turqia renditet ndër vendet me numër të lartë të burgosurish, ku për çdo 100 mijë banorë në 2018-n llogariten rreth 287 të burgosur. Pas përpjekjes për grusht shteti në Turqi, numri i të burgosurve atje është rritur ndjeshëm.
Numrin më të lartë të të burgosurve në të gjithë botën për vitin 2018 e kanë Shtetet e Bashkuara të Amerikës ku sipas të dhënave të publikuara për 100 mijë banorë kishte 655. Edhe vendet e Amerikës Latine kanë një numër të lartë të burgosurish, ndërsa numrin më të lartë e ka Brazili me 323 të burgosur për 100 mijë banorë.
Në Azi, numrin më të lartë të të burgusorve për 100 mijë banorë e ka Tajlanda, ku sipas të dhënave në 2018-n kishte rreth 520 të burgosur për 100 mijë banorë. Marrë nga Monitor.al
Tabela ilustruese për numrin e të burgosurve në Shqipëri dhe rajon
Sondazhi i ditës:
Si do jenë ndryshimet në Kodin Zgjedhor që do bëjnë PS-Rithemelimi?
-
Thelbësore
16.2%
-
Të vogla
67.5%
-
Nuk e di
16.2%
Vota total: 930
Lajme të tjera
-
Humbja me Kilin, notat e futbollistëve të Kombëtares shqiptare
23 Mars, 09:26
-
Revista sllovene 'City Magazine' artikull për Shqipërinë, e rendit mes 10 destinacioneve të përballueshme për vitin 2024
16 Mars, 15:31
-
“National Geographic”: Vizitoni Rivierën Shqiptare dhe majat më të larta në Alpet Dinarike
2 Mars, 11:39
-
Italia si Anglia, kërkon të transferojë të burgosurit për të vuajtur dënimin në Shqipëri
7 Shkurt, 19:32
-
Lufta kundër terrorizmit, DASH vlerëson Shqipërinë: Ka strategji, bashkëpunim të ngushtë me SHBA! Përparim kundër pastrimit të parave
1 Dhjetor 2023, 10:59
-
Asambleja e Përgjithshme e OKB-së voton 'pro' armëpushimit të menjëhershëm në Gaza, Shqipëria abstenon ndaj rezolutës
28 Tetor 2023, 08:27
-
‘Shqipëria, xhevahiri ballkanik’, ‘Financial Times’ përmbledh jugun dhe veriun në një artikull! Natyra, traditat dhe kultura ‘magnet’ për turistët
30 Shtator 2023, 14:21
-
DW reportazh për kuzhinën shqiptare, Rama: 'Parajsë ushqimi' për vizitorët e huaj
8 Shtator 2023, 16:49
-
E vërteta e madhe e Shqipërisë dhe 15 dollarë e 54 cent në ditën e fundit të Faik Konicës!
6 Gusht 2023, 12:17
-
Destinacionet më të mira për gratë që udhëtojnë vetëm, Shqipëria mes vendeve më të sigurta!
25 Korrik 2023, 20:39
-
Barometri Ballkanik 2023: Rritet korrupsioni, zbrazet rajoni
23 Korrik 2023, 08:00
-
“The Face”: Si u bë Shqipëria pika kryesore e turizmit në verën e 2023?
10 Korrik 2023, 21:23