Shqipëria triumfon në turneun e San Marinos

Shqipëria triumfon në turneun e San Marinos

Kombëtarja e Shqipërisë U-16

Kombëtarja shqiptare e futbollit e moshës U-16 ka triumfuar edhe ndaj San Marinos vendas me rezultatin 3-1, në ndeshjen e fundit të vlefshme për turneun miqësor të futbollit “UEFA DEVELOPMENT U-16”.

Takimi i tretë është luajtur këtë të martë në orën 11:00 në stadiumin “Montecchio Stadium”, në San Marino.

Me këtë rezultat, kuqezinjtë e drejtuar nga trajneri Dzemal Mustedanagic kanë grumbulluar pas tre ndeshjesh 8 pikë duke u renditur në vendin e parë dhe kështu shpallen fitues të këtij turneu.

Përfaqësuesja jonë edhe në këtë ndeshje ka bërë një paraqitje shumë të mirë, duke pasuar rezultatet e dy ndeshjeve të para, zhvilluar në këtë turne, fitores me penallti ndaj Italisë (4-3) dhe fitoren në kohë të rregullt ndaj Armenisë (2-0).

Ndeshja e luajtur sot përballë San Marinos ka qenë interesante dhe skuadra shqiptare e ka përmbysur rezultatin, teksa pjesa e parë përfundoi me avantazhin e San Marinos 0-1.

Në fraksionin e dytë të ndeshjes futbollistët kuqezinj kanë reaguar menjëherë duke shënuar tre gola, në minutat e 48-të, 78-të me anë të Papës dhe në të 74-n shkojnë në gol me Sulovarin.

Përfundimisht 3-1 dhe skuadra kombëtare U-16 vjen me trofe nga San Marino. Starti në tre takimet e këtij turneu ishte shumë pozitiv, pasi Shqipëria kaloi me 11-metërsha ekipin e fortë të Italisë në këtë moshë.

Në sfidën e sotme, trajneri Mustedanagiç hodhi në fushë këtë formacion: Ceka (c), Shehu, Zaimi, Kadriaj, Doda, Sulovari, Beqiri, Elbasani, Vasjari, Kuqi, Nikaj.

Rezultatet e ndeshjeve të luajtura:
Shqipëria U-16   1-1    Italia U-16 (4-3) me penallti
Shqipëria U-16   2-0  Armenia U-16
Shqipëria U-16   3-1   San Marino U-16

Renditja:
Shqipëria        8 pikë
Italia                7 pikë
San Marino     2 pikë
Armenia          1 pikë

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Si do jenë ndryshimet në Kodin Zgjedhor që do bëjnë PS-Rithemelimi?



×

Lajmi i fundit

Me kërkesë të Rithemelimit, mblidhet sot Sekretariati i Etikës: Anuloni votimin e 7 marsit, ligjet u kaluan pa kuorum

Me kërkesë të Rithemelimit, mblidhet sot Sekretariati i Etikës: Anuloni votimin e 7 marsit, ligjet u kaluan pa kuorum