Shqipëria, vendi i parë në rajon për borxhin më të madh publik

Shqipëria, vendi i parë në rajon për borxhin më të madh publik

Foto ilustruese

Me një borxh publik, që vlerësohet të ketë arritur në rreth 69% të Prodhimit të Brendshëm Bruto (PBB) në tremujorin e parë të këtij viti, Shqipëria rezulton e 14-a në Europë për nga niveli më i lartë i tij, në 35 shtete. Shifrat janë përpunuar nga Monitor, bazuar në të dhënat e Eurostat për 28 vendet e Bashkimit Europian dhe Komisionit Europian për vendet kandidate (shih grafikun në fund).

Shqipëria ia kalon dhe shtetit më konkurrues të Europës, Gjermanisë, e cila pasi e rriti borxhin në rreth 80% të PBB-së pas krizës së vitit 2008, ka arritur ta ulë atë në 62.6% në tremujorin e parë 2018, sipas Eurostat.

Sipas Eurostat, në fund të tremujorit të parë të vitit 2018, raporti i borxhit të qeverisë ndaj PBB-së në eurozonë (EA19) ishte 86.8%, krahasuar me 86.7% në fund të tremujorit të katërt të 2017. Në BE28, raporti u ul nga 81.6% në 81.5%. Krahasuar me tremujorin e parë të vitit 2017, raporti i borxhit të qeverisë ndaj PBB ra në të dyja zonat e euros (nga 89.2% në 86.8%) dhe në BE28 (nga 83.6% në 81.5%).

Borxhin më të lartë në Europë e ka Greqia, me 180.4% të PBB-së. Pas krizës së borxhit disa vjet më parë, ku statistikat e rishikuara nxorrën në pah një nivel të madh të borxhit publik dhe vendi rrezikoi der daljen nga euro, shteti helen ende nuk ka arritur ta ulë këtë tregues. Madje në tremujorin e parë, borxhi grek u rrit me 1.6 pikë përqindje.

Pas Greqisë me borxhin më të lartë në BE renditen  Italia (133.4%) dhe Portugalia (126.4%), dhe më të ulëtin e kanë Estonia (8.7%), Luksembourgu (22.2%) dhe Bullgaria (24.1%).

Më i larti në rajon

Shqipëria e mbyllit 2017-n me një tregues prej 70.1% të PBB-së, ndërsa në tremujorin e parë të këtij viti kishte zbritur në 69%, që sipas të dhënave të Komisionit Europian për vendet kandidate është më i larti në rajon. Ndryshe nga Shqipëria, Mali i Zi dhe Serbia kanë arritur ta ulin ndjeshëm këtë tregues në të njëjtën periudhë, duke e zbritur atë në 59% të PBB-së në tremujorin e parë, pra 10 pikë përqindje më pak sesa tek ne.

Nga fqinjët, Serbia, brenda vitit 2017 e uli borxhin publik në 61.5% nga 71.3% të PBB që ishte më 2016. Edhe në Mal të Zi borxhi ka zbritur në 59% të PBB-së.

Serbia ishte vendi me nivelin më të lartë të borxhit publik në Rajon, por tani këtë renditje e kryeson Shqipëria. http://ëëë.monitor.al/serbia-e-mali-zi-e-ulen-shqiperia-borxhin-publik-te-larte-ne-rajon-rreziku-nga-ppp-te/

Niveli prej rreth 70% konsiderohet i paqëndrueshëm për vendet në zhvillim dhe me konkurrueshmëri të ulët, pasi aftësia paguese e borxhit mbetet e ulët. Për këtë arsye institucionet ndërkombëtare ndërkombëtare  rekomandojnë që për vendet në zhvillim borxhi të mbahet në nivelet e 40-50% të PBB-së.

Në vitin 2015, Ministria e Financave parashikonte që në 2017-n borxhi të zbriste në 65.6% të PBB-së, kurse ekonomia të rritej me 4.5% në të njëjtin vit.  Financat parashikonin se një rritje reale mbi 4% ishte e nevojshme për të siguruar një ulje të qëndrueshme të borxhit publik, si dhe reduktimin e papunësisë. Por, faktikisht ekonomia u zgjerua zyrtarisht me 3.8%, sipas INSTAT, ndërsa borxhi publik qëndroi në rreth 70% të PBB-së. Sidomos në 2018-n, performanca buxhetore nuk ka qenë shumë ë e ulët sesa pritshmeritë, me një rritje minimale prej 2.2% për 6 mujorin.

Nga ana tjetër, qeveria ka ndërmarrë një valë angazhimet për projektet e partneritetit publik privat (PPP), të cilat pritet të rrisin më tej borxhin publik. Qeveria ka angazhuar deri më tani katër projekte nga paketa “1 miliard” në formën e koncesioneve me Partneritet Publik-Privat me vlerë 86 miliardë lekë, nga 148 miliardë lekë që pritet të angazhohen në total këtë vit. Së bashku me koncesionet PPP të dhëna deri në dhjetor 2017, vlera totale e koncesioneve me PPP arrin në 259 miliardë lekë, ose 17% e Prodhimit të Brendshëm Bruto, çka pritet ta rrisë më tej borxhin real publik (FMN ka kërkuar që PPP-të të regjistrohen si borxh publik që në momentin e parë të angazhimit dhe jo vetëm çdo vit si shpenzime korente). Monitor

Tabela e borxhit publik sipas vendeve të Europës

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Titi: 02/08/2018 11:46

    Ne Greqi 90% e rritjes se borxhit erdhi sepse ne nje kohe te shkurter u dyfishuan pagat dhe pensionet dhe u bene investime gjigande ne infrastrukture.Ky borxh tek e fundit u solli grekeve rritje te konsumit,rritje te madhe te ekonomise dhe te turizmit qe i vlejti si kohes kur u mor borxhi ashtu edhe te ardhmes. Krejt e kunderta ndodhi dhe po ndodh tek ne.Rritjen e borxhit e filloi Sali Berisha me rrugen e Kukesit qe koha tregoi se ishte e domosdoshme te behej pavaresisht kostos se larte qe imponuan amerikanet.Por gropen e vertete financiare po ja bejne shqiptareve per sot dhe ne te ardhmen shpenzimet dhe kontratat marramendese 10-20 vjecare te koncensioneve PPP-iste te Edi Rames. Check-up,sterilizim,dialize e te tjera ne shendetesi jane thene e sterthene edhe nga nderkombetaret.Me skandalozja eshte ajo qe po behet me 1 miliard euroshin e rrugeve.Kur me te drejte investohen 250 milione euro per rrugen e Arbrit,rruge e kushtueshme ne terren malor me ura e tunele,vidhen 230 milione te tjera nepermjet te zakonshmit Bashkim per 20 km rruge fushore Thumane-Kashar.Edi Rama shpenzon 5 milion per km per rruge malore dhe 12 milion per km per rruge fushore!!! Keto vjedhje gjigande qe do fryjne llogarite bankare te Rames,oligarkeve te tij dhe te Sorosit,po i paguajne sot shqiptaret ne me keto paga e pensione te mjera dhe do ti paguajne femijet tane neser!

    Përgjigju
    • Elio: 02/08/2018 14:44

      Komenti yt eshte plotesisht i sakte Titi. Kam qene ne Greqi ne vitet kur atje po rriteshin borxhet dhe shkoj shpesh edhe sot. As nuk ka te krahasuar kriza e Greqise me ate qe po i vjen Shqiperise. Me borxhet qe moren,greket rriten mireqenien dhe forcuan ekonomine. Ne Shqiperi miliardat e marra borxh nuk kane sjelle as mireqenie dhe as rritje te ekonomise. Pagat dhe pensionet jane si ne Afrike,rruget gjysma-gjysma dhe pa standarte,bujqesia cope-cope dhe turizmi ne nivele primitive. Ne me Greqine kemi shume ngjashmeri ne ekonomi,bujqesi turizem dhe sherbime. Nje ekonomi e tille e do me patjeter qe te rritet konsumi dhe te rritet paraja qe kane qytetaret e jo te varferohen 90 perqind e njerezve qe te mbushin xhepat nje grusht mafiozesh dhe hajduterish. Greket e kaluan krizen per 5-6 vjet por kur te plase ne Shqiperi qe edhe keshtu eshte shume e lodhur dhe e sfilitur, nje zot e di si do perfundoje.

  • Sondazhi i ditës:

    Si do jenë ndryshimet në Kodin Zgjedhor që do bëjnë PS-Rithemelimi?



×

Lajmi i fundit

VIDEO/Drogë me postë nga Kalifornia në Tiranë, dy të arrestuar! Sekuestrohet 3.2 kg kanabis

VIDEO/Drogë me postë nga Kalifornia në Tiranë, dy të arrestuar! Sekuestrohet 3.2 kg kanabis