Skocezët i japin fund ëndrrës kuqezi për Ligën e Kombeve, mundin Shqipërinë 0-4 në “Loro Boriçi”

Skocezët i japin fund ëndrrës kuqezi për Ligën e Kombeve, mundin Shqipërinë 0-4 në “Loro Boriçi”

Pamje nga ndeshja Shqipëri-Skoci

SHKODËR- Pjesa e parë ka përfunduar dhe ekipi i Skocisë ka kaluar në avantazh të dyfishtë përballë Shqipërisë në sfidën që është luajtur në stadiumin Loro Borici.

Kuqezinjtë e nisin keq kur kapiteni Mavraj godet një kundërshtar dhe merr karton të kuq në minutën e 23-të të takimit.

 Në minutën e 14-të të ndeshjes, Ryan Fraser ka depërtuar në zonë dhe ka shënuar golin e parë në këtë përballje.

Në minutën e 45-të me penallti, Steven Fletcher ka shënuar golin e dytë.Me nisjen e pjesës së dytë skocezët kanë trefishuar rezultatin në minutën e 55-të James Forrest dhe po në të 68-ën Forrest shënon edhe të katërtin.

Me këtë humbje turpëruese, kombëtarja shqiptare i jep fund rrugëtimit të saj për në Ligën e Kombeve. Shqipëria pas tre ndeshjeve, renditet në vendin e fundit me 3 pikë.

Ndërkohë që mbetet për tu parë e ardhmja e trajnerit italian, Christian Panucci në krye të pankinës së kuqezinjve, që sot ka shënuar humbjen më të thellë në shtëpi përgjatë viteve të fundit.

Formacioni zyrtar i kombëtares shqiptare kundër Skocisë:

Në portë, Etrit Berisha 
Në mbrojtje Veseli, Gjimshiti, Mavraj dhe Binaku 
Në mesfushë Xhaka, Kaçe dhe Memushaj 
Në sulm Grezda, Uzuni dhe Manaj

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 23:00
Kapitullimi i kombëtares, flet Panucci: Përgjegjësia është e gjitha imja, lojtarët nuk më tradhtuan, bënë gjithçka

Pak minuta pas përfundimit të ndeshjes Shqipëri-Skoci, ka folur edhe trajneri i kombëtares shqiptare Christian Panucci. Në një prononcim për RTSH, Panucci ka thënë se kjo ishte një ndeshje që s’duhej humbur. Italiani ka marrë të gjitha përgjegjësitë e humbjes mbi veten e tij.

Ishte një ndeshje që s’duhej humbur. Doja të qëndronim mirë. Gjuajtja e parë ishte gol. Humbëm një lojëtar, penalltia dhe me 10 ishte shumë e vështirë për t’a përballuar. Duhet të shohim përpara. Jam përgjegjës për këtë dhe duhet të reflektojmë.  E gjithë përgjegjësia është e imja. S’ndihem i tradhtuar. Lojtarët bënë gjithçka, megjithëse me 10 lojëtarë.  Çdo gjë sot ishte faji im. I marr të gjithë vetë përsipër. Zgjedhjet e mia ishin të gabuara. Faji im komplet, djemtë nuk kanë faj.

Christian Panucci, trajner i kombëtares

 

Ora 22:54
'Panucci ik’, tifozët kuqezi thirrje në Loro Boriçi, kërkojnë largimin e trajnerit italian nga pankina

Pas një sërë rezultatesh negative, kombëtarja shqiptare e ka mbyllur me turp rrugëtimin e saj në Ligën e Kombeve.

Kuqezinjtë e drejtuar nga Christian Panucci humbën 0-4 përballë Skocisë në Shkodër, në një ndeshje e cila kishte vite që nuk shihej nga kuqezinjtë.

Por kjo humbje nuk mbyll vetëm rrugëtimin e Shqipërisë, por vë në dyshim edhe të ardhmen e italianit Panucci.

Tifozët kuqezinj kanë lëshuar një sërë thirrjesh për largimin e Panuccit. Koret 'Panucci ik’ janë dëgjuar në stadiumin e Shkodrës.

/b.ha./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • ribery: 18/11/2018 14:56

    Si me panucin edhe pa ky eshte brumi yne , hiqni dore nga kosovaret , ktheni koken ke talentet shqiptare

    Përgjigju
  • gloria: 18/11/2018 10:14

    Sa te jete ne krye te futbollit mafjozi DUKA qe ka mare peng federaten e cila duhet hequr e gjitha ne vendin tone nuk do kete futboll.

    Përgjigju
  • redi: 18/11/2018 07:29

    Panuci e mbaroj misionin e tij bashke me katastrifen e Shkodres . Largimi i Panucit duhet te shoqerihet me doreheqen e Dukes si pergjegjes i kruzes ne futbollin shqiptar . Ka ardhur koha per nje trainer shqiptar qe duhet ne radhe te oare te bej seleksionim te rrepte te lojtareve dhe pastaj menaxhim me te mire te skyadres , se kushtet nuk mungojne

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Si do jenë ndryshimet në Kodin Zgjedhor që do bëjnë PS-Rithemelimi?



×

Lajmi i fundit

'Tempulli' deri tani u sekuestruan mbi 1600 kg drogë, Balla: Do vijojmë

'Tempulli' deri tani u sekuestruan mbi 1600 kg drogë, Balla: Do vijojmë