Shqiptarët dhe turqit më të vetmuarit e Europës

Shqiptarët dhe turqit më të vetmuarit e Europës

Foto ilustruese

Shenjat e vetmisë shfaqen fizikisht dhe mendërisht, rënie të energjisë, ulje të produktivitetit në punë, izolim nga shoqëria dhe kufizimi të jetës sociale. Vetmia duket se prek më së shumti gratë, më të moshuarit dhe ata që kanë më pak të ardhura.

Sipas sondazhit të Cilësisë së Jetës të kryer nga Komisioni Europian për vendet e Bashkimit Europian dhe të shteteve kandidate, rreth 12% e shqiptarëve dhe 16% e turqve kanë pohuar se ndihen të vetmuar, më të lartat në Europë.

Në të gjithë BE-në, ky tregues është 6%. Për çdo europian që ndihet vetëm, ka dy shqiptarë që kanë pohuar që ndihen vetëm gjatë gjithë kohës, ose pjesën më të madhe të kohës.

Për sa i përket ndarjes gjinore, në Shqipëri gratë janë shprehur se ndihen të vetmuara në përqindje më shumë se sa burrat. Përqindja e grave ishte 12%, përkundrejt të burrave 11%.

Të vetmuar, të moshuarit

Vetmia është më e theksuar tek individët në moshë dhe kjo është e kuptueshme, duke qenë se shkëputen nga marrëdhëniet e punës, fëmijët janë të angazhuar dhe jeta e përditshme ka një ritëm tjetër. Rreth 14% e të pyeturve shqiptarë mbi moshën 65 vjeç janë shprehur se ndihen të vetmuar. Krahasuar me Bashkimin Europian, të moshuarit e Rumanisë janë më të vetmuarit, me rreth 18% të të pyeturve të asaj moshe. Vendet e prekura nga emigracioni reflektojnë një përqindje më të lartë të personave të moshës mbi 65 që janë shprehur se ndihen vetëm. Këtu përfshihet Ballkani Perëndimor, Rumania dhe Bullgaria.

Të dytët më të vetmuar renditen grupmoshat 50-64 vjeç, ku rreth 13% e tyre pohuan se janë të vetmuar, mbi mesataren totale të të anketuarve.  Përqindja më e lartë e të vetmuarve të kësaj grupmoshe është në Greqi me 14%, e ndjekur nga Shqipëria dhe Maqedonia me përkatësisht 13%.

Për grupmoshën 35-49, rekordin për sa i përket ndjesisë të të qenët vetëm e mban Turqia me 20%, e ndjekur nga Shqipëria me 12%.

Por, vetmia ka prekur edhe moshat më të reja, të cilët kanë edhe një jetë më të angazhuar. Për grupmoshën 25-34 vjeç, përqindja e të pyeturve që kanë thënë se ndihen vetëm në Shqipëri është 13%, duke u renditur sërish të dytët pas Turqisë me 21%.

Grupmosha 18-24 ka përqindjen më të ulët. Vetëm 6% e të pyeturve në vend të kësaj moshe thanë se ndihen vetëm. Rekord për sa i përket kësaj moshe e mban Belgjika, ku 13% e të rinjve thanë se ndihen vetëm.

A e blen paraja lumturinë?! Më pak para, më shumë vetmi

Bazuar mbi të ardhurat, individët me më pak të ardhura ndihen më shumë vetëm.

Në sondazhin e zhvilluar nga Bashkimi Europian për Cilësinë e Jetës, përpos gjinisë dhe moshën, përgjigjet janë kategorizuar edhe sipas të ardhurave.

Sipas grupit të të ardhurave ato janë ndarë nga 1 në 4 (nga të ardhurat më të ulëta tek më të larta). Individët që i përkasin grupit 1 dhe 2 të të ardhurave  janë shprehur në % më të lartë se ndihen të vetmuar, përkatësisht me 13 dhe 16%, ndërkohë që mesatarja e BE-së është 11 dhe 8%.

Individët që i përkasin nivelit të katërt të të ardhurave (që kanë më shumë) ndihen më pak të vetmuar. Rreth 6% të të pyeturve të kësaj kategorie u përgjigjën se ndihen të vetmuar. Greqia mban rekordin në Europë për përqindjen e të pasurve që ndihen të vetmuar, me 14%. Mesatarja europiane është 5%. Monitor


Sondazhi 

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Rithemelimi propozon rikthimin e koalicioneve të vjetra, a jeni dakord?



×

Lajmi i fundit

I dehur në timon, arrestohet efektivi i policisë në Rrogozhinë

I dehur në timon, arrestohet efektivi i policisë në Rrogozhinë