Shqiptari braktis Anglinë për të hapur baxho në Këlcyrë, historia e të riut që po ringjall traditën në zhdukje

Kur të gjithë të rinjtë synojnë të largohen nga vendi, Shkëlqim Muhaj braktis Mbretërinë e Bashkuar dhe rikthehet në vendlindjen e tij, Këlcyrën, për të hapur një biznes prodhues. Një trashëgimi e lënë nga të parët, i riu ka ringjallur traditën familjare të prodhimit të djathit dhe nënprodukteve të tjera të qumështit.

Duhesh kthyer dhe duhesh punuar në vendin tënd për të garantuar dhe për të dalë në një produkt cilësor të djathërave, duke parë dhe djathërat që nuk kanë qenë bio. Jemi munduar të punojmë, siç e ka zakon edhe tradita e Këlcyrës. Jemi përpjekur të punojmë familjarisht.

Shqiptari Shkëlzim Muhaj

Biznesi i të riut është familjar, pasi në të janë të punësuar njerëzit e tij më të afërt. Sipas tij, ky është edhe çelësi i suksesit, pasi puna bëhet me merak dhe vë theksin se konkurrenca është e madhe sidomos në jug, por kushtet në të cilat përpunohet qumështi janë të pa përshtashme, duke bërë thirrje që autoritetet shtetërore të ndërhyjnë për të ndalur këto raste, pasi mund të sjellin pasoja të rënda te konsumatorët.

Shteti akoma nuk po kontrollon cilësinë e ilaçeve, të cilët blegtoria i merr gjatë vaksinimit. Shteti duhet të kërkojë një cilësi, ku vaksinat të bëhen në kohën e duhur jo gjatë shitjes së qumështit, sepse ka efektet anësore edhe djathi.

Shqiptari Shkëlqim Muhaj

Ky është një prej rasteve që ndodh rrallë, kur një i pasionuar pas këtij zanati pothuajse në zhdukje, largohet nga perëndimi për në Shqipëri, ndërkohë që u bën thirrje të gjithë të rinjve shqiptarë që të ndjekin shembullin e tij.

//Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Kolegu: 22/02/2021 18:54

    Bravo suksese ne biznes sa me lart ,doja te pyesja per te hapur nje baxho te thjesht ne shq sa mund te shkoj?

    Përgjigju
  • Yllson Hymeti: 11/07/2018 00:18

    Te uroj suksese Z.Shkelqim Lapanjoset e kafeneve le te shruajne mbrapshe. Kush ja di numrin e celularit Z.Shkelqim Muhaj - baxho Kelcyre ju lutem ma dergoni per ta uruar ate vete. Email im eshte: [email protected]

    Përgjigju
  • Festim Hyka: 01/07/2018 17:41

    Po aman more djema po pse nuk nxirrni nje fjale te embel nga goja po ishalla ja ben zoti mbare e mire....

    Përgjigju
  • Delja: 01/07/2018 10:08

    I beri lekt me qumesh plur ne Angli erdhi per ti ber lek djathi ne Kelcyr, pirth, pirth thoj ketit se na i mbushi mendjen

    Përgjigju
    • Shpellar vicidoli: 01/07/2018 20:07

      Po mor dele po, barku nuk ushqehet me komente qe leshon neper forumet e interenetit. Ule koken dhe puno, dhe mos ja qaj hallin botit ti, se ky i ka hipur kalit o hajvan. Zoti te paska denuar rende, fukarallek+baudalla=debil

  • Ujku: 01/07/2018 09:30

    Kishte braktisur Kelcyren per te qene ne Angli

    Përgjigju
  • Kafsha: 30/06/2018 23:11

    Bravo!

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Rithemelimi propozon rikthimin e koalicioneve të vjetra, a jeni dakord?



×

Lajmi i fundit

O’Brien nesër në Beograd për takime me krerët e Serbisë

O’Brien nesër në Beograd për takime me krerët e Serbisë