Shqiptarja shet fëmijën për 70 mijë euro në Itali, zbulohet nga policia

Shqiptarja shet fëmijën për 70 mijë euro në Itali, zbulohet nga policia

Foto ilustruese

Një nënë shqiptare 31 vjeçe, akuzohet se ka shitur fëmijën e saj, për 70 mijë euro. Ngjarja ka ndodhur në qytetin Pavia të Italisë.

Sipas portalit Ilgiorno, shqiptarja kishte tentuar të manipulojë, duke inskenuar faktin që avokati italian, është babi i fëmijës së saj, në mënyrë që t’ia shiste atij pa pasur probleme me shtetin.

Por, gjithçka u zbulua, pasi avokati italian ishte me prirje homoseksuale, dhe në qytetin Pavias, ku ai jetonte, njerëzit e njihnin si person dyshues. Edhe pse ajo u martua me të, kjo gjë nuk i bindi autoritetet italiane.

Ata, kishin vendosur që të bëhet një test i ADN-së, në mënyrë që të zbardhet e vërteta lidhur me fëmijën. Pasi rezultateve të ADN-së, ishte zbuluar se fëmija ishte i të dashurit të saj shqiptar.

Policia italiane, gjithashtu pas kontrollimit të llogarisë bankare të shqiptares, dyshuan për prejardhjen e 70 mijë eurove, duke kuptuar kështu që ishte avokati homoseksual ai që ia kishte transferuar nga llogaria e tij.

Pas këtyre provave dhe pranimit të krimit, shqiptarja është dënuar me 1 vit e 4 muaj burg, shkruan media italiane.

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • ROMA: 18/06/2018 14:46

    Kam nje qene dhe se jap dote me asnje lloi cemimi.Ivece ti jep femijen me lek qysh te ze gjumi .te paskane bere nder te kan denuar pak .Duhet te flaknin celsat se nuk duhet te jetoje me.zoti eshte i madh do mendoje dh per ty.

    Përgjigju
  • Redi: 17/06/2018 22:25

    Mase vdes ishalla

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Rithemelimi propozon rikthimin e koalicioneve të vjetra, a jeni dakord?



×

Lajmi i fundit

Gjermani/ U legalizua në fillim të Prillit, gjoba të larta për përdorimin e kanabisit në timon

Gjermani/ U legalizua në fillim të Prillit, gjoba të larta për përdorimin e kanabisit në timon