Shtatorët (dhe tetorët) e vetmuar të PD

Shtatorët (dhe tetorët) e vetmuar të PD

Kryetari i PD-së, Lulzim Basha dhe deputetja Albana Vokshi

“Sa të vijë shtatori do të nisin protestat, sa të vijë shtatori do të kemi bllokimin e Parlamentit, sa të vijë shtatori do të rrëzojmë qeverinë, sa të vijë shtatori do të mbushim sheshet dhe rrugët me protestues, sa të vijë shtatori Rama ikën nga pushteti”. Këto dhe dhjetra paralajmërime të tjera me karakter aspak politik, kanë vite që dalin nga goja e deputetëve dhe funksionarëve më të lartë të partisë së vetme opozitariste, e cila po i ngop me barcaleta edhe ata militantë që i kanë mbetur ende besnikë. Kanë ikur shumë shtatorë e tetorë, kanë ardhur dhe shumë nëntorë e dhjetorë, dhe partia e vetme opozitariste sërish nuk ka hequr dorë nga kërcënimet, paralajmërimet, ultimatumet, duke menduar se “po mbush me shpresë të madhe militantët e saj që presin që ajo të vijë në pushtet”.

Duke futur në “axhendën opozitariste” edhe muajt e vitit, duket se partia e vetme opozitariste mbetet kampione e padiskutueshme e dështimit dhe shterpësisë në politikën shqiptare. Madje nuk mund të krahasohet edhe me partinë e Dash Shehut, pavarsisht se ervinët e Lulzimit e quajnë atë “parti periferie”. Duke kujtuar dhe duke mos harruar vitet e shkuara, mjafton të përmendim se edhe vitin e kaluar, partia e vetme opozitariste, qysh në ditët e para të gushtit paralajmëronte se “në shtator bllokojmë hyrjen e Parlamentit, përzëmë Ramën dhe ministrat, përmbysim qeverinë, marrim pushtetin sepse votat u vodhën”.

Me premtime dhe broçkulla të tilla bajate, ligjvënësit e Lulzim Bashës dhe “ekspertët” e fushatave dështake elektorale, mbushën faqe gazetash dhe kronikat e lajmeve në televizione, duke u kujtuar shqiptarëve se “kjo qeveri i ka ditët e numuruara nga kjo opozitë e bashkuar”.

Shtatori erdhi dhe shqiptarët prisinin që partia e Lulzim Bashës të përmbyste qeverinë, të përzinte Ramën dhe ministrat, të merrte pushtetin me “dhunë paqësore” opozitariste, duke mbledhur vetëm disa dhjetra vetë. Por asgjë nuk ndodhi, nuk u mbushën as sheshet, nuk u përzunë as qeveria dhe nuk u mor as pushteti, pasi gjithçka rezultoi “alarm fals”. Alarme të tilla falce me shtatorë dhe tetorë, kanë nja 6 vjet që ndodhin tek partia e vetme opozitariste, them e vetme sepse prej saj janë larguar jo vetëm LSI e Monikës tashmë, por edhe LZHK e Dashit.

E mbetur në pikën e hallit, një parti pa program, pa statut, pa simbolikën e saj, pa struktura, pa militantë dhe pa ekip mbështetës në aksionet e saj sporadike opozitariste, i ka ndalur akrepat e saj tek muajt e vitit. Shpresa e partisë së vetme opozitariste sot mbeten muajt dhe ditët përkujtimore të vitit, tek të cilat ajo mban shpresën se “një ditë populli do të zgjohet, se një ditë populli do të na besojë, dhe do të na japë pushtetin”. Por pushteti në demokraci merret me votën e lirë dhe jo me “ishalla”, në demokraci pushteti merret me punë, përpjekje dhe rezultate konkrete dhe jo me “unë jam më i ndershmi se jam demokrat, ai është socialkomunist”.

Mendësi dhe logjikë të tillë sot kanë vetëm ata që partinë e kanë zhytur në kujtimet e së shkuarës, vetëm ata që partinë e shohin si bunkerin mbrojtës dhe si pronën e përjetshme. Në politikë kush nuk jep duhet të ikë, kush nuk e bën dot, duhet të (vetë) largohet, pasi kjo është eksperienca e vyer që kanë sot partitë e vërteta demokratike në Europë. 

Në Shqipëri fatkeqësisht kjo nuk ndodh, kjo nuk ka ndodhur edhe kur një lider partie e ka humbur dhe vazhdon ta humbasë pushtetin edhe brënda partisë tij, apo edhe kur ka humbur dhe vazhdon të mundet thellë me votën e lire të shumicës së popullit. Në politikën tranzitore shqiptare, akoma vazhdon të ecet me mendimin se “kryetari është i përjetshëm edhe kur gabon, edhe kur nuk di, edhe kur shkel statutin, edhe kur firmos dhe vulon marrëveshjen me kokën e tij, apo edhe kur largon mijëra militantë dhe intelektualë nga partia”. Mendësi më leniniste, nuk do të kishte patur as PKBRSS, por do ta kishte bërë me kohë ndryshimin. 

Ajo ç’ka i ka mbetur të vetmes parti opozitariste sot, duke i reklamuar si “programi i të ardhmes së shqiptarëve”, janë muajt e vitit, shtatorët, tetorët, dhjetorët…. deri në afrimin e majit, ku sërish shpresohet të gjendet një zgjidhje pastaj zgjedhje.

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Meta: 12/08/2018 15:07

    KU sheh keta "atdhetare patriote atdhedashes",si nenbishti i Salihut,Edi Paloka pa ADN dhe identitet politik e kombetare,Ai ky Shehi qe,paka nder mend te merr qeverisjen e kryeqytetit,Nuk e ditka "plakush banal",se nuk vlen as sa nje gogel te Veliajt. Apo ky Mediu "argati i lloqit" me "buke te vete", apo Zonja banale Vokshi, ofenduese e cdo vlere shpirterore e materiale kombetare.Keta ne shtator e teteor, do ta marr in qeverisjen e ketij populli e ketij shteti, nese Arbitri fle! Sovrani bije ne agoni-vota e popullit perseri vidhet si dikur, kur keta "thesare te popullit", erdhen ne pushtet.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Mendoni se komisionet hetimore për Shëndetësinë e TIMS do kenë rezultat?



×

Lajmi i fundit

‘1 milion euro për dashni’, komedi tek ‘Eksperimentali’! ‘Marie Kraja’, 2 net spektakli në Opera! Nga Roland Tasho tek Stefano Romano, Tirana me ekspozita!

‘1 milion euro për dashni’, komedi tek ‘Eksperimentali’! ‘Marie Kraja’, 2 net spektakli në Opera! Nga Roland Tasho tek Stefano Romano, Tirana me ekspozita!