Shtëpia-anije/ Inxhinierët sjellin zërin më të ri të luksit

Shtëpia-anije/ Inxhinierët sjellin zërin më të ri të luksit

Jahti koncept i projektuar nga arkitekti rus Max Zhivov

Të jetosh në ujë mund të bëhet një realitet nëse ky koncept i jahteve niset ndonjëherë. Planet për një “shtëpi” mahnitëse prej 15 metrash që përfshin një vend parkimi ujor për aeroplanët janë krijuar nga inxhinierët.
E quajtur HydroHouse  e cila kushton 210,000 $, mund të shërbejë si një skelë për anije dhe jahte, ka dy motorë elektrikë të mundësuar nga një bankë e madhe e paneleve diellore në çatinë e saj. Projektuar nga arkitekti rus ruse Maxim Zhivov, klientët mund ta përdorin si një vendbanim të përhershëm ose një shtëpi pushimi.


(Jahti koncept i projektuar nga arkitekti rus Max Zhivov)
Zhivov, i cili ka punuar me ekspertë në grupin rus të Baikal Yacht për projektin, i tha MailOnline se ekipi i tij është aktualisht në kërkim të një investitori për ta bërë projektin një realitet. HydroHouse ka një kuzhinë, dhomë ndenje, dhomë gjumi, dy dhoma gjumi për mysafirë, banjo dhe garazh e tij ujor që mund të përshtatet për anije të vogla ose një hidroplan. Kati i tij i dytë përmban hapësirën e magazinimit për pajisjet, si dhe hapësirën për të marrë rreze dielli në kuvertën e sipërme. Jahti gjithashtu ka një mbulesë të zgjatur për të siguruar hije ose për tu mbrojtur nga shiu. Me 700 metra katror të paneleve diellore të bashkangjitura në kuvertën e sipërme të tij, automjeti është pjesë e vizionit të Zhivov.
I gjithë automjeti është i transportueshëm me kamion, që do të thotë se ajo ofron një mënyrë jetese të ndryshueshme për pilotët dhe adhuruesit e ujit.

Ideja e këtij projekti u shfaq pas leximit të disa forumeve të pilotëve të hidroplaneve. Kam kuptuar se ka mungesë të llojit të tillë, të parkimit ne ujë për aeroplanët. Kështu që unë kam një ide për të kombinuar një shtëpi anijeje, një skelë për anije, një garazh dhe parkim në ujë për një hidroplan.

Arkitekti rus, Maxim Zhivov

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Rithemelimi propozon rikthimin e koalicioneve të vjetra, a jeni dakord?



×

Lajmi i fundit

Durrës, ia rrëmbyen gjyshërit, mamaja merr 3 vjeçarin, falenderon policinë

Durrës, ia rrëmbyen gjyshërit, mamaja merr 3 vjeçarin, falenderon policinë