Shtesat/ Tre mënyrat si përfitohet pension më i lartë

Shtesat/ Tre mënyrat si përfitohet pension më i lartë

Foto ilustruese

Kur mbushni moshën për pension dhe vijoni të paguani kontributet, atëherë merrni shtesë 6% në pension. Edhe nëse sot jeni pensionistët dhe filloni punë duke paguar kontribute, atëherë përsëri mund të përfitoni shtesë prej 6%. Këto janë dy nga favorizimet e skemës së pensioneve e cila parashikon rritje të të ardhurave nëse paguani kontribute. Për çdo muaj që shtyni daljen në pension, apo për çdo muaj që ndërprisni pensionin dhe ripaguani kontribute merrni 0.5% shtesë në pension.

“I siguruari, i cili ka plotësuar kushtet për pension pleqërie, merr shtesë në masën 0,5 për qind të pensionit për çdo muaj që shtyn datën e daljes në pension dhe vazhdon të paguajë kontribute”, - thuhet në ligjin për sigurimet shoqërore. “Përfituesi i pensionit të pleqërisë, që ndërpret pensionin, vazhdon të punojë dhe paguan kontribute, merr shtesë mbi pension në masën 0,5 për qind për çdo muaj ndërprerjeje. Kjo shtesë llogaritet mbi atë masë pensioni që rezulton pas rritjeve dhe indeksimit që ka pësuar pensioni gjatë kohës së ndërprerjes”, - theksohet më tej në ligjin për sigurimet shoqërore.

Sigurim për më shumë të ardhura
Përveç shtyrjes së moshës së pensionit apo vijimit të punës, çdo person mund të paguajë sigurim vullnetar për periudhat e kaluara për më shumë të ardhura. Kush mund të paguajë sigurim vullnetar për më shumë të ardhura? 1. Të gjithë personat ekonomikisht aktivë të vetëpunësuar, të punësuar dhe punëdhënësit, të cilët duhet të jenë të siguruar si të tillë në skemën e detyrueshme të sigurimeve shoqërore dhe shëndetësore. 2. Ky sigurim bëhet vetëm për vitin korent.

Sa duhet të paguhet për sigurim vullnetar për më shumë të ardhura: Personat e vetëpunësuar - sigurohen me pagë minimale mujore 24 000 lekë ose shumëfishi i asaj mbi të cilin do të paguajnë kontributet dhe kjo pagë shumëzohet me 21.6%, pra është sigurim me kuotë fikse 5 184 lekë ose shumëfishi i kësaj kuote; b) Të punësuarit - sigurohen me pagë minimale mujore 24 000 lekë ose shumëfishi i asaj mbi të cilin do të paguajnë kontributet dhe kjo pagë shumëzohet me 21.6%, pra sigurim me kuotë fikse 5 184 lekë ose shumëfishi i kësaj kuote; c) Punëdhënësit - sigurohen me pagë minimale mujore 24 000 lekë ose shumëfishi i asaj mbi të cilin do të paguajnë kontributet dhe kjo pagë shumëzohet me 21.6%, domethënë sigurim me kuotë fikse 5 184 lekë ose shumëfishi i kësaj kuote.

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Rithemelimi propozon rikthimin e koalicioneve të vjetra, a jeni dakord?



×

Lajmi i fundit

Kush është gruaja e fshehur në Vjenë, që di gjithçka për aferat e Metës: I duhej një dëshmi force për t’u mbyllur gojën dëshmitarëve

Kush është gruaja e fshehur në Vjenë, që di gjithçka për aferat e Metës: I duhej një dëshmi force për t’u mbyllur gojën dëshmitarëve