Shtetet e Bashkuara po krijojnë koalicion tregtar kundër Kinës

Shtetet e Bashkuara po krijojnë koalicion tregtar kundër Kinës

Foto ilustruese

SHBA-ja po formon koalicion me ekonomitë e tjera të mëdha për të trajtuar praktikat tregtare të gjykuara të padrejta të Kinës, ka deklaruar ditën e djeshme një këshilltar ekonomik i Shtëpisë së Bardhë.

Gjithashtu bëhet e ditur se Presidenti amerikan Donald Trump mund të takohet me Presidentin kinez Xi Jinping në mbledhjen e ardhshme të G20-s në Argjentinë në fund të nëntorit, ka njoftuar Larry Kudlow përpara Klubit Ekonomik të Uashingtonit.

Ne po ecim drejt asaj që unë do ta karakterizoja si një koalicion vullnetesh të përbashkëta për t’iu kundërvënë Kinës në fushën tregtare.

Do të bisedojmë përsëri me Bashkimin Evropian dhe me Japoninë. 

                       Larry Kudlow

Mirëpo në kuadrin e Asamblesë së Kombeve të Bashkuara, Shtetet e Bashkuara, Japonia dhe Bashkimi Evropian (BE) kanë njoftuar se më 25 shtator kishin ndërmend të përballeshin së bashku me praktikat tregtare “të padrejta” kudo në botës, duke synuar hapur Kinën, por pa e përmendur atë.

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Ilir Meta sulmon kreun e SPAK, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Conference League/ Dramë në 120 minuta dhe penallti, Fiorentina dhe Aston Villa kalojnë në gjysmëfinale

Conference League/ Dramë në 120 minuta dhe penallti, Fiorentina dhe Aston Villa kalojnë në gjysmëfinale