Shteti heton Rezart Taçin
kallëzim penal familjes së tij

Shteti heton Rezart Taçin<br />kallëzim penal familjes së tij
TIRANE- Një dosje tepër e “pakrastitur”, ku 6 veçohen 6 akuza të rënda, është përgatitur kësaj radhe për biznesmenin e njohur Rezar Taçi, ku dyshohet për abuzime me 25 milionë euro. Por dhjetra proceset e mëparshme gjyqësore të tij janë pak, krahasuar me këto formulime akuzash të formuluara paraprakisht nga Tatim-Taksat dhe Antikrimi Ekonomik në Policinë e Shtetit, të cilat kanë kallëzuar penalisht në Njësinë Task-Forcë të Prokurorisë së Tiranës edhe nënën, babain, gruan, motrën dhe nipin e Rezar Taçit. Përveç 42-vjeçarit Rezar Taçi, të kallëzuar penalisht janë edhe Anika Taçi, 38 vjeçe, Mustafa Taçi, 80 vjeç, Drita Aliçka, 70 vjeçe, Irgen Selfo, 27 vjeç dhe shtetasi Arjanit Kolgega, 38 vjeç.

Kallëzimi penal
Në kallëzimin e djeshëm penal thuhej se “Nga verifikimet e Doganave e të Tatimeve, ka rezultuar se: Shoqëria “TAÇI OIL International Trading&Supply”, me administrator shtetasin Rezart Taçi, ka kryer 19 eksporte për vitet 2012 e 2013 me vendnisje Porto Romano Durrës e destinacion shoqërinë malazeze “IK REAL D.O.O Podgorica”, me një sasi totale gazoili 565.820 litra dhe vlerë prej 485.633 USD, por nuk ka bërë pranë organeve tatimore deklarimin e këtyre shitjeve, duke fshehur të ardhurat. “A.R.M.O.” me Nipt J 82916498 D, në total duhet të paguajë detyrime tatimore, interesat dhe gjobat për shumën 1.494.692.782 lekë.

Nga të cilat për periudhën 2009-2011 për tatim fitimin, për periudhën Prill 2009-Tetor 2011 për TVSH-në dhe deri në Mars 2013 për sigurimet shoqërore detyrime të papaguara dhe gjoba për shumën 996.745.000 lekë, si dhe detyrime gjithsej për ulje humbje për shumën 497.947.000 lekë. Shoqëria A.R.M.O. sh.a. u krijuar në 1999, me kapital fillestar 5.126.461.000 lekë. Nga 27 .11.2008 administrator i kësaj shoqërie është bërë shtetasi Rezart Taçi dhe në këshillin mbikëqyrës janë shtuar anëtarët Mustafa Taçi, Anika Taçi etj. Ky ndryshim ka ndodhur pasi “ANICA MERCURIA REFINERY ASSECITD OIL”, e krijuar në 2008-ën, ka blerë 80 për qind të aksioneve të shoqërisë “A.R.M.O.” Pak më vonë u shtua si anëtar Gramos Taçi e Vasil Dede. Më 15 nëntor 2010 është shtuar si anëtar Anika Taçi (motra e Rezart Taçit), ndërsa me datë 01.7.2013 janë riemëruar si anëtar të këshillit mbikqyrës Mustafa Taçi (babai i Rezart Taçi-t), Drita Aliçka (nëna e Razart Taçi-t) dhe Joseph Melton Desormeaux.

“Taçi Oil” duhet të paguajë 1.375.824 lekë, me arsyetimin për moslëshim fatura dhe gjoba. Ndërsa janë zbuluar shkelje në agregatin sigurime shoqërore për periudhën Nëntor 2009-Janar 2012 për shumën 1.815.000 lekë. Ndërsa për periudhën Shkurt 2012-Prill 2013 për agregatin TVSH dhe sigurime shoqërore dhe për periudhën 2010-2012 për agregatin tatim fitimi kontrolli tatimor është në proces. Pika e karburantit “Taçi Oil International & Suplly Compan, për periudhën 2010-2011 duhet të paguajë menjëherë shumën 42.216.783 lekë si dhe detyrime të papagauara dhe gjoba për TVSH dhe Tatim Fitimi.

Shoqëria “Kuid” shpk me administrator Rezart Taçi, ka detyrime për agregatin Tatim Fitimi për periudhën 2009-2011, për agregatin TVSH për periudhën Maj 2010-Nëntor 2012 dhe agregatin Sigurime Shoqërore Maj 2010 – Nëntor 2012 me zbulim gjithsej 30.660.000 lekë dhe ulje humbje 107.883.000 lekë ose në total detyrimet tatimore të kësaj shoqërie janë 138.543.000 lekë. Taçi i ka shitur shtetasit Fuad Haxhiymeri, 4.46 për qind të aksioneve të zotëruara prej tij në një bankë, kundrejt vlerës 4.655.000 euro. Shuma prej 155.000 euro është likujduar nga pala blerëse me datë 8.7.2013 nëpërmjet transfertës bankare pranë bankës, ndërsa shumën prej 4.5 milion euro shtetasi Fuat Haxhiymeri e ka transferuar në favor të shtetasit Rezart Taçi me datë 24.09.2012.

Me datë 24.9.2013 shtetasi Arjanit Kolgega, administrator dhe ortak i vetëm i shoqërisë “Niti Petroleum Company”sha, ka transferuar për llogari të shoqërisë Societe Generale de Surveillace” shumën 1 milion USD në bazë të marrëveshjes së bashkëpunimi (CMA 2387/12 AB-Trafigura). (Trafigura..) është pronari i produktit naftë e rafinuar për sasinë 19 milion tonë me vlerë 30 milion USD e cila është parashikuar të depozitohet në depozitat që ndodhen në terminalin “Taçi Oil”, në Porto Romano”. Në zbatim të kësaj marrëveshje është lëshuar faturë në favor të “Niti Petroleum Company” sha, ku në pjesën përshkruesë të mallit është shënuar “Deklaratë për humbjen e produktit të CMA për sasinë 27311.514 MT dhe vlerë totale 28 403 974.56 USD.

Shoqëria “Niti Petroleum Company”sha, ndërronte adresat nga Laçi në Tiranë e në llogari të saj janë xhiruar shumat 40.987 000 lekë, 9.231.221 lekë dhe 12.976.95 lekë nga shoqëria “A.R.M.O.” sha për likujdim faturash shuma të cilat janë tërhequr brenda të njëjtës ditë nga Arjanit Kolgega. Aksioner i vetëm i “Niti Petrolium”, nga krijimi, është shtetasi Irgen Selfo, që ka lidhur kontrata me një bankë, 4.5 milion USD. Me 28.7.2011 ka transferuar në favor të shoqërisë “A.R.M.O.” sh.a. vlerën 4.5 milion USD me përshkrim “kalim fondi”. Me datë 12.7.2011 ka lidhur me bankën  kontratë overdraft-i në vlerën 400.000.000 lekë. Në 2011 ka trasferuar në favor të “A.R.M.O.” shumën 2.183.900 USD. Është trasferuar nga shoqëria “Fokus Group” 1.633.410 euro më përshkrim “shlyerje detyrimi sipas kontratës”.

Kjo shoqëri kishte ortak Bashkim Hysenbellin dhe Asllan Grezdën, ku “A.R.M.O.” trasferoi 13.425.000 lekë me përshkrim “për kthim detyrimi”. U transferuan 1.960.549.549 lekë. Përveç transaksioneve me shoqërinë “A.R.M.O.” shtetasi Arjanit Kolgega ka bërë edhe disa depozitime në kesh në llogari të subjektit të tij. Po ashtu gjatë viteve 2012-2013 shtetasi Arjan Kolgega nga llogaria e shoqërisë së tij ka kryer disa trasferta bankare, depozitime dhe tërheqje me çek nga dhe për në llogari të subjekteve: “Kuid”, “Taçi Oil International Trading& Supply Company”, “Kuarta” sha, ku ortak ishte Rezart Taçi dhe më 17.7.203 ortak i vetëm u bë Irgen Selfo.

Shoqëria “Heaney Asset Corporation” e përfaqësuar nga shtetasi Abe Halati, lindur në Iran dhe banues në Azerbaxhan, ka blerë nga shtetasi Rezart Taçi kundrejt shumës 50 milion euro shoqëritë “Anika Enterprisses” SA me adresë ne Gjeneve në shumën 35.000.000 euro, “Taçi Oil” për shumën 500 000 euro, “Europetrol” për shumën 14.000.000 euro, “Kuid” shpk për shumën 500.000 euro. Shoqëria “Heaney Asset Corporation është krijuar sipas legjislacionit të Ishujve të Virgjër Britanik(British Vigin Islands. Aksioner i vetëm në këtë kompani është Jean-Claude Dauvergne”.
 
Milionat
Në kallëzim thuhet se “Me datë 6.8.2013 është kryer trasferta e parë prej 35 milion euro në favor të Rezart Taçi në llogarinë e tij personale në bankën Credins. Në datat 6 dhe 7.8.2013 shtetasi Rezart Taçi ka trasferuar në emër të afërmëve të tij shtetasve Anika Taçi, Drita Aliçka dhe Mustafa Taçi, në total shumën 12 milion euro”. Nga një bankë, Anika Taçi tërhoqi 1.850.000 euro, Drita Aliçka ka tërhequr shumën 2.054.000 euro dhe Mustafa Taçi ka tërhequr shumën prej 1 850 000 euro.

Në llogari të shtetasit Mustafa Taçi, ka mbërritur shuma 925.000 euro dhe nga llogaria e tij personale u trasferuan 2.925.000 euro, nga këto fonde janë tërhequr nga ai 3 milion euro. Në llogari të Drita Aliçkës është transferuar shuma 2.549.290 euro, nga e cila është tërhequr shuma 2.400.000 euro. Në llogari të shtetases Anika Taçi është transferuar shuma 2.924.290 euro, nga të cila është tërhequr vlera 1 milion euro. Familjarët e Taçit përfituan për 2 ditë 12 milionë euro. Anika Taçi firmosi për 20 milion euro. Totali i detyrimeve është 10.359.000 lekë e 80 milion euro”.
 
 Shkrimi u publikua sot (22.12.2013) në gazetën Shqiptarja.com (print)

Redaksia Online
(d.d/shqiptarja.com
)

  • Sondazhi i ditës:

    Rithemelimi propozon rikthimin e koalicioneve të vjetra, a jeni dakord?



×

Lajmi i fundit

I dehur në timon, arrestohet efektivi i policisë në Rrogozhinë

I dehur në timon, arrestohet efektivi i policisë në Rrogozhinë