Shteti sërish me detyrime të
pashlyera, arrijnë në 43.4 mln €

Shteti sërish me detyrime të<br />pashlyera, arrijnë në 43.4 mln €<br>
Pavarësisht se shifra 600 milionë dollarë borxhe të prapambetura të shtetit ndaj subjekteve private dhe qytetarëve individë, krijuar gjatë qeverisë Berisha, tashmë konsiderohet e kapërcyer, edhe qeveria Rama vijon të krijojë detyrime të reja, që u shtohentë tjerave, që trashëgohen vit pas viti.

Fjala është për fatura punimesh të papaguara për firmat e ndërtimit apo mirëmbajtjes së rrugëve, mospagim të TVSH-së në formë rimbursimi, po edhe një sasi e madhe vendimesh gjyqësore me detyrim financiar, por që nuk paguhen.

Sipas statistikave zyrtare të ministrisë së Financave dhe Ekonomisë, stoku i detyrimeve të shtetit në fund të vitit 2017 arriti në 5.7 miliardë lekë të reja, ose 43.4 milionë euro. Këtu përfshihen detyrime të trashëguara, por gjysma e kësaj shifre është krijuar vetëm në tre muajt e fundit të vitit të kaluar.

Sipas statistikave, listën e dikastereve e kryeson Ministria e Infrastrukturës dhe Energjisë me 3.3 miliardë lekë detyrine, ku gati 1.2 miliardë lekë janë vetëm fatura të papaguara për mirëmbajtjen e rrugëve; pasuar nga ministria e Brendshme me 924 milionë lekë, Bujqësia me 420 milionë, Drejtësia me 280 milionë, etj.

Dikasteret
Ministria e Infrastrukturës dhe Energjisë raporton që detyrimet për periudhën nga 1 janari 2016 deri më 31 dhjetor 2017 janë në vlerën 3.25 miliardë lekë, ku pjesën më të madhe e mban Autoriteti Rrugor Shqiptar. Nga buxheti i miratuar për vitin 2018 janë planifikuar të paguhen 2.7 miliardë lekë, nga të cilat 901 milione lekë në zërin “Mirëmbajtje e rrugëve”. Detyrimet e mbetura pa shlyer llogariten në vlerën 608 milionë lekë për MIE, kryesisht për vendime gjyqësore dhe mirëmbajtje rrugësh.

Ministria e Mbrojtjes raporton 9.4 milionë lekë detyrime të reja për periudhën 1 tetor 2017–31 dhjetor 2017. Ndërkohë që stoku i detyrimeve rezulton në masën 20.5 milionë lekë. Si rrjedhojë e ristrukturimit të qeverisë, programet “Emergjencat Civile” dhe “Rezervat e Shtetit” kaluan si fushë përgjegjësie e MM, duke mbartur edhe detyrimet e akumuluara. Ky detyrim llogaritet në 64 milionë lekë dhe mbetet për t’u paguar me buxhetin 2019.

Ministria e Arsimit, Sportit dhe Rinisë raporton se detyrimet për periudhën janar 2016-dhjetor 2017 janë në vlerën 77.7 milionë lekë. Kjo shumë është e planifikuar të paguhet e gjitha brenda buxhetit të miratuar të saj për vitin 2018.

Ministria e Drejtësisë: Totali i detyrimeve të prapambetura për periudhën janar 2016–dhjetor 2017 raportohet në vlerën 280.6 milionë lekë. Nëpërmjet buxhetit të saj të miratuar për vitin 2018 kjo ministri ka planifikuar pagesën e 32.6 milionë lekëve, ndërsa pjesa e mbetur prej 248 milionë lekësh, e cila u përket kryesisht vendimeve gjyqësore, pas sqarimit të problematikave të këtyre të fundit, do të trajtohet në kuadër të buxhetit 2019.

Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale për periudhën janar 2016–dhjetor 2017 raporton se detyrimet për vendime gjyqësore për punonjës të larguar nga puna janë në vlerën 138.7 milionë lekë. Ndërkohë, shuma prej 29.2 milionë lekësh është planifikuar të shlyhet përmes buxhetit të saj të miratuar për vitin 2018.

Ministria e Brendshme: Stoku i detyrimeve për periudhën janar 2016–dhjetor 2017 është në vlerën 924.2 milionë lekë. Në buxhetin e saj miratuar për vitin 2018, kjo ministri ka planifikuar shlyerjen e 425.3 milionë lekëve. Pjesa e detyrimeve të pashlyera që mbeten për t’u paguar në vitin 2019 është në vlerën 434.9 milione lekë. Kjo vlerë u përket detyrimeve për vendime gjyqësore dhe programit “Gjendja Civile”, ndërsa pjesa tjetër e detyrimeve të MB si rrjedhojë e ristrukturimit të qeverisë i kalon Ministrisë së Mbrojtjes, konkretisht detyrimet në programin “Emergjencat Civile”.

Ministria e Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural raporton se totali i detyrimeve për periudhën janar 2016–dhjetor 2017 kap vlerën 420.7 milionë lekë. Përmes buxhetit të saj të miratuar për vitin 2018 është planifikuar shlyerja e 90.7 milionë lekëve detyrime të akumuluara. Detyrimi i mbetur prej 330 milionë lekësh, i cili u referohet vendimeve gjyqëore, do të trajtohet eventualisht me fondet buxhetore 2018-2019.

Ministria e Financave për periudhën 1 tetor 2017–31 dhjetor 2017 nuk ka detyrime të prapambetura të krijuara rishtazi, por në total stoku i detyrimeve të akumuluara për periudhën janar 2016–dhjetor 2017 është 111.7 milionë lekë për vendime gjyqësore. Në buxhetin e saj të miratuar për vitin 2018 është planifikuar shlyerja e 102 milionë lekëve.

Ministria e Kulturës raporton që detyrimet për periudhën 1 dhjetor 2017–31 dhjetor 2017 janë në vlerën 1.4 milionë lekë, kryesisht vendime gjyqësore të formës së prerë. Kjo shumë përbën edhe totalin e stokut nga janari 2016 deri në dhjetor 2017. Ky detyrim është planifikuar për t’u paguar nëpërmjet buxhetit të miratuar të kësaj ministrie për vitin 2018.

Ministria e Turizmit dhe Mjedisit: Stoku i detyrimeve për periudhën janar 2016–dhjetor 2017 raportohet në vlerën 255.3 milionë lekë. Shuma e këtyre detyrimeve, e cila rrjedh tërësisht nga vendime gjyqësore, do të bëhet objekt i shlyerjes përmes buxhetit të kësaj ministrie gjatë viteve 2018-2019.

Drejtoria e Përgjithshme të Tatimeve: Në total për periudhën janar 2016–dhjetor 2017 DPT ka akumuluar 237.4 milionë lekë detyrime të prapambetura. Ndërkohë që, përmes buxhetit të saj të miratuar për vitin 2018, ka planifikuar shlyerjen e 97 milionë lekëve.

detyrimet

d.c./shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    A ka politika frikë nga SPAK-u?



×

Lajmi i fundit

Edmond Spahon e ‘lëshojnë nervat’ në komision, i kthehet Bilalit: Të kesh turp! I ndërsehet edhe Vokshi: Më jep fjalën...

Edmond Spahon e ‘lëshojnë nervat’ në komision, i kthehet Bilalit: Të kesh turp! I ndërsehet edhe Vokshi: Më jep fjalën...