Shtetrrethim në ish-Bllok, Bollino: Akt arrogance, dikush po e vret si 30 vite më parë (FOTO)

Shtetrrethim në ish-Bllok, Bollino: Akt arrogance, dikush po e vret si 30 vite më parë (FOTO)

Rruga e bllokuar nga polcia në ish-Bllok

‘Dikush po e vret Bllokun e Tiranës, duke e transformuar në fundjavë sërish në një zonë të mbyllur dhe të trishtuar, pikërisht ashtu siç ishte 30 vjet më pare”. Denocimin e bëri sot gazetari Carlo Bollino. Përmes një postimi në profilin e tij në ‘Facebook’, ilustruar me fotot e rrugëve të boshatisura në zonën e ish-Bllokut, Bollino, që është edhe rezident në këtë zonë, denoncon veprimin e policisë si të pamenduar dhe akt arrogance dhe autoritarizmi.

Zona e ish-Bllokut, është epiqendra e jetës së natës, veçanërisht në fundjavë, por edhe vend ku kanë ndodhur ngjarje të rënda kriminale, siç ishte vrasja ish-bankierit Artan Santo paraditen e 26 qershorit 2014, apo më e fundit, mbrëmjen e 4 tetorit 2018, në lokalin “Monopol”. Në presionin e opinionit publik, ndoshta policia ka gjetur si rrugë më të shkurtër që të bllokojë rrugën për qarkullimin e makinave, duke privuar edhe banorët që kanë banesat aty. Shumë vite më parë, edhe pse vendosi bllokuesit pneumatikë në një segment të rrugës ‘Ismail Qemali’, Policia Bashkiake e Tiranë, kur kryetar ishte Edi Rama, nuk aplikoi bllokuesit e rrugës.

‘Që prej gati një muaji Blloku i Tiranës, i cili përmendet në të gjitha guidat turistike, lokale dhe ndërkombëtare, si zemra e jetës së gjallë rinore shqiptare, është kthyer në një zonë shtetrrethimi. Me një vendim të papritur dhe të paparalajmëruar asnjëherë, Policia, në fakt, ka urdhëruar që në fundjavë, duke nisur nga ora 19.00, ndalohet hyrja në Bllok për të gjitha makinat, duke iu ndaluar madje edhe rezidentëve të kthehen në shtëpi.

Rezultati janë këto pamje që shihni: kaos dhe bllokime rruge përgjatë bulevardit dhe shkretëtirë në Bllok. Dikush na ka shpjeguar se vendimi është marrë pas vrasjes së ndodhur në lokalin “Monopol”, i cili ndodhet pikërisht në Bllok. Pra, duhet të jetë fjala për një masë sigurie, por që në realitet duket, sa qesharake, aq edhe pa vlerë. Kjo është si të dojë të ndalojë aksidentet rrugore me ndalimin e qarkullimit nëpër të gjitha rrugët. Vrasjet shmangen me parandalim, me hetime dhe me praninë e Policisë, jo me shtetrrethim.

Të ndalosh trafikun në një lagje të tërë në qendër të kryeqytetit për shkaqe që lidhen me rendin publik është një masë emergjence ekstreme, që, para së gjithash, duhet të njoftohet dhe t’i shpjegohet publikut dhe më pas të vendoset bashkë me autoritetet bashkiake për të riorganizuar qarkullimin e, mbi të gjitha, për t’u lejuar rezidentëve të mund të kthehen nëpër shtëpitë e tyre dhe lokaleve të mos falimentojnë.

Problemi është që në shumicën e rasteve të devijimit të trafikut në Tiranë, nuk ka koordinim mes policisë bashkiake dhe asaj rrugore. Kështu që, seicila bllokon rrugë të ndryshme, sipas planeve të veta.

Ideja se një polic, papritur, mund të mbyllë qarkullimin në një rrugë, pa respektin më minimal për shoferët dhe qytetarët taksapagues, është një akt arrogance dhe autoritarizmi që nuk është i denjë për një vend të qytetëruar.

Dikush po e vret Bllokun e Tiranës, duke e transformuar në fundjavë sërish në një zonë të mbyllur dhe të trishtuar, pikërisht ashtu siç ishte 30 vjet më parë”-shkruan gazetari Carlo Bollino.

 

/b.ha./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • miri: 20/11/2018 14:13

    Po ato qe kane banesen dhe parkingun aty si te kalojne? apo me katapulte. Nuk eshte zgjidhje

    Përgjigju
  • Veshgjati Viçidolit: 19/11/2018 19:27

    Rrnofte Berisha qe e bani qytet Tiranen se ishte zhul.

    Përgjigju
  • Taqi: 19/11/2018 17:50

    Blloku si pedonale, dhe rruga Muslim Shyri si Pedonale, është vlerë e shtuar për të gjithë. Lidhur me makinat e rezidentëve le t'i parkojmë ato jashtë Bllokut, bëjnë dhe një copë rrugë më këmbë, se mirë ju bën. Do shikojmë pjeshka tashmë në rrugë, jo nëpër makina, e ku ka më mirë.

    Përgjigju
  • Klajd: 19/11/2018 16:38

    Pervec faktit qe duhet te shmanget bllokimi i banoreve te cilet suhet te gezojne te drejten te qarkullojne lirshem, eshte nje mase e duhur sepse ne fundjave aty behet nami

    Përgjigju
  • Klajd: 19/11/2018 16:38

    Pervec faktit qe duhet te shmanget bllokimi i banoreve te cilet suhet te gezojne te drejten te qarkullojne lirshem, eshte nje mase e duhur sepse ne fundjave aty behet nami

    Përgjigju
  • Skender: 19/11/2018 16:32

    Kur do te vije ajo dite e shumepritur qe blloku t`ukthehet qytetareve si nje peadonale e vertete,pa automjete aq shume ndotes, pa ndotjen e tmerrshme akustike dhe pa shume te keqija te tjera qe po na e merzisin jeten si qytetare te tij. Me keqardhje verej se interesat e bizneseve dhe perkatesisht te juajat nuk perkojne me ato te shumices se banoreve te Bllokut.Sa me shume biçikleta dhe me shume kembesore, me mire do te jete per jeten ne Bllok.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Si do jenë ndryshimet në Kodin Zgjedhor që do bëjnë PS-Rithemelimi?



×

Lajmi i fundit

Mbështetësi i Belerit e pështyu, reagon Vangjel Tavo: Interesat e vogla kanë marrë peng komunutetin himariot

Mbështetësi i Belerit e pështyu, reagon Vangjel Tavo: Interesat e vogla kanë marrë peng komunutetin himariot