Shtohen fluturimet low cost nga Rinasi, por sërish çmimet janë 3-fish më të larta se rajoni

Shtohen fluturimet low cost nga Rinasi, por sërish çmimet janë 3-fish më të larta se rajoni

Foto ilustruese

Ndonëse numri i kompanive ajrore që kanë linja direkte me Shqipërinë po shtohet, përfshirë dhe ato me kosto të ulët (low cost), çmimet e biletave për të fluturuar nga Tirana drejt vendeve të ndryshme të Europës vijojnë të mbeten më të shtrenjtat në rajon, në disa raste edhe dyfish apo trefish më shumë.

“Monitor” ka krahasuar çmimet e biletave për udhëtim vajtje -ardhje rreth datave 21 dhe 27 maj për të njëjtat destinacione për nisje nga Tirana, Shkupi, Prishtina me linja të njëjta ose të ndryshme. Në përgjithësi Shqipëria ka biletat më të shtrenjta për të gjitha destinacionet, me shumë pak përjashtime. Më i liri është Shkupi, për shkak të fluturimeve të shumta direkte nga kompania loë cost hungareze, e cila subvencionohet nga shteti maqedonas.

Gjermania, më e shtrenjta
Destinacioni më i shtrenjtë nga Rinasi është Gjermania, dyfish apo tre. Për në Berlin, çmimet variojnë nga 200-250 euro, me Lufthansa, Adria, Alitalia, ose Austrian (tranzit)  ndërsa nga Shkupi (ëizz Air) dhe Prishtina (Euroëings) biletat janë rreth 75 euro me linja direkte, rreth një e treta sa shpenzon nëse udhëton nga Shqipëria.

Frankfurti është më i lirë nga Shkupi, me 70 euro, ndërsa është më i shtrenjtë nga Shqipëria, me gati 300 euro dhe rreth 200 euro nga Prishtina (të dyja me Adrian). Për në  Munih, nga Podgorica, me ëizz Air, një biletë vajtje ardhje për javën e fundit të majit e gjen me 100 euro, ndërsa nga Rinasi me 180-230 euro.

Budapesti më i liri
Me hyrjen e ëizz Air në rajon, Budapesti është bërë destinacioni më i lirë i arritshëm përmes avionit. Nga Kosova, rreth datave 21-26 maj, mund të gjesh një biletë vajtje ardhje me vetëm 25 euro, nga Shqipëria me 65 euro dhe nga Maqedonia me 50 euro. Nga Pordgorica është më i shtrenjtë, me gati 105 euro.

Italia, me më shumë alternative të lira
Rritja e konkurrencës ka sjellë një ulje të fluturimeve nga Shqipëria drejt Italisë. Për destinacionet drejt Italisë, më i liri është Milano me 110 euro (Fly Ernest). Për në Romë, bileta kushton 147 euro me AlItalia dhe Blue Panorama me 130 euro. Megjithatë, nga Shkupi, Roma psh është e arritshme me 86 euro.

Oslo, tre herë më e shtrenjtë se Shkupi
Pas interesit të turistëve norvegjezë për Shqipërinë, për herë të parë nga muaji qershor, do të nisin fluturimet direkte nga Tirana në Oslo me Norëegian Airlines. Biletat variojnë nga 300 euro në qershor, në 350 euro e më shumë në fund të korrikut dhe në gusht. Ndërsa nga Shkupi me ëizz Air, në maj, Oslo është e arritshme me 100 euro dhe në gusht me 240 euro.

Londra, Vjena, Parisi
Në Londër, ndonëse nga Tirana operojnë dy linja direkte (British dhe wizz Air), bileta më e lirë është 200 euro me ëizz Air, në krahasim me 120 euro nga Maqedonia (po me ëizz Air) dhe 135 euro nga Prishtina. Vjena, me Austrian, mbetet sërish më e shtrenjta nga Tirana, me 250 euro, nga 160 euro nga Shkupi dhe 200 euro nga Prishtina. 

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Citizens UK: 09/04/2018 11:54

    E keni bere vend te pajetushem o plera qeveritar u befshin ilace ato pare.erdha para nje jave nga Brindsi ne Vlore me nusen dhe cupen bileta ne stratosfere trageti plere per Linjen Ruanda Zaire nuk e lene te punoje.Mallkuar ai vend nga maskarenjt politikane

    Përgjigju
    • Lavdosh: 10/04/2018 00:51

      e ke marre me shume force bre djali. Si shume inat paske. Ule koken, behu me i arsyeshem. Trageti eshte italian dhe nqs nuk te pelqen mos e perdor me. Eshte treg dhe zgjedhja qe ben ndikon mbi cilesine e sherbimit qe merr. Cfare pret qe qeveria te veje polic dhe te kontrolloje cdo moment tragetin?

  • Sondazhi i ditës:

    Sa i përhapur është korrupsioni në Shqipëri?



×

Lajmi i fundit

Aksident në By-passin e Lushnjes, përplasen dy mjete, dy të lënduar përfundojnë në spital

Aksident në By-passin e Lushnjes, përplasen dy mjete, dy të lënduar përfundojnë në spital