Shtohet kureshtja/ 4 kinema “high tech”, verandë me bare e restorante, ja çfarë pritet tjetër në QTU

Shtohet kureshtja/ 4 kinema “high tech”, verandë me bare e restorante, ja çfarë pritet tjetër në QTU

Qendra Tregtare Univers

Tiranë- Vijojnë të dalin detaje të reja nga QTU, qendra e parë tregtare në vend, e cila po restaurohet, për të ardhur më e madhe dhe më e larmishme së më parë. Struktura, do të vijë e shtuar me katin e dytë, që do t’i dedikohet kryesisht argëtimit dhe gastronomisë.

Kati i dytë do të ketë kinemanë më moderne të vendit, duke qene se Cineplexx do të sjellë aty zërin më të fundit të teknologjisë, si dhe do të ketë një zonë të posaçme restorantesh me tarracë të jashtme dhe disa zgjedhje me tipologji të ndryshme restorantesh. Nuk do të mungojë edhe këndi më unik i lojërave për fëmijë.

Sipërfaqja e qendrës do të shtohet me 14,000m2, duke arritur një total prej 41,000 metrash katrorë.

Teknologji e lartë në sistemin e survejimit dhe të ajrimit

Sistemi i survejimit dhe i sigurisë do të jenë të fjalës së fundit të teknologjisë, dhe sipas standardeve të Bashkimit Evropian. QTU do të jetë ndër qendrat e para tregtare që do të përdorë risitë teknologjike të Building Management System, i cili bën të mundur krijimin e kushteve ideale për klientët në qendër. Bëhet fjalë për një sistem që mundëson pastrimin e ajrit, krijon temperaturën ideale duke kursyer energjinë dhe duke përdorur edhe mjaft resurse natyrore. QTU do të ruajë sistemin që ka si një qendër lehtësisht e përshkueshme, lehtësisht e orientueshme dhe me një sinjalistikë mjaft orientuese.

Cilat do të jenë markat e reja?

Dyqanet kryesore do të vijnë në format më të madh dhe do të jenë të gjitha të rinovuara.

Variteti i dyqaneve do të jetë shumë më i gjerë, dhe gjithmonë i përballueshëm në aspektin e çmimeve. “Për herë të parë në Shqipëri, nëpermjet QTU do të ketë marka si Newyorker, Mango Men, LC Waikiki Home, Alccot, TAFF dhe të tjera, që do i shtohen markave të tjera të njohura ndërkombëtare si Koton, Bershka, Stradivarius, Tezenis, Calzedonia, etj. Ndërkohë që dyqanet si Jumbo, Neptun, SPAR, Okaidi etj do të vijnë me formate të rinovuara sipas koncepteve më bashkëkohore të këtyre firmave” - thotë Mariola Radovani, Drejtore Ekzekutive e ACREM, kompanisë që merret me manxhimin e qendrave tregtare TEG dhe QTU. Sipas Radovanit “e gjithë kjo do të bëjë të mundur një ofertë shumë të kompletuar për atë që ka qenë dhe mbetet ndalesa e të gjithë shqiptarëve që nga vitit 2005, kur u krijua qendra”.

Surprizat në gastronomi/ Që nga fast-food-et deri te restoranti italian në verandë

Një pikë e fortë e QTU-së së rinovuar do të jetë padyshim gastronomia. Me ambiente të jashtme por edhe të brendshme, restorantet me kuzhinë tradicionale, moderne apo edhe fast-foode-t, do ta bëjnë më të lehtë për të gjithë që të përzgjedhin gatimet e preferuara.

Përveç fast-food-eve të stilit amerikan, do të jenë edhe këto risi për dashamirësit e specialiteteve në kuzhinë:

* Një subjekt me vetë-shërbim, me menu tradicionale shqiptare.

* Një pastiçeri, ku do të shërbehen ëmbëlsira të ndryshme të cilësisë së lartë.

* Si dhe një verandë me një restorant klasi me kuzhinë italiane, ku vizitorët do mund të shijojnë delikatesën e picave, pastave, rizotove dhe embëlsirave “Made in Italy”.

Këndi i fëmijëve me produkte të BE-së, për siguri më të lartë shëndetësore

QTU do të ketë këndin e fëmijëve më të madh në vend. Lodrat do të jenë të gjitha me standard prodhimi të Bashkimit Evropian, që do të thotë më tepër siguri dhe cilësi për higjenën dhe shëndetin e fëmijëve, me materiale miqësore me natyrën dhe jo toksike të certifikuara “CE production”. Nuk bëhet fjalë thjesht për një kënd ku do të luhet, sepse në të do të organizohen edhe festa, seminare dhe është i vetmi kënd lodrash që ka dy hapësira, atë të brendshme, gjithashtu edhe atë të jashtme.

Kinematë Cineplexx sjellin teknologjinë e fundit

Gjithashtu në QTU pritet që të ketë për herë të parë edhe 4 salla të kinemasë Cineplex, të një cilësie edhe më të lartë dhe më moderne. Bëhet fjalë për teknologjinë më të fundit që rrjeti i kinemave Cineplexx ka prezantuar në Evropë. Salla do të jetë e kompletuar me poltrona mjaft komode dhe më e rëndësishmja, nuk do të ketë radhë për të prerë biletat, pasi ato do të mund të merren shumë lehtësisht përmes disa makinetave të posaçme.

A e dini se?

* QTU është qendra e parë tregtarë në Shqipëri.

* Ajo vizitohet nga rreth 7.1 milionë njerëz në vit.

* Hapësira e saj e re do të shtrihet në një sipërfaqe prej 41000m2.

* Kinemaja e re do të ketë 4 salla Cineplexx.

* Gastronomia do të ketë një koncepte të ri, me restorante në ambiente të jashtme por edhe të brendshme.

* Edhe këndi i lojërave për fëmijë, do të jetë më i madhi në vend dhe me ambiente të jashtme dhe të brendshme.

QTU është pjesë e Grupit Balfin, është grupi më i madh dhe inovator i investimeve në Shqipëri dhe një ndër më të mëdhenjtë në rajon, i njohur edhe për investimet në qendrat tregtare TEG dhe SEG, në zhvillimet e zonave rezidenciale dhe tregtare, në turizëm me projekte si Green Coast. Resort dhe Vala Mar Residences, në industrinë e modës dhe atë minerare, si dhe në aktivitetet e shitjeve me pakicë me rrjetet e dyqaneve Neptun, Jumbo, SPAR, etj.

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Mendoni se komisionet hetimore për Shëndetësinë e TIMS do kenë rezultat?



×

Lajmi i fundit

Një shesh në Tiranë do të mbajë emrin e Dr. Florit, ja ku ndodhet

Një shesh në Tiranë do të mbajë emrin e Dr. Florit, ja ku ndodhet