Shtrëngimi i darës së drejtësisë/Ish-ministri i LSI thirrje të rinjve: Bojkotoni ambasadën amerikane

Shtrëngimi i darës së drejtësisë/Ish-ministri i LSI thirrje të rinjve: Bojkotoni ambasadën amerikane

Ylli Manjani (majtas), Donald Lu (djathtas)

Në momentin kur dara në sistemin e drejtësisë sa vjen e shtrëngohet dhe kur nesër pritet që KPK-ja të shpallë vendimin e parë për një gjyqtar të Gjykatës Kushtetuese dhe kur një ish-drejtor i Përgjithshëm i LSI-së në sektorin e infrastrukturës ndodhet në burg dhe po hetohet për shpërdorim detyre, ish-ministri i Drejtësisë nga radhët e LSI Ylli Manjani ka reaguar ashpër ndaj ambasadës amerikane në Tiranë, përkrahëses dhe kontribueses kryesore të reformës në drejtësi në vendin tonë.

Politikani i ka bërë thirrje të rinjve që të bojkotojnë aktivitetet e ambasadorit Donald Lu dhe stafit të tij në Tiranë, pasi sipas Manjanit ata u mësojnë të rinjve “pisllëqe”.

Sipas ish-ministrit që i është rikthyer detyrës së avokatit, të rinjtë bëjnë më mirë të qëndrojnë në kafe se sa të dëgjojnë t’u flitet për çështje si martesat gay.

Ja çfarë shkruan Manjani në Facebook:

Martesat Gay; Eutanasia; legalizimi i drogave e pisllëqe të tjera si këto, po ju mësohen të rinjve!!!

Ambasada Amerikane dhe Fondacioni Soros janë organizatorët e këtyre debateve tek të rinjtë.

Ky lajm u pëçua dje.

Megjithë respektin që kam për organizatorët, nuk më duket aspak edukuese kjo gjë!

Të rinjtë kanë nevojë të edukohen duke vajtë në shkollë për të mësuar normalen, ose atë që është e rregullta dhe e ligjshmja!

Pra kanë më shumë nevojë të mbushin mendjen me dije e jo b.....!

Po të më dëgjonin mua, ata të rinj që ftohen të marrin pjesë në mesimin e pisllëqeve, duhet të refuzojnë pjesmarrjen!

Ta refuzojnë, duke i falenderuar organizatorët për këtë “kontribut” të pa kërkuar!

Më mirë të rrinë në kafene!

Statusi i Ylli Manjanit në Facebook

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Aiqejuqigratjubythira: 25/03/2018 21:09

    O ylli ke shum te drejte po je shum vone, shqiptare jan kthyer ne b***q . Mos u lodh kot

    Përgjigju
  • Intelektuali: 22/03/2018 20:43

    Turp per nje ish minister karierist qe gjate punes se tij si minister nuk beri as gje .Nje llafollog dhe i paafte mendje madh .dhe sot ka veshur rason e zeze te avukatit se gjykates nuk e ben dot se ke .... mbrapavija ne karakter o Manjan .Tip mafiozi dhe hipokrit I Lesh e lise dhe dhe ti .A e di se cfare profesioni ke osekser qe vjedh me ligj.Dhe keshtu nuk ke piken e karakterit

    Përgjigju
  • Blenard: 22/03/2018 18:53

    Po ku qenka nje mafjoz i vertet keta si parti qenkan te temerrshem kushedi sa kan vjedhur qe bejn kshu

    Përgjigju
  • salah: 22/03/2018 13:11

    Bravo, Ylli Manjani

    Përgjigju
  • blenard: 22/03/2018 12:50

    hahahhahahahah shiko kur te shpallet bnon grat edhe ky kremineli

    Përgjigju
  • One: 22/03/2018 12:32

    Ky koment eshte lajthitje totale. Secili e vendos vet se cfare eshte normale per te. Ky do percaktoj cfare eshte normalja per te gjithe te tjeret. Po keshtu i duan shqipetaret keta, mendjembyllur dhe me opinion dhe sjellje te diktuara.

    Përgjigju
  • Fredi: 22/03/2018 12:24

    Ka te drejte Ylli! Te bojtokojme SHBA-ne dhe te bashkohemi tek Monika dhe Ylli nga dibra. Na duhen dibranet, si Ylli, Monika, Sadri Abazi, Remja e Ymer Lales. Keta perfaqesojne Dibren

    Përgjigju
  • Aqif kopertoni: 22/03/2018 10:23

    Po flet shoku i Eskobarit te ballkanit e po na tregon ca esh e drejt e ca jo.O Ylli shif se mos te cojne ne shkoder se ka ber super investim shteti atje.

    Përgjigju
    • Toni: 22/03/2018 12:32

      Shume ekstrem komenti i zoterise. E ka kapur argumentin per b...e. Aktivitetet synojne te rrisin tolerancen dhe mirwkuptimin per keto tema, jo qe te shtyjne te rinjte te behen gay apo ku di une.

  • Sondazhi i ditës:

    Rithemelimi propozon rikthimin e koalicioneve të vjetra, a jeni dakord?



×

Lajmi i fundit

O’Brien nesër në Beograd për takime me krerët e Serbisë

O’Brien nesër në Beograd për takime me krerët e Serbisë