Shtyrja e marrëveshjes Shqipëri-Greqi/ Panariti në “45 minuta”: Ishte vendim i duhur, ç’më tha Avramopoulos ‘off record’

Ish-ministri i Jashtëm i qeverisë Berisha, Edmond Panariti, i ftuar në emisionin”45 minuta” me gazetarin Denis Minga, ka komentuar lajmin e shtyrjes së marrëveshjes Shqipëri-Greqi. Panariti ka thënë se është në mbështetje të qeverisë shqiptare në këtë hap. Ish-ministri thotë se Bushati, si ministër i Jashtëm, por edhe i zgjedhur i popullit, duhet të dalë para komisioneve dhe të raportojë për këtë çështje.

Humbet serioziteti i problemit. Qeveria e mori me shpejtësi të madhe. U ndikua nga vendimmarrja për hapjen e negociatave. Çështje të tilla janë kombëtare. Frazat e ministrit janë xhenerike. Duhet të dimë një gjë, pala greke ka qenë shumë e hapur. Kotzias se ka patur problem të dalë e të thotë do marrim më shumë. Ndërkohë që në Shqipëri jo. Prisja që ministri ynë të dilte para publikut, ose para Komisionit për politikën e Jashtme. Të gjitha këto detaje duhet të na informonte.

Ka patur presing nga pala greke për ta shtyrë palën shqiptare për të mbyllur marrëveshjen. Këtu duhet të merret më tepër kohë, kohë e domosdoshme. Përtej matjeve etj, ka edhe elementë shumë të forta, ku duhet të bëhet kujdes. Ka një element të munguar, ministri duhet të vijë të raportojë në komisionin e Jashtëm. Populli ka të zgjedhurit e tij, janë të ndarë në parlament dhe komisione. Duhet bërë raportim. Shpresoj që meqë po fitohet më tepër kohë, të dëgjohet mendimi i opozitës, të arrihet në një marrëveshje, ka interes Shqipëria siç ka edhe Greqia. Duhet të dimë deri ku shkon sovraniteti ynë.

Edmond Panariti, ish-ministër i Jashtëm, deputet i LSI-së

Më tej, Panariti ka thënë se negociatat me Greqinë po ecnin me shpejtësi përtej afateve normale. I pyetur për reagimin e Berishës, Panariti tha se është dakord me shqetësimin e ish-kryeministri.

Jam dakord me ministrin Bushati. E kemi thënë që në fillim këtë gjë. Grupet e punës i futën marshin, po përshpejtohej tej normave, por kërkon kohë, dialog, etj. Të gjitha këto kërkojnë kohë, ne s’kemi burime njerëzore. Në çështjen e të drejtës detare, Greqia ka eksperiencë, është ku e ku me ne.

Ky ishte shqetësim, pati heshtje edhe nga ekspertët e  fushës. A janë të informuar ata për marrëveshjen. Berisha, i shqetësuar. Të punojmë për një marrëveshje të qëndrueshme.

Nuk e di nëse jemi vetëofruar por vërtetë Shqipëria është vetëofruar. Çfarë marrim mbrapsht? Priten masat e financimeve, për të fuqizuar vendin, për të rritur ekonominë, por këtu s’ka fare transparencë. Këto janë samite shumë të rëndësishme, duhet të jemi shumë të kujdesshëm për përgjegjësitë tona.

Edmond Panariti, ish-ministër i Jashtëm, deputet i LSI-së

Gjatë bisedës në studio, Panariti ka treguar një episod me ish-ministrin grek Dhimitris Avramopulos, ku ai megjithëse Gjykata Kushtetuese kishte vendosur pezullimin e marrëveshjes, grekët kërkonin ndryshime dhe hapësira të mundshme për të depërtuar.

Ju tregoj një episod off record me ministrin Avramopulos. Jemi takuar në Neë York në kuadër një takimi. Në takimin kokë më kokë folëm për vizitën time. Ai bëri një tentativë kur tha: Zoti Panariti, unë di që ka një vendim të gjykatës Kushtetuese, por a s’mund të ndryshojmë diçka?

Përgjigja ime ishte e prerë. Ajo marrëveshja s’mund të ripunohet. Vendimi I Gjykatës Kushtetuese është vendim Kushtetues. E marrim të vjetrën, krasisim diçka… Jo, çdo gjë do bëhet nga e para. Ai ra dakord se unë i bëra të qartë diçka. S’ka fuqi ekzistuese për atë gjë.

Edmond Panariti, ish-ministër i Jashtëm, deputet i LSI-së

Panariti ka komentuar qëndrimin që duhet të mbajë shteti shqiptar në raport me çështjen çame. Ish-ministri i LSI-së, ka thënë që Bushati dhe qeveria shqiptare s’duhet të heqin dorë nga çështja çame.

Problem çam është problem shqiptar. Ata janë komunitet shqiptar. Ka një histori që duhet lexuar në mënyrë objective. Duhen dëgjuar historianët, s’duhet të konsiderohen si tradhtarë. Po trupat e Venezeusit çfarë do t’i quajmë. Pres që Akademia e Shkencave të japë kontributin e saj. Fillon si çështje historike, por kalon si çështje pronësie. Ata kanë pronat e tyre aty. Kanë pretendime për pronat e tyre. Duhet të diskutojë në mënyrë destruktive. Ne duam raporte të mira me grekët. Gjenden kanalet, pavarësisht shpërthimeve nacionaliste. Këshilla ime është të jemi koherent. Duhet të kemi konsistencë. Qeveria dhe Bushati duhet të kenë konsistencë në këto çështje. Bushati të rikërkojë hapjen e çështjes çame në negociata. S’presim që grekët t’a pranojnë, por ne të bëjmë reagimin tonë.

Edmond Panariti, ish-ministër i Jashtëm, deputet i LSI-së

 

/b.ha./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Partia e Mitsotakis kandidon Fredi Belerin për eurodeputet, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Basha poston foto me Kurtin pas votimit për Kosovën në KiE: Duke ndarë gezimin e kësaj arritje të madhe

Basha poston foto me Kurtin pas votimit për Kosovën në KiE: Duke ndarë gezimin e kësaj arritje të madhe