Shuhet gjiganti i fundit i këngës franceze Charles Aznavour

“Bëj që jeta jote të jetë një aventurë, surprizoi burrat dhe gratë rreth teje, me fisnikëri, finesë, thjeshtësi”, ishte motoja që ndoshta e përfaqësonte më mirë. Me një zë unik, një artist bujar, njeri i jashtëzakonshëm, kantautor, aktor dhe diplomat.

Charles Aznavour është ndarë nga jeta në moshën 94-vjeçare, ishte i fundit nga gjigantët e këngës franceze. Është shuar në Alpilles, në Jug të Francës. Këngëtari me origjinë armene sapo ishte kthyer nga një tour në Japoni pasi kishte qenë i detyruar të anulojë koncertet e tij të kësaj vere për shkak të frakturës që kishte pësuar në një krah pas rënies.

Në moshën 94-vjeçare Aznavour nuk kishte reshtur asnjëherë të mahnitë. Me zërin e tij të pangatërrueshëm, aq sa të meritonte titullin “Aznavoice, ka mahnitur miliona spektatorë në 94 vende, duke sjellë në skenë një repertor mahnitës prej 1200 këngësh dhe 294 albumesh. Numrat e tij vendosin rekorde dhe pavarësisht se Aznavour preferon në vend të epitetit “ykk” atë të “artizan”, rezultatet janë të jashtëzakonshme: 300 milionë disqe të shitur në botë dhe 80 filma aktiv. 70 vjet karrierë që deri në muajt e fundit të jetës së tij e bënë të mbajë koncerte në të gjithë botën, nga Amsterdami, Dubai, Praga, Tokjo, Monako, Roma.

Charles Aznavour 

I lindur në Paris nga dy prindër emigrantë me origjinë armene, Shahnour Vaghinagh Aznavourian, në art Aznavour, debutoi në teatër si aktor proze. Pas luftës, falë Edith Piafche shkoi në turne në Francë dhe në SHBA, ku doli në dritë si kantautor. Mirëpo mirënjohja globale arriti në 1956 në Olimpia të Parisit me këngën “Sur ma vie”: një sukses i jashtëzakonshëm që i lejoi të hyjë në histo ‘chansonnier’ francez.

Fakti se ai këndonte në shtatë gjuhë i ka lejuar të performojë në të gjithë botën, duke u bërë kudo shumë i famshëm. Ka interpretuar në teatrot më të mëdha në botë, duke detyruar me yje ndërkombëtarë, si Nana Mouskouri, Liza Minnelli, Sumiva Moreno, Compay Segundo, Céline Dion etj. Jashtë vendit këngët e tij janë riinterpretuar nga artistë me famë, si Elton John, Bob Dylan, Sting, Placido Domingo, Céline Dion, Julio Iglesias etj. Impenjimi i si kantautor nuk e ka frenuar të luftojë për çështjen e Armenisë, me një aktivitet intensiv diplomatik që e bëri të nominohej si ambasador i Armenisë në Zvicër.

/b.ha./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Sa i përhapur është korrupsioni në Shqipëri?



×

Lajmi i fundit

Bonusi i bebes, nga viti 2019 përfituan mbi 210 mijë fëmijë

Bonusi i bebes, nga viti 2019 përfituan mbi 210 mijë fëmijë