Shuhet Kofi Annan, ish-kreu i OKB-së ndërron jetë në moshën 80-vjeçare

Shuhet Kofi Annan, ish-kreu i OKB-së ndërron jetë në moshën 80-vjeçare

Ish-udhëheqësi i OKB-së, Kofi Annan

Ndahet nga jeta në moshën 80-vjeçare ish-kreu i OKB-së, Kofi Annan. Lajmi bëhet i ditur nga BBC-ja. Ish-sekretari i përgjithshëm i OKB-së fitoi edhe çmimin Nobel për Paqe për punë humanitare.

KUSH ISHTE KOFI ANNAN
Kofi Atta Annan i lindur në Ganë në vitin 1938 është një diplomat ganez që ka qenë sekretar i përgjithshëm i Organizatës së Kombeve të Bashkuara që nga dhjetori 1996.

Annan karrierën e tij e filloi në vitin 1962 në Organizatën Botërore të Shëndetësisë (OBSH). Nga viti 1972 deri në 1974 ishte drejtor i turizmit në Gana. Nga viti 1987 ka ushtruar disa nga funksionet më të rëndësishme në OKB, duke përfshirë edhe postin e asistentit të sekretarit të përgjithshëm. Në vitin 1990 ishte ngarkuar në operacione paqësore, ndërsa nga tetori i vitit 1995 u zgjodh për përfaqësues të posaçëm të OKB-së për ish-Jugosllavinë.

Këshilli i Sigurimit të OKB-së më 13 dhjetor të vitit 1996 e emëroi Annan për Sekretarë të Përgjithshëm të OKB-së, kurse në vitin 2002 fitoi një mandat të dytë në po këtë pozitë. Ai ishte sekretar gjeneral i OKB-se deri në dhjetor 2006. Gjatë mandatit të dytë, Annan është akuzuar për korrupsion, pasi u bë e ditur se djali i tij Kojo Annan kishte pranuar të holla nga një kompani zvicerane, në lidhje me ndarjen e kontratave në programin për Irakun “Naftë për ushqim”.

Në vitin 2001 Kofi Annan mori çmimin Nobel për paqe. Annan ka qenë sekretar i përgjithshëm gjatë luftës së Kosovës, dhe luftës në Irak. Ai e ka quajtur të paligjshëm pushtimin e Irakut.

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 17:12
Shprehjet e mëdha të Kofi Annan, citatet që shënjuan historinë e paqes në Botë

Me ndarjen nga jeta të ish-udhëheqësit të Kombeve të Bashkuara, Kofi Annan, botës i ikën një njeri që punoi për paqen dhe sigurinë në botë. Të shënjuara do mbeten shumë thënie të Annan për paqen, jetën, të drejtat e njeriut dhe shpresën.

Shqiptarja.com ka përzgjedhur disa nga thëniet më të njohura të Annan, që do të vazhdojnë të jenë për shumë kohë të shpërndara në të gjitha gjuhët e botës.

Shprehjet e nobelistit Kofi Annan

Ne mund të kemi besime të ndryshme, flasim gjuhë të ndryshme, kemi ngjyrë të ndryshme të lëkurës, por të gjithë i përkasim racës njerëzore.

Varfëria në një cep të botës, prek njerëzit kudo ku janë në botë.

Cdo ide e re përballet me rezistencën. Na duhet të gjejmë kurajon për të ndërmarrë riskun qoftë edhe për të dështuar nëse qëllimi është i madh.

Njohja është fuqi, informacioni është liri. Edukimi është premtimi për progres, në çdo shoqëri, në çdo familje.

Edukimi është e drejta e njeriut për të ndryshuar.

Të jetosh është zgjedhje. Por që të bësh zgjedhjen e duhur, ti duhet të dish kush je, çfarë bën, ku do të shkosh dhe pse duhet ta kesh atë që do.

Na duhet ta mbajmë shprsën gjallë për të bërë gjithmonë mirë.

Në orët ku nevojitej më shumë ndihmë, bota dështoi me njerëzit e Ruandas.
Nuk ka asnjë strategji zhvillimi më të vlefshme sesa e gjithë shoqëria. Burra dhe gra, të cilët zgjedhin femrën si lojtaren kryesore.

Nëse informacioni dhe njohuritë janë qendra për demokracinë, ato duhet të jenë edhe kushtet për zhvillim.
Na duhet të mendojmë për të ardhmen dhe planetin që do t’iu japim fëmijëve tanë, dhe ata fëmijëve të tyre.

Në luftën për drejtësi është e rëndësishme të mos humbasësh besimin në principet ku mbahet fort një komb.

Më shumë se kurrë më parë në historinë e njeriut, ne ndajmë me njëri-tjetrin të njëjtin fat. Ne mund të zhvillohemi vetëm nëse përballemi me njëri-tjetrin. Dhe për këtë miq, ne kemi Kombet e Bashkuara.

//Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Mendoni se komisionet hetimore për Shëndetësinë e TIMS do kenë rezultat?



×

Lajmi i fundit

VIDEO/ Çmenduria në Tiranë, hyn kundravajtje, dhunon shoferin tjetër që s’i hapte rrugën, i dëmton dhe makinën

VIDEO/ Çmenduria në Tiranë, hyn kundravajtje, dhunon shoferin tjetër që s’i hapte rrugën, i dëmton dhe makinën