‘Shullazi’ fut në sherr Arta Markun me prokurorët, dorëhiqet Sokol Stojani

‘Shullazi’ fut në sherr Arta Markun me prokurorët, dorëhiqet Sokol Stojani

Sokol Stojani në krah të Arta Markut dhe Emiljano Shullazi në gjyq

Vijon rebelimi në Prokurorinë e Krimeve të Rënda. Shqiptarja.com dhe Report Tv mësojnë se ka dhënë dorëheqjen nga detyra kreu i Drejtorisë së Inspektimit në Prokurori, Sokol Stojani, i cili nuk pranon të hetojë 10 kolegët e tij, pas urdhërit të Arta Markut. Por në lidhje me këtë rast Prokuroria e Përgjthshme thotë se Stojani është liruar për shkelje në detyrë.

Një ditë më parë, kryeprokurorja Arta Marku vendosi hetimin disiplinor për 10 prokurorët e Prokurorisë së Krimeve të Rënda në Tiranë dhe transferimin e tre të tjerëve në rrethe pasi refuzuan të merrnin në dorëzim hetimin e çështjes Shullazi.

Gazetari Elton Qyno mëson se 3 prokurorët “rebelë” të transferuar në rrethë kanë vendosur të kallëzojnë penalish Arta Markun për shpërdorim detyre. Ndër të tjera ata kanë ngritur edhe padi civile për shfuqëzimin e urdhërit të Markut.

Një ditë më parë Prokurorja e Përgjithshme, Arta Marku urdhëroi hetimin disiplonor për prokurorët Olsian Çela, Sonila Muhametaj, Besim Hajdarmataj, Përparim Kullurin, Behar Dibrën, Arenc Çelën, Edvin Kondilin, Pranvera Pustinën, Eugen Beçin dhe Blerim Tominajn. Po ashtu Marku vendosi

transferimin e përkohshme në rrethe të prokurorëve të cilët refuzuan hedhjen e shortit për dosjen e Shullazit. Bëhet fjalë për prokurorët: Olsian Çela, i cili do të transferohet në Prokurorinë e Beratit, Sonila Muhametaj, e cila do të transferohet në Prokurorinë e Pukës dhe Besim Hajdarmatajn, i cili do të transferohet në Prokurorinë e Pogradecit.

Pardje prokurorët e Krimeve të Rënda janë 'rebeluar' dhe kanë braktisur mbledhjen e thirrur nga drejtuesja e tyre, Donika Prela. Burime për ‘Report Tv’ bënë me dije se tema e mbledhjes ishte zëvendësimi i prokurorit Eneid Nakuçi në dosjen “Shullazi”. Por ky zëvëndësim nuk është pritur mirë nga prokurorët  të cilët u shprehën se e zëvendësimi i Nakuçit me një prej tyre me short është i paligjshëm.

Prej 3 javësh pretenca është bllokuar pasi Nakuçi ka ikur jashtë shtetit me pretendimin se është sëmurë, ndërsa Elisabeta Imeraj është bërë drejtuese tek Tirana. Seanca e radhës për dosjen ‘Shullazi’ është parashikuar për datë 25 shtator.

Banda e Shullazit akuzohet për krijimin e grupit të strukturuar kriminal, kanosje për shkak të detyrës ndaj Mynyr Konit e Dhori Kules dhe shtrëngim me anë të kanosjes për dhënie pasurie kundër Ylvi Beqjes për ish-hotel "Vollgën" në Durrës. Shullazi rrezikon deri në 15 vite burg për akuzat, po ashtu edhe anëtarët e bandës; Gilmando Dani, Besmir Shullazi, Endrit Qyqja dhe Endrit Zela.

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Populli: 21/09/2018 11:08

    Te ndiqen penalisht keta lloj prokuroresh qe refuzojne te bejne detyren

    Përgjigju
  • Lyf: 21/09/2018 10:51

    Duhet te funskionoje grupi i Reneas per ekzekutim, cfare ti bej nje prokuror nje bande kriminale? Krimi eshte shume me i fuqishem se shteti, ndaj dhe shteti eshte i detyruar te mbaj krahe. Jemi ne nje situate shume te frikshme dhe kjo per faj te fuqizimit te bandave, pas kanabizimit kane bere miliona euro, jane shume me te sofistikuar se shteti dhe jane pale ne shume raste...Situate emergjente...

    Përgjigju
  • Arifi: 21/09/2018 10:46

    Jane mesuar keta ustallarët te meren vetem me hallexhinj e fukarenj.Keni ndonje adoleshent me nje grame hash se ta bejne zap keta.Shullazin e kan shoke keta si mund ta akuzojne.

    Përgjigju
  • erjon: 21/09/2018 10:22

    ne burg para drejtesise kush shkel ligjin pa perjashtim ketyre horrave

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Ilir Meta sulmon kreun e SPAK, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Conference League/ Dramë në 120 minuta dhe penallti, Fiorentina dhe Aston Villa kalojnë në gjysmëfinale

Conference League/ Dramë në 120 minuta dhe penallti, Fiorentina dhe Aston Villa kalojnë në gjysmëfinale