Kaosi me 'Shullazin', Marku: Prokurorët kanë frikë të përballen me krimin dhe korrupsionin

Kaosi me 'Shullazin', Marku: Prokurorët kanë frikë të përballen me krimin dhe korrupsionin

Kryeprokurorja Arta Marku

TIRANE-Kryeprokurorja Arta Marku ka reaguar për herë të parë pas vendimit për nisjen e hetimit disiplinor dhe transferimin e prokurorëve që u rebeluan dhe që nuk pranuan që të marrin pjesë në shortin për dosjen Shullazi. Kryeprokurorja deklaron se situata e fundit me kaosin e prokurorëve është sajuar nga frika e përballjes me luftën kundër krimit të organizuar dhe korrupsionit, pa dallim. Arta Marku në një letër për mediat shprehet se ka detyrimin ligjor që të marrë masat për cilindo prokuror që refuzon pa asnjë shkak ligjor, të ushtrojë detyrën.

Me përgjegjësinë e detyrës që më ka ngarkuar Kushtetuta dhe ligji, kam detyrimin institucional dhe qytetar për të komunikuar dhe ndarë me ju dhe me këdo që i do të mirën këtij vendi, por edhe miqtë dhe partnerët ndërkombëtarë që asistojnë punën e institucionit të Prokurorisë në të gjitha nivelet, të vërtetën e kësaj situate të sajuar nga frika e përballjes me luftën kundër krimit të organizuar dhe korrupsionit, pa dallim.

Është në detyrimin tim ligjor që të marr masat e nevojshme ligjore për cilindo Prokuror apo Oficer të Policisë Gjyqësore që refuzon pa asnjë shkak ligjor, të ushtrojë detyrën dhe funksionin e tij kushtetues, për të luftuar kriminalitetin dhe krimin e organizuar në veçanti dhe, për më tepër, në Prokurorinë më të rëndësishme në vend. Çdo prokuror që refuzon të bëjë detyrën do përballet me përgjegjësi disiplinore, por edhe  penale sipas rastit.

Arta Marku

Pas ngërçit të krijuar, Kryeprokurorja thekson se për dosjen Shullazi është caktuar një grup prokurorësh për të përfaqësuar akuzën në gjykim pas kaosit që u krijua me largimit dhe rebelimet.

Për çështjen Shullazi ku një grup i caktuar prokurorësh refuzuan të ushtrojnë përgjegjësitë e tyre kushtetuese dhe ligjore, është caktuar një grup prokurorësh për të përfaqësuar akuzën në gjykim.

Arta Marku

Opozita e paditi sot Kryeprokuroren duke e akuzuar se me transferimin e prokurorëve shpërbeu hetimet për Saimir Tahirin. Por Marku thotë se për ish-ministrin e Brendshëm ‘një grup tjetër prej 4 prokurorësh po merret me çështjen Tahiri, nga momenti i regjistrimit të saj’. Një ditë më parë, kryeprokurorja Arta Marku vendosi hetimin disiplinor për 10 prokurorët e Prokurorisë së Krimeve të Rënda në Tiranë dhe transferimin e tre të tjerëve në rrethe pasi refuzuan të merrnin në dorëzim hetimin e çështjes Shullazi.

Prokurorët për të cilët u vendos hetim disiplinor
Olsian Çela, Sonila Muhametaj, Besim Hajdarmataj, Përparim Kullurin, Behar Dibrën, Arenc Çelën, Edvin Kondilin, Pranvera Pustinën, Eugen Beçin dhe Blerim Tominajn

Prokurorët e transferuar në rrethe
Olsian Çela- Transferohet në Berat
Sonila Muhametaj- Transferohet në Pukë
Besim Hajdarmataj-Transferohet në Pogradec

Vendimi i Arta Markut erdhi pas rebelimit të prokurorëve në një mbledhje të zhvilluar me Donika Prelën. Burime për ‘Report Tv’ bënë me dije se tema e mbledhjes ishte zëvendësimi i prokurorit Eneid Nakuçi në dosjen “Shullazi”. Por ky zëvëndësim nuk është pritur mirë nga prokurorët  të cilët u shprehën se e zëvendësimi i Nakuçit me një prej tyre me short është i paligjshëm. Prej 3 javësh pretenca është bllokuar pasi Nakuçi ka ikur jashtë shtetit me pretendimin se është sëmurë, ndërsa Elisabeta Imeraj është bërë drejtuese tek Tirana. Seanca e radhës për dosjen ‘Shullazi’ është parashikuar për datë 25 shtator. Banda e Shullazit akuzohet për krijimin e grupit të strukturuar kriminal, kanosje për shkak të detyrës ndaj Mynyr Konit e Dhori Kules dhe shtrëngim me anë të kanosjes për dhënie pasurie kundër Ylvi Beqjes për ish-hotel "Vollgën" në Durrës. Shullazi rrezikon deri në 15 vite burg për akuzat, po ashtu edhe anëtarët e bandës; Gilmando Dani, Besmir Shullazi, Endrit Qyqja dhe Endrit Zela.

Në këto pak orë të ditës, duke filluar nga dje, e ndiej se si qytetarë të përgjegjshëm, jeni të shqetësuar nga një situatë absurdi dhe e pahijshme që është tentuar të krijohet në Prokurorinë më të rëndësishme të vendit, Prokurorinë për Krime të Rënda.

Me përgjegjësinë e detyrës që më ka ngarkuar Kushtetuta dhe ligji, kam detyrimin institucional dhe qytetar për të komunikuar dhe ndarë me ju dhe me këdo që i do të mirën këtij vendi, por edhe miqtë dhe partnerët ndërkombëtarë që asistojnë punën e institucionit të Prokurorisë në të gjitha nivelet, të vërtetën e kësaj situate të sajuar nga frika e përballjes me luftën kundër krimit të organizuar dhe korrupsionit, pa dallim.

Të dashur qytetarë,

Unë jam në detyrë me mandat të përkohshëm, por krimi i organizuar dhe korrupsioni ka mandat të përhershëm dhe punon me kohë të plotë.

Për këtë arsye, është në detyrimin tim ligjor që të marr masat e nevojshme ligjore për cilindo Prokuror apo Oficer të Policisë Gjyqësore që refuzon pa asnjë shkak ligjor, të ushtrojë detyrën dhe funksionin e tij kushtetues, për të luftuar kriminalitetin dhe krimin e organizuar në veçanti dhe, për më tepër, në Prokurorinë më të rëndësishme në vend.

Prokurorët e Krimeve të Rënda, ndaj të cilëve është urdhëruar fillimi i hetimit disiplinor, kanë refuzuar të marrin pjesë në hedhjen e shortit, për të përfaqësuar në gjykim një çështje shumë sensitive për opinionin publik.

Në këtë mënyrë, këta prokurorë kanë vepruar në kundërshtim me ligjin që i detyron të jenë pjesë e shortit, për sa kohë janë prokurorë të asaj prokurorie, duke vepruar në kundërshtim të hapur me detyrimin kushtetues, sipas të cilit “Prokuroria ushtron ndjekjen penale, si dhe përfaqëson akuzën në gjyq në emër të shtetit...”.

Kjo, si dhe shkelja e rregullave të etikës, janë arsyet e vetme që më kanë detyruar që, si Prokurore e Përgjithshme e Përkohshme  të qëndroj fort dhe të mos tërhiqem në zbatimin e kushtetutës dhe ligjeve të vendit tim, duke urdhëruar fillimin e hetimit disiplinor sipas përcaktimeve të nenit 160, pika 5 të ligjit nr.96/2016 “Për statusin e gjyqtarëve dhe prokurorëve në Republikën e Shqipërisë”, ndaj këtyre prokurorëve që kanë refuzuar të ushtrojnë përgjegjësitë e tyre që ju ngarkon kushtetuta dhe ligji.

E ndjej si përgjegjësi kushtetuese por edhe si  detyrim qytetar, t’ju garantoj, se përsa kohë do të jem në detyrën që më ka ngarkuar Parlamenti shqiptar, sovrani im dhe i juaji, të dashur qytetarë të vendit tim, unë  jam e vendosur për të zbatuar pa hezitimin më të vogël Kushtetutën, ligjet në fuqi dhe Kodin e Etikës së Prokurorit dhe nuk mund të rri duarkryq kur prokurorët e shtetit refuzojnë të ushtrojnë funksionet e tyre kushtetuese dhe ligjore.

Çdo prokuror që refuzon të bëjë detyrën do përballet me përgjegjësi disiplinore, por edhe  penale sipas rastit.

Gjej rastin të falenderoj të gjithë prokurorët e ndershëm të sistemit të prokurorisë, por edhe ata prokurorë të Krimeve të Rënda që vazhdojnë të jenë në lartësinë e ushtrimit të detyrës që iu ka ngarkuar Kushtetuta dhe ligji dhe t’i garantoj se si Prokurore e Përgjithme, për aq kohë sa do të jem në këtë detyrë të lartë dhe fisnike, do të jem gjithmonë krah tyre në këto ditë të vështira që po kalon sistemi. Së bashku do të vazhdojmë përballjen tonë me krimin e organizuar dhe korrupsionin dhe me të keqen e këtij vendi, pa asnjë lloj ngjyre.

Unë do të vazhdoj me ju krah për krah, të bëj detyrën time, me profesionalizëm dhe ndershmëri dhe dua të garantoj qytetarët shqiptarë se vendimmarrja ime nuk ka cënuar asnjë çështje, qoftë në hetim apo në gjykim, në Prokurorinë për Krime të Rënda. Për çështjen Shullazi ku një grup i caktuar prokurorësh refuzuan të ushtrojnë përgjegjësitë e tyre kushtetuese dhe ligjore, është caktuar një grup prokurorësh për të përfaqësuar akuzën në gjykim. Po ashtu, një grup tjetër prej 4 prokurorësh po merret  me çështjen Tahiri, nga momenti i regjistrimit të saj.

Të dashur qytetarë,

Për sa keni dëgjuar këto orët e fundit nga mediat dhe rrjetet sociale, nuk ka një të vërtetë tjetër përveç kësaj që unë sapo ju deklarova.

Gjithcka tjetër është spekulim dhe frikë nga përballja me krimin e organizuar. Prokurorët e ndershëm që ka Shqipëria sot, më shumë se kurrë, kanë nevojë jo vetëm për mbështetjen time, por edhe tuajën dhe unë jam e bindur se jemi në anën e duhur, jemi në anën e të mirës.

Së bashku do ta fitojmë betejën me krimin.

Faleminderit

Arta Marku

 

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 18:00
Vasili: Marku s'guxon të hetojë kriminelët, në vend të tyre godet prokurorët

TIRANË- Pas deklaratës së kryeprokurores Arta Marku për nisjen e hetimit disiplinor dhe transferimin e prokurorëve që u rebeluan dhe që nuk pranuan që të marrin pjesë në shortin për dosjen Shullazi, një reagim ka ardhur edhe nga radhët e LSI-së.

Bëhet fjalë për kreun e grupit parlamentar, Petrit Vasili, i cili me anë të një statusi në Facebook është shprehur se Arta Marku është një kryeprokurore e kapur.

Asaj nuk ia mban fare që të hetojë kryeministrin e paditur për audiopërgjimin e Agron Xhafës dhe që s'guxon të hetojë kriminelët, krimet e të cilëve ië di gjithë populli shqiptar, përkundrazi heton, dënon dhe dëbon me histeri paranojake prokurorët.Kryeprokurorja u vetëdelegjitimua ndaj duhet dhe do të trajtohet si e tillë. Për kryeprokuroren e paditur kryeministri dhe kriminelët janë më të shtrenjtë se gjithçka,por populli i gjithë është kundër saj dhe do të dijë t'ja tregojë vendin. Në plehrat e Sharrës ka një vend edhe për të.

Petrit Vasili

Në reagimin e saj, kryeprokurorja deklaroi se situata e fundit me kaosin e prokurorëve është sajuar nga frika e përballjes me luftën kundër krimit të organizuar dhe korrupsionit, pa dallim.

Arta Marku në një letër për mediat shprehet se ka detyrimin ligjor që të marrë masat për cilindo prokuror që refuzon pa asnjë shkak ligjor, të ushtrojë detyrën.

Postimi i plotë i Vasilit në Facebook:

Deklarata e kryeprokurores antiligj thjesht nje diarre rilindase.

Arta Marku,qe s'ja mban fare qe te hetoje kryeministrin e paditur per audiopergjimin e Agron Xhafes dhe qe s'guxon te hetoje kriminelet, krimet e te cileve ii di gjithe populli shqiptar,perkundrazi heton,denon dhe debon me histeri paranojake prokuroret.

Shqiperia ka kryeprokuroren me mjerane dhe me te kapur te 100 vjeteve te fundit.

E gjunjezuar perpara kryeministrit deri ne poshterim, kryeprokurorja ka zgjedhur te rrezoje prokurorine ne preherin e krimit dhe te kryeministrit te kriminalizuar.
Edhe deklarata e saj ishte dhe mbetet nje diarre rilindase te cilen ja cuan gati,duke i lejuar kryeprokurores farse vetem ti vinte firmen pa e lexuar.

Kryeprokurorja u vete delegjitimua ndaj duhet dhe do te trajtohet si e tille.
Per kryeprokuroren e paditur kryeministri dhe kriminelet jane me te shtrenjte se gjithshka,por populli i gjithe eshte kunder saj dhe do te dije t'ja tregoje vendin.
Ne plehrat e Sharres ka nje vend edhe per te.

//Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Tini: 21/09/2018 19:11

    Zonja Marku ne veprimet e tua , ke treguar se je kerkuese ne kryerjen e detyres ,ne prokurorine e pergjithshme . Dihet se detyra e prokurorit ne pergjithesi ,dhe atyre te krimeve te renda ne vecanti eshte shume e veshtire. Te punosh prokuror tek ktimet e renda ,duhet te jesh i afte trim dhe zbatues i ligjit , ne rast se nuk je i zoti jep doreheqen dhe largohu . Keshtu ndodhi dhe ne 10 prokuroret qe u denuan me masa disiplinore . Sot ato kane bere padi , dhe kjo eshte e drejta e tyre ligjore , por paradoksi qendron tek politika , ku shkolle shumi Vasili dhe Spaho i urti, bejne padi per prokuroret . Keto opozitar kane harruar se prokuroria eshte e pamvarur politikisht ,dhe kjo e ben antikushtetuese padine e tyre . Kjo mbrojtje ,vetem e rendon padine e prokuroreve duke i veshur ne mbrotje politike . Prokuroret duhet te zbatojne urdherat e eprorit ,te cilin e ka zgjedh kuvendi . Kjo situate eshte pasoje e politikes , se kryeprokurorin dhe kryetarin e gjykates kushtetuese dhe ate te larte ,duhet ta zgjidhte populli me referendum ,dhe jo politikanet qe po e shkaterrojne kete popull per 28 vjet me rradhe

    Përgjigju
  • Loku: 21/09/2018 19:03

    Zonj, maro pun me këto kriminela. Pastaj fillo me rrugën e kombit, nëse nuk të dalin leket, therit Like floririn, ke plot. Vetem ke rast qe te hysh ne histori. Beu pak si ajo koleg'ja jote ne Rumani. Vetem me kete levizje qe bere , na i ke fituar zemrat.

    Përgjigju
  • Fatmir: 21/09/2018 18:42

    Pse nuk jemi ne ai populli trim e liri dashes dhe italianet qe jane frikacak me falconen e borsellinon. Mos e ke gabim zonja kryeprokurore. Vazhdo punen bravo te qofte

    Përgjigju
  • Faik: 21/09/2018 18:34

    Respekte për ZONJËN e Nderuar ARTA MARKU! NEVERI dhe URREJTJE për Prokurorët e PLEPAVE , që i ka "Ndërsyer" PD KRIMI me LSI GRABITJEN kundër kësaj ZONJE të Ndershme , që kërkon të bëj Punën dhe të Zbatojë Kushtetutën .

    Përgjigju
    • Robshi: 21/09/2018 19:04

      O faik jetofsh vetë e 10 brezat e ardhshëm në shqipëri...sipas aftësisë intelektuale e marresh për mallkim apo kompliment...

    • Faik 1: 21/09/2018 18:51

      O Faik ku e di ti qe eshte e ndershme. Te shohim si do mbyllet dosja Tahiri.

  • Naimi: 21/09/2018 17:33

    O zonja Arta eshte sebepi ky qe kane frike.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Si do jenë ndryshimet në Kodin Zgjedhor që do bëjnë PS-Rithemelimi?



×

Lajmi i fundit

Përkujtohet 80-vjetori i betejës së Margëlliçit, Balla: Askush mos guxojnë të përdhosë historinë dhe të rivrasë të rënët tanë

Përkujtohet 80-vjetori i betejës së Margëlliçit, Balla: Askush mos guxojnë të përdhosë historinë dhe të rivrasë të rënët tanë