Si funksionon aktualisht baza e Kuçovës
Kryeministri Rama njoftoi sot ndërtimin e një baze ajrore për Ballkanin Perëndimor në Kuçovë. Bëhet fjalë për një projekt me vlerë 50 milion euro. Shqiptarja.com ka mësuar detaje të funksionimit të kësaj baze
Kryeministri Rama njoftoi sot ndërtimin e një baze ajrore për Ballkanin Perëndimor në Kuçovë. Bëhet fjalë për një projekt me vlerë 50 milion euro. Shqiptarja.com ka mësuar detaje të funksionimit aktul të kësaj baze.
“Baza Ajrore, Kuçovë, në përbërje të Forcës Ajrore me kapacitetet e veta kryen trajnimin e personelit të Forcës Ajrore, mbështetjen me transport të trupave dhe materialeve, në operacione luftarake, joluftarake dhe humanitare. Mbështetjen dhe krijimin e kapaciteteve aeroportuale për mbështetje HSN dhe policim ajror të RSH me NATO”, mëson Shqiptarja.com.
Detyrat:
Ka për detyrë që në bashkëveprim me strukturat e FA dhe të forcave të tjera të FA të sigurojë mbështetjen ajrore në përputhje me misionin. Në kuadër të realizimit të misionit kryen këto detyra kryesore:
- Të sigurojë gatishmërinë luftarake në përputhje me nivelet operacionale të përcaktuara,
- Të realizojë mbështetjen me infrastrukturën e nevojshme për trajnimin e pilotëve dhe specialiteteve sipas misionit të Shkollës së Trupës,
- Të realizojë transport trupash dhe materialesh në interes të forcave të tjera në operacione te ndryshme,
- Të marrë pjesë dhe kontribuojë me forca dhe mjete në operacione humanitare në emergjenca si dhe në fatkeqësi natyrore dhe me shërbim të limituar SAR,
- Të krijojë kushte si vend pritës për mjetet ajrore të NATO, (HNS),
- Të modernizojë dhe zhvillojë infrastrukturën e duhur për krijimin e kapaciteteve infrastrukturore për implementim të opsioneve të reja të policimit ajror,
- Të kryejë monitorim sipas situatave të kufirit detar dhe tokësor në drejtim interesi,
- Të garantojë, sigurojë dhe realizojë shërbimet e mirëmbajtjes në kohë dhe sipas kërkesave teknike të përcaktuara, si për mjetet ajrore, ashtu edhe për mjetet tokësore që ka në përdorim,
- Të zhvillojë stërvitje të ndryshme me Batalionin e Këmbësorisë në Poshnjë në interes të plotësimit të misioneve si repart i transportueshëm nga ajri.
Lajmi kryesor:
Kryeministri Rama jep lajmin: NATO do të ndërtojë bazë ajrore në Kuçovë
/b.ha./Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
A ka politika frikë nga SPAK-u?
-
Po
68.8%
-
Jo
26.6%
-
Nuk e di
4.6%
Vota total: 2888
Lajme të tjera
-
Mero Baze: Beteja këmbëngulëse e Ramës ndaj një reportazhi të RAI
24 Prill, 21:45
-
Rama: Gjykata Kushtetuese nuk dha vendim për heqjen e mandatit të Xhaçkës, po ta bënte s’do diskutohej
24 Prill, 18:06
-
Fredi Beleri dhe Greqia, Rama: S'negociojmë asgjë e me askënd, as brenda partisë e as mes partive e as me një shtet tjetër
24 Prill, 17:49
-
Turi i takimeve me Diasporën, Rama zbulon katër vendet e para që do vizitojë
24 Prill, 16:10
-
INTERVISTA/ Arrestimet e ‘5D’ Rama për Report Tv: SPAK le t’i nxjerrë ujin e zi korrupsionit! 'Emisioni i RAI3', Kryeministri: Shqipëria u sulmua me duart e italianëve, malli nga Tirana
24 Prill, 14:25
-
Emisioni i Rai 3, Rama: Sulm ndaj Melonit në kurriz të Shqipërisë! Shpifje për vëllanë tim, ngulmimi i moderatorit për Agaçin djallëzor
24 Prill, 09:51
-
Carlo Bollino: Gazetaria 'prit e qep', kur qëllimet e Report të RAI3 dhe të Berishës koinçidojnë
23 Prill, 21:00
-
Rama tur takimesh me diasporën, PD: Shfaqja e radhës, ka penguar votën e emigrantëve
23 Prill, 14:54
-
FOTOT/ Rama ndan pamjet nga kantieri i Mozaikut të Tiranës: Një tjetër stacion modern që do tërheqë turistët
23 Prill, 14:11
-
Rama sqaron për Shqiptarja.com telefonatën me drejtorin e RAI3 dhe shkrimin e 'La Repubblica': Emisioni "Report' shpifje! U skandalizova nga qasja kriminale
23 Prill, 13:05
-
Bonusi i bebes, nga viti 2019 përfituan mbi 210 mijë fëmijë
23 Prill, 08:18
-
Hap dyert shkolla e re ‘Demokracia’ në Valias, Rama inspekton punimet! Ministrja: Këtë vit kantiere në 40 shkolla të tjera
22 Prill, 14:59