“Si e bija e njeriut që kaloi 24 vite në burg”, moderatorja shqiptare zbulon dramën familjare (Foto)

“Si e bija e njeriut që kaloi 24 vite në burg”, moderatorja shqiptare zbulon dramën familjare (Foto)

Moderatorja Jona Spahiu

Moderatorja shqiptare Jona Spahiu ka bërë një postim në rrjetet sociale duke u dhënë mbështetjen e saj, studentëve të cilët po protestojnë për kushtet më të mira në konvikte dhe për përgjysmimin e tarifave shkollore në universitetet publike.

Jona ka publikuar një foto ku shihet një turmë studentësh me parulla në duar dhe krahas saj shkruan: “Si një qytetare e këtij vendi, si një studente e dalë nga Fakultetet Monopol, si e bija e një njeriu që kaloi 24 vitet e jetës së tij në burgjet komuniste në kërkim të së drejtës, kjo është gjëja më shpresëdhënëse që më kanë zënë sytë.”

Status i bërë nga Jona Spahiu 

Pikërisht me këtë status moderatorja, e cila është bërë nënë e një djali së fudnmi ka zbuluar një dramë familjare, babai i saj paska kaluar një pjesë të mirë të jetës në burg.

Studentët sot janë në ditën e katërt të protestës së tyre para Ministrisë së Arsimit dhe Sportit. Pas plotësimit të kërkesës së parë, që ishte heqja e tarifës për lëndët e mbartura, ata i kanë dërguar ministres një letër me tetë pika të tjera. Ndërkohë që sot është protestuar për rreth dy orë edhe nga studentët në Korçë, Shkodër, Vlorë, Elbasan dhe Durrës . 

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Rithemelimi propozon rikthimin e koalicioneve të vjetra, a jeni dakord?



×

Lajmi i fundit

O’Brien nesër në Beograd për takime me krerët e Serbisë

O’Brien nesër në Beograd për takime me krerët e Serbisë