Rama flet për bastet: Do mbyllen, janë gangrenë, do të lejohen vetëm në këto vende

Rama flet për bastet: Do mbyllen, janë gangrenë, do të lejohen vetëm në këto vende

Edi Rama, kryeministër

Kryeministri Edi Rama, ka folur sërish sot për paketën anti-shpifje dhe paketën për mbylljen e pikave të basteve. I ftuar në emisionin Dritare me gazetaren Rudina Xhunga, Rama tha se të gjitha pikat e basteve do të mbyllen përvec atyre që janë në resortet turistike dhe hotelet me 5 yje.

Kjo ka qenë një përpjekje e nisur më parë e cila u materializua në një tentativë në parlament për kazinotë elektronike. Në atë kohë nuk u diskutua për bastet por kazinotë elektronike.

Atë kohë dështoi. Nuk u fut menjëherë por sot e ka. Ka pasur disa interpretime për këtë jo do ikin nga qendra do shkojnë në periferi. Do mbyllen të gjitha dhe do ketë të tilla vetëm në zona turistike dhe në hotele me 5 yje. Do ikin nga kudo. Është një mortje që është kudo.

Edi Rama, kryeministër

Rama ka folur gjithashtu edhe për paketën anti-shpifje dhe ka thënë se gazetarët jashtë Shqipërie nuk shpifin.

Për t’a kujtuar, Rama ka thënë se është prekur vetë familjarisht nga shpifjet e mediave.

Rama tha:

Unë jam babai i një djali 4-vjecar dhe një 30 vjeçari. Unë nuk i  kam borxh askujt që dhe një fëmijë tjetër të rritet nën terrorin e shpifjeve dhe llumin që më hidhet. Nuk e harroj unë kur e kam parë djalin tim, nën krevat të lidhur aty tek këmbët e tij, duke qarë e kuisur sepse kishte dëgjuar se nuk ishte djali im por i babait tim. Nuk shpifin gazetarët në botë. Thotë njëri këtu vëllai jot kështu e del ky tjetri keshtu. Këtu nuk diskutohet fare për ngjarjet që u interesojnë njerëzve.

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Si do jenë ndryshimet në Kodin Zgjedhor që do bëjnë PS-Rithemelimi?



×

Lajmi i fundit

FOTO/ Kanabis me postë nga SHBA, kush janë dy të rinjtë e arrestuar

FOTO/ Kanabis me postë nga SHBA, kush janë dy të rinjtë e arrestuar