Si lindi dhe u rrit/ Pamjet nga lart të ndërtimit të stadiumit të ri Arena Kombëtare/ VIDEO

Si lindi dhe u rrit/ Pamjet nga lart të ndërtimit të stadiumit të ri Arena Kombëtare/ VIDEO

Stadiumi Arena Kombëtare

TIRANE-Kryeministri Edi Rama e ka nisur ditën duke publikuar një video nga punimet që po bëhen për ndërtimin e stadiumit ‘Arena Kombëtare’. “Me këtë ditar filmik të lindjes e rritjes së Arenës Kombëtare ju uroj një të dielë të bukur” shkruan Rama në Facebook.

Stadiumi i ri që po ndërtohet në kryeqytet, “Arena Kombëtare”, është ngritur në masën 85%, ndërkohë që dita-ditës po merr formën përfundimtare. Tribunat janë pothuajse të mbaruara dhe tashmë po punohet te tribuna kryesore.

Tribuna karshi është pothuajse drejt përfundimit, sa i takon konstruksionit të betonit dhe atij metalik, me punimet kanë arritur deri në katin e fundit të stadiumit, ku ka mbetur vetëm një pjesë për t’u plotësuar.

Në tribunën jugore mbrapa portave është për t’u plotësuar vetëm një sektor ku do të jetë kulla e kontrollit, e cila do të ketë lartësinë e impiantit. Punimet kanë ecur me ritme të larta edhe në tribunën veriore mbrapa portave, ku skelat janë ngritur thuajse deri në fund. Impianti me kapacitet 22 mijë vendesh pritet të përfundojë plotësisht gjatë tremujorit të parë të vitit të ardhshëm.

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Sa i përhapur është korrupsioni në Shqipëri?



×

Lajmi i fundit

Cili do ta tradhtojë i pari tjetrin, Iliri apo Monika?

Cili do ta tradhtojë i pari tjetrin, Iliri apo Monika?