Si merret pensioni para se të mbushni moshën

Si merret pensioni para se të mbushni moshën

Foto ilustruese

Çdo individ mund të marrë pension pleqërie përpara se të mbushë moshën që kërkon ligji për sigurimet shoqërore. Ligji për sigurimet shoqërore parashikon që mund të merret pensioni i pleqërisë, por me një kush, pensioni reduktohet me 0.6%.

“Masa e pensionit të reduktuar të pleqërisë është pjesë e pensionit të pleqërisë dhe mbetet i reduktuar gjatë gjithë kohës së përfitimit. Ky pension llogaritet duke zbritur nga pensioni i pleqërisë shumën që del nga shumëzimi i numrit të muajve të përfitimit të pensionit para mbushjes së moshës, me koeficientin mujor të reduktimit.

Koeficienti i reduktimit është 0.6 % në muaj. Shëmbull: Nëqoftëse një përfitues kërkon pension të reduktuar 20 muaj para mbushjes së moshës për pension të plotë pleqërie, nga pensioni i plotë mujor i llogaritur, që mund t’i caktohet 24.000 lekë, do t’i zbritet 12 % (që del nga prodhimi i 20 (muaj) që e ka përfituar më shpejt pensionin e pleqërisë me 06 %, që është koeficienti i miratuar)”, - thuhet në ligjin për sigurimet shoqërore.

Shembujt

Nëse keni plotësuar vitet e sigurimit duke derdhur kontribute me pagën minimale apo si i vetpunësuar në bujqësi dhe kërkoni të përfitoni 1 vit para se të mbushni moshën, atëherë pensioni juaj do të jetë 1 mijë lekë më i ulët. Nga 14 mijë e 500 lekë do të përfitoni 13 mijë e 500 lekë. Ky pension sipas Institutit të Sigurimeve Shoqërore do të jetë i njëjtë gjatë gjithë kohës së përfitimit, por mund të rritet kur indeksohet apo rriten pensionet nga Këshilli i Ministrave.

Këtë pension mund të përfitojnë të gjithë të moshuarit që kanë plotësuar kushtet deri në 3 vite para se të mbushin moshën. Gratë mund ta kërkojnë duke filluar nga mosha 58 vjeç e 6 muaj, ndërsa burrat mund të kërkojnë nëse kanë mbushur 62 vjeç e 8 muaj. Sipas Institutit të Sigurimeve Shoqërore për të përfituar pension të reduktuar duhet që edhe të mos kryeni vempritari ekonomike si i punësuar apo punëdhënës. “Personat që kanë periudha sigurimi kanë të drejtë për pension pleqërie të reduktuar, deri tre vjet para mbushjes së moshës së daljes në pension. Nëse nuk kryejnë veprimtari ekonomike si të punësuar, punëdhënës, ose të vetëpunësuar. Masa e pensionit të reduktuar të pleqërisë është pjesë e pensionit të pleqërisë dhe mbetet i reduktuar gjatë gjithë kohës së përfitimit”, - thotë ISSH në shpjegimin për llogaritjen e pensionit para mbushjes së moshës.

Nëse një burrë që ka plotësuar vitet e sigurimit do të përfitonte një pension prej 22 mijë lekësh, duke e kërkuar 3 vite para kohe do të marrë një ulje prej 4750 lekë dhe pensioni i tij do të jetë 17 mijë e 250 lekë. Nëse i njëjti person e kërkon 2 vite para se të mbushë moshën, pensioni do ti ulet më 3 mijë e 100 lekë dhe do të përfitojë 18 mijë e 900 lekë.

Detaje

Kush e merr
Këtë pension mund të përfitojnë të gjithë të moshuarit që kanë plotësuar kushtet deri në 3 vite para se të mbushin moshën. Gratë mund ta kërkojnë duke filluar nga mosha 58 vjeç e 6 muaj, ndërsa burrat mund të kërkojnë nëse kanë mbushur 62 vjeç e 8 muaj

Zbritja
Nëse keni plotësuar vitet e sigurimit duke derdhur kontribute me pagën minimale apo si i vetpunësuar në bujqësi dhe kërkoni të përfitoni 1 vit para se të mbushni moshën, atëherë pensioni juaj do të jetë 1 mijë lekë më i ulët.

//Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Mendoni se komisionet hetimore për Shëndetësinë e TIMS do kenë rezultat?



×

Lajmi i fundit

Rusia dështon sërish në nismën për debat në Këshillin e Sigurimit mbi ndërhyrjen e NATO-s në Kosovë

Rusia dështon sërish në nismën për debat në Këshillin e Sigurimit mbi ndërhyrjen e NATO-s në Kosovë