Si mund të përfitoni pension më të lartë duke paguar kontributet shtesë

Si mund të përfitoni pension më të lartë duke paguar kontributet shtesë

Foto ilustruese

Pensionistët aktualë, por edhe ata që janë në prag pensioni, mund të marrin të ardhura më të larta mujore duke paguar kontribute vullnetare. Instituti i Sigurimeve Shoqërore bën me dije se sa duhet të paguash për të marrë pension më të lartë, duke përfshirë edhe dokumentacionin që kërkohet.

Përfituesit

Kush mund të paguajë sigurim vullnetar për më shumë të ardhura? Të gjithë personat ekonomikisht aktivë të vetëpunësuar, të punësuar dhe punëdhënësit, të cilët duhet të jenë të siguruar si të tillë në skemën e detyrueshme të sigurimeve shoqërore dhe shëndetësore. Ky sigurim bëhet vetëm për vitin korrent.

Pagesa

Sa duhet të paguhet për sigurim vullnetar për më shumë të ardhura:

a) Personat e vetëpunësuar - sigurohen me pagë minimale mujore 24.000 lekë ose shumëfishi i asaj mbi të cilin do të paguajnë kontributet dhe kjo pagë shumëzohet me 21.6%, pra është sigurim me kuotë fikse 5.184 lekë ose shumëfishi i kësaj kuote.

b) Të punësuarit - sigurohen me pagë minimale mujore 24.000 lekë ose shumëfishi i asaj mbi të cilin do të paguajnë kontributet dhe kjo pagë shumëzohet me 21.6%, pra sigurim me kuotë fikse 5.184 lekë ose shumëfishi i kësaj kuote.

c) Punëdhënësit - sigurohen me pagë minimale mujore 24.000 lekë ose shumëfishi i asaj mbi të cilin do të paguajnë kontributet dhe kjo pagë shumëzohet me 21.6%, dmth sigurim me kuotë fikse 5.184 lekë ose shumëfishi i kësaj kuote.

Përfitimet nga sigurimi vullnetar për më shumë të ardhura: - Pensione më të larta pleqërie, invaliditeti dhe familjar sipas llogaritjeve mbi shumëfishin e pagave të paguara.

Dokumentacioni

Dokumentacioni dhe procedurat për t’u siguruar. Personi i interesuar, paraqitet në Agjencinë Lokale të Sigurimeve Shoqërore të vendit ku ai banon dhe merr kontakt me inspektorin e sigurimit vullnetar. Personi i interesuar duhet të ketë me vete dokumentat e mëposhtme:

a) Fotokopje të librezës së punës, ku pasqyrohen periudhat e sigurimit;

b) Fotokopje të librezës së kontributeve, në rast se e disponon;

c) Fotokopje të letërnjoftimit elektronik / kartës së identitetit.

Nëse personi i interesuar bie dakort për t’u siguruar vullnetarisht, do të marrë dokumentin tip “Urdhër veprimi”, i cili plotësohet nga inspektori i sigurimit vullnetar të Agjencisë Lokale të Sigurimeve Shoqërore.

Duke disponuar këtë “Urdhër veprim” personi i interesuar paraqitet në bankë për të bërë pagesën. Me kryerjen e pagesës ai pajiset nga banka me “Mandat arkëtimi”. Pas marrjes së mandat arkëtimit, personi i interesuar rikthehet tek inspektori i sigurimit vullnetar të Agjencisë Lokale të Sigurimeve Shoqërore, me të cilin lidh marrëveshjen e sigurimit vullnetar, që nënshkruhet nga personi i interesuar dhe inspektori i sigurimit vullnetar të Agjencisë Lokale të Sigurimeve Shoqërore (mandat arkëtimi në asnjë rast nuk i dorëzohet punonjësit të sigurimeve shoqërore. Ai është personal dhe mbahet nga vetë personi i interesuar).

Pas nënshkrimit të marrëveshjes, inspektori i sigurimit vullnetar të Agjencisë Lokale të Sigurimeve Shoqërore është i detyruar të bëjë pasqyrimin në librezë të kontributeve të personit të interesuar, ose të hapë librezë të re nëqoftëse nuk ka.

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Ilir Meta sulmon kreun e SPAK, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Conference League/ Dramë në 120 minuta dhe penallti, Fiorentina dhe Aston Villa kalojnë në gjysmëfinale

Conference League/ Dramë në 120 minuta dhe penallti, Fiorentina dhe Aston Villa kalojnë në gjysmëfinale