Si shqiptari për shqiptarin!

Si shqiptari për shqiptarin!

Foto ilustruese

Javën kur pritet një vendim final për Shqipërinë dhe Maqedoninë, siç është hapja e negociatave, një vendim që në fakt shkon për të keqen e politikanëve dhe për të mirën e qytetarëve. Hapja e portës për anëtarësimin në BE, është një çekan që qëndron më shumë, më në dukje mbi çdo politikan që tenton të devijojë rrugën e reformave për Shqipërinë.

Në një moment kur të gjithë duhet të ishim të bashkuar, për Shqipërinë dhe shqiptarët opozita në vend i është rikthyer akuzave të forta, duke nxjerrë në pah, të vërteta apo të rreme ç’rëndësi ka, ajo flet për korrupsion, drogë, artikulon akuza të rënda për qeverinë dhe shumicën në parlament, duke dhënë mesazhin më të keq të mundshëm, siç do ta bënte një armik.

Edhe sikur të gjitha të jenë të vërteta, ka një moment për çdo gjë. Do të ishte shumë e udhës, që të gjitha këto karta të dalin mbi tavolinë pas hapjes së negociatave, sepse pikërisht në këtë formë, duke qenë nën çatinë e Brukselit, ose si në ato rastet me rojet bregdetare, që shohin kush po mbytet. Të gjitha këto akuza mund të marrin edhe përgjigjen e duhur. Jo siç ka ndodhur gjithmonë, një retorikë foltoresh, shumë zhurmë për asgjë, sepse siç e mbani mend, ishte po Lulzim Basha që tha do të kalojnë mbi trupin tonë po të zgjidhet Fatmir Xhafaj ministër i Brendshëm.

Ishte po Lulzim Basha që i dha dorën Edi Ramës pasi e kishte akuzuar për njëmijë e një të zeza. Nuk ka qoftë edhe një akuzë, nga asnjëra palë, që të kemi parë efektet e Drejtësisë. Sepse vetëm brenda gardhit të BE-së, në rrugën drejt Europës, kjo klasë politike do të ketë më shumë llogaridhënie.

Kështu që akuzat që bëhen këto ditë, mos u gënjeni, nuk do të gjejnë as Toyotën e Taulant Ballës, as maunen e Durrësit, qëllimi i tyre është vetëm për të prishur një fitore që mendohet se është e kundërshtarit, por që në fakt është e shqiptarit.

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Rithemelimi propozon rikthimin e koalicioneve të vjetra, a jeni dakord?



×

Lajmi i fundit

Basketboll/ Tirana e vajzave eliminon Partizanin në derbi, gjen Flamurtarin në finalen e titullit

Basketboll/ Tirana e vajzave eliminon Partizanin në derbi, gjen Flamurtarin në finalen e titullit