'Si ta pranoj' kënga për motrën e ndarë nga jeta 1 vit më parë, vëllezërit Pepa: 'Nuk e pranojmë humbjen e Blertës'

Ermal dhe Roland Pepa, vëllezërit e Blerta Pepës, e cila humbi jetën rreth një vit e gjysëm më parë sapo kanë nxjerrë këngën e tyre “Si ta pranoj” kushtuar së motrës. Të ftuar në emisionin “Rreze Dielli” në Report Tv, vëllezërit shprehen se nuk do ta pranojnë kurrë këtë humbje, e cila ishte e papritur dhe shumë e dhimbshme. 


Ne nuk mund ta pranojmë asnjëherë humbjen e Blertës, sepse ajo nuk ishte diçka nga Zoti le të themi, por ishte një humbje shumë tragjike. Dhe titulli i këngës “Si ta pranoj” tregon që nuk mund ta pranojmë. Të hysh në një operacion të thjeshtë dhe të mos dalësh më nga ajo sallë është diçka shumë shumë tragjike.

Roland Pepa, këngëtar


Megjithëse kënga me tekst të Fifit , muzikë të Kledi Bahitit dhe realizim të Ernis Çilit ka vetëm  3 ditë që është publikuar, djemtë thonë se mesazhet e ardhura kanë qenë të shumta. Ka pasur nga ata njerëz, shprehet Rolandi, që i kanë shkruar duke thënë se e ndiejnë shumë këtë këngë , pasie dhe ata kanë kaluar të njëjtat situata.


Tek kjo këngë e gjejnë veten shumë njerëz që kanë humbur dikë dhe na kanë ardhur shumë mesazhe që thonë : shiko kënga është për Blertën, por ne e ndiejmë shumë, kemi pasur edhe ne një humbje të tillë.

Roland Pepa, këngëtar


E talentuara Blerta Pepa, humbi jetën rreth një vit e gjysëm më parë gjatë një operacioni në gju. Ajo e dashuronte shumë këngën dhe kishte ëndrra në fushën e muzikës. Blerta Pepa, ishte e njohur për publikun pasi ka qenë konkurrente e edicionit "Gjeniu i Vogël" në vitin 2014.

/b.ha./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Si do jenë ndryshimet në Kodin Zgjedhor që do bëjnë PS-Rithemelimi?



×

Lajmi i fundit

Një shesh në Tiranë do të mbajë emrin e Dr. Florit, ja ku ndodhet

Një shesh në Tiranë do të mbajë emrin e Dr. Florit, ja ku ndodhet