Si të arredoni ambientet tuaja mirë dhe lirë/ Megatek sjell tendencat e fundit

Si të arredoni ambientet tuaja mirë dhe lirë/ Megatek sjell tendencat e fundit

Arredimi nga Megatek

Shpesh na rastis që hyrja për në ambientin e brendshëm të shtëpisë kalon në fillim nëpërmjet korridorit, i cili njihet ndryshe si ambienti ku ne marrim relaksin e parë duke hequr këpucët,pallton çadrën etj ndaj edhe fokusi ynë në temën e ditës së sotme fillon me korridorin.

Ka shumë mënyra për të arreduar një korridor, pavarësisht nga sipërfaqja e tij Mjafton pak dëshirë, fantazi dhe një shëtitje në Hipermarketin Megatek për ta dekoruar korridorin e shtëpisë tuaj në mënyrë elegante dhe moderne.

Në Megatek gjeni mobilie me përmasa dhe ngjyra të ndryshme si rafte këpucësh, portmando dhe aksesorë të shumëllojshëm që zbukurojnë korridorin tuaj.

Një tjetër zgjidhje që ofron Megetek për korridorin, është mobilimi me kolltukë, divane dhe rafte.

Dhoma e ndenjes
Dhoma  e ndenjes është ambienti më i rëndësishëm i shtëpisë. Për të krijuar një ambient të ngrohtë  relaksi, të këndshëm e mikpritës drejtohuni në Megatek, ku do të gjeni divane dhe mobilie, të bëra me materiale të kualitetit të lartë.

Duke filluar me divanet clik -clak, apo portative që hapen, siç njihen në përditshmëri, për të vijuar me modele të tjera divanësh të ngjyrave të ndryshme, të përdorshme për sallone shtëpish, sidomos për shtëpi plazhi, shtëpi studentësh, dhoma fëmijësh dhe paradhoma zyre.

A e dini që divanet dhe kolltuqet që tregtohen në Megatek kanë një rezistencë prej 50.000 uljesh ? Çdo produkt që tregtohet në Megatek është i garantuar dhe testuar më parë për të pasur një jetëgjatësi dhe rezistencë të lartë.

Çdo pjesë e mobilieve në dhomën e ndenjes duhet të plotësojë të tjerat. Tavolina është një tjetër mobilie që plotëson stilin e dhomës së ndenjës dhe në tërësi të  shtëpisë tuaj.

Megatek ofron tavolina  mesi, të përmasave dhe tipeve të ndryshme. Duke filluar  nga tavolina transparente e kategorizuar në stilin e modës së viteve 2025, e cila ka mbërritur në Megatek para 3 javësh.

 Kjo tavoline eshet e nje cilësie të lartë, nuk është thjesht xham, por xham i temperuar me trashësi solide dhe një pamje potente.

Gjithashtu në Megatek do të gjeni modele te tjera tavolinash mesi apo këndore prej MDF–je shumëngjyrëshe, te përshtatshëm per stile e gusto te ndryshme

Perdet, shufrat e perdeve, jastëkët dhe grilat
Për të arreduar me stil sallonin janë të rëndësishme edhe aksesorë të tjerë, si perdet, grilat dhe jastëkët.

Megatek prezanton modën e fundit pranverë –verë 2018 me ngjyra të mrekullueshme me përmasa të shumta dhe material shumë cilësor.

Zgjedhjet në Megatek janë të shumta dhe origjinale.

Dalluese në këtë sektor nuk është vetëm gama e larmishme e perdeve, shufrave të perdeve, jastëkëve apo i grilave të ndryshme, por edhe çmimi më i mirë në treg.

 Të gjitha këto super dizenjo janë prodhime shumë cilësore franceze, spanjolle, italiane etj.

Për më tepër, gjatë gjithë muajit prill, në Megatek, pritet të vijnë  një gamë ekstra produktesh të ndryshme, që do t’i shtohen portofolit të këtij sektori, duke e bërë një sektor shumë atraktiv për një numër shumë të madh klientësh.

Në dhomën e ndenjes,  e jo vetëm, nuk mund të mungojnë lulet dhe vazot dekoruese.

Megatek është përkujdesur që të sjellë, vazo dekoruese të llojeve të ndryshme, sipas trendit të fundit, në mënyrë që ato të kombinohen në ambiente me lule të thata , lule natyrale apo me lule artificiale.

Gjithashtu do të gjeni vazo dekoruese, për qirinj aromatikë, të pikturuara me një shije të hollë artistike.

Tapetet
Një ambjent modern bëhet epiqendra e shtëpisë tuaj, sidomos kur zgjedh tapete, që nuk dallohen vetëm për cilësi.

Në Megatek, në sektorin e tapeteve, gjendesh brenda një bote tjetër që të frymëzon dhe të dhuron dashuri.

Në këtë sektor, Megatek prezanton një larmi produktesh që mbartin jo vetëm trend dhe ngjyra, por edhe histori të cilat datojnë që nga periudha e babilonisë së lashtë deri tek qytetërimi i sotëm modern.

Ndër të tjera do të gjeni tapet Persian, i mbushur plot histori, i stiluar nga 15 ngjyra,  të cilat ndryshojnë në varësi të këndit të dritës, fitues i medaljes së artë.

Ky model tapeti vjen në tregun shqiptar eksluzivisht nga Megatek. Një prodhim spektakolar, me një trashësi optimale e prodhur me 1.500.000 nyje dhe me një shkëlqim vezullues, do ta shndërronte sallonin tuaj, në një sallon mbretëror.

Magetek prezanton tapete moderne 100% lesh organik, të punuar me dorë nga artizanet persiane. Një tapet i trashë dhe shumë i ngrohtë, me modele dhe ngjyra të ndryshme, lehtësisht të kombinueshme për të gjitha shijet e klientelës ( moderne dhe klasike) e rekomanduar për përdorim në familjet që kanë fëmijë të vegjël.

Tapetet moderne Hit- Set  të prodhuara me fibra etileni nga prodhues italianë, belgë,  me dizenjo moderne dhe  ngjyra të mrekullueshme.

Tapetet FRIZE janë shumë të përdorshme dhe kanë një çmim relativisht shumë të ulët.

Tapete Shagy me mikrofibër ofrohen në Megatek me një larmi ngjyras dhe përmasa të ndryshme.

Tapetet Shagy që Megatek tregëton janë të shumëllojshme, duke filluar nag Shagy me  fibra polietileni me disa ngjyra, Shagy me polyester  të punuar me dorë , ku shtresa e bazamentit është 100% pambuk dhe fijet e Shagy poliestër,e per ta mbyllur me  Shagy me mikrofibër shumë të butë dhe fije shumë të hollë.

Këto tapete ofrojnë ngrohtësi dhe rehati
Fëmijët  tuaj në shumë raste do të preferojnë të flejnë gjumë mbi këtë tapet dhe jo mbi krevat, pasi nuk leshon push sikurse mund të leshojnë tapetet prej akriliku apo tapetet prej leshi.

Gjithashtu në Megatek do të gjeni tapete pambuku.  Këto tapete janë të prodhuara me 100% pambuk, me ngjyra të larmishme. Për më tepër janë shumë higjenik, pastrohen lehtë edhe në lavatriçe e mbi të gjitha, përveç cilësisë, kanë një çmim shumë të lirë.

Në Megatek mund të plotësoni edhe dëshirat e fëmijëve për arredimin e dhomës së tyre me tapete.

Tapetet dhe rrugicat me personazhet e preferuara të fëmijëve, me ngjyra të ndryshme, për vajza dhe djem, i gjeni në Hipermarketin më të madh në Shqipëri.

Nuk ka se si të mungojnë moketet në Megatek. Mokete për hotele rezistente kundrejt zjarrit, mokete për shtëpi dhe dhoma fëmijësh, mokete për zyra dhe mokete për kopshte apo çerdhe, përbëjnë një tjetër gamë të produketeve që ofron Megatek.

Ora 18:06
Megatek sjell tendencat e fundit, arredoni shtëpinë ambientet tuaja mirë dhe lirë
  • /b.ha./Shqiptarja.com
    Komento

    KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

    • Sondazhi i ditës:

      Si do jenë ndryshimet në Kodin Zgjedhor që do bëjnë PS-Rithemelimi?



    ×

    Lajmi i fundit

    Drogë me postë nga Kalifornia në Tiranë, dy të arrestuar! Sekuestrohet 3.2 kg kanabis

    Drogë me postë nga Kalifornia në Tiranë, dy të arrestuar! Sekuestrohet 3.2 kg kanabis