Si të drejtoni flokët me këto mënyra natyrale pa i dëmtuar ato, ja produktet

Si të drejtoni flokët me këto mënyra natyrale pa i dëmtuar ato, ja produktet

Foto Ilustruese

Duke e njohur mjaft mirë rëndësinë e pamjes së jashtme femrat duket se do të bënin çdo gjë për t’u dukur bukur, ndaj ju këshillojmë ta filloni me flokët pasi vërtetë janë gjysma e bukurisë. Më poshtë do të listojmë disa produkte natyrale që do t’ju drejtojnë flokët në kushte shtëpie pa patur nevojën e aksesorëve si tharëse, piastër apo krehër.

Vaji kokosit: Vaji i kokosit jo vetëm që i mban flokët e drejta duke shmangur kaçurrelat apo elektrizimin, por ky vaj ka gjithashtu përbërës antibakterialë që pastron lëkurën e kokës thellësisht duke reduktuar infeksionet apo rënien e flokëve. 2 orë përpara se të lani flokët lyejini me vaj kokosi e do të shihni që pas larjes flokët do të jenë shumë të shkrifët.

Birra: Nëse doni flokë të drejtë duhet t’i shpëlani me birrë. Kjo pije është e pasur me antioksidantë dhe vitamina dhe shkëlqen flokët nga rrënjët deri tek majat. Birra e flokëve përdorej nga gjyshet tona edhe për të bërë kaçurrela.

Uthulla e mollës: Uthulla e mollës rregullon pH-in e skalpit. Ajo që duhet të bëni është të përzieni 2 lugë uthull molle në një gotë ujë dhe të shpëlani flokët me këtë përzierje. Nuk është nevoja t’i shpëlani flokët pasi era e uthullës nuk do të ndihet.

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Rithemelimi propozon rikthimin e koalicioneve të vjetra, a jeni dakord?



×

Lajmi i fundit

Akrobatët performancë te Amfiteatri: Të ndërtohet Cirku i ri, stërvitemi në kushte skandaloze

Akrobatët performancë te Amfiteatri: Të ndërtohet Cirku i ri, stërvitemi në kushte skandaloze