Si të dukeni bukur gjatë verës

Si të dukeni bukur gjatë verës

Foto ilustruese

Vera është e gjitha për t'u argëtuar. Është koha e përkryer për të përqafuar bukurinë tuaj natyrore dhe për të provuar tendencat e reja. Disa nga gjërat që duhet të bëni për t’u dukur bukur gjatë verës janë këto:

1. Aplikoni grimin me masë

Idea është të dukeni bukur dhe natyrale. Duke lënë grimin të theksojë bukurinë tuaj natyrale në vend se të marrë vëmendjen e saj.

2. Mos e harroni kremin mbrojtës

Shmangni shtretërit për rrezitje, pasi ato mund të shkaktojnë kancer. Ekspozimi në diell është i mirë për ju, por mos harroni të mbani kremin mbrojtës. Ju do të merrni ende atë shkëlqim të puthitur nga dielli, por gjithashtu do të parandaloni kancerin e lëkurës dhe çdo skuqje irrituese.

3. Shmangni nxehtësinë në flokët tuaj

Preferohet që aparatet për rregullimin e flokëve të cilat lirojnë nxehtësi, të mos përdoren shumë gjatë muajve të verës.

4.Pantallonat e shkurtra janë miku juaj

Një palë pantallona të shkurtra dhe një bluzë e thjeshtë janë dukja perfekte për ditët e nxehta të verës.

5.Fustanet janë çdo herë në trend

Për shkak se është verë, kërkoni pëlhura të lehta me ngjyra dhe modele të ndritshme. Fustanet janë çdo herë zgjidhja e duhur për një dukje të bukur.

6.Mos vendosni shumë aksesorë

Stolitë ngjyrë ari janë ideale për stinën e verës, por duhet të përdoren me masë. Varëset e thjeshta, vathët, unazat, janë aksesorët që e bëjnë dukjen tuaj komplete.

7. Këpucët 

Mundësitë janë të pafundme. Provoni këpucë të thjeshta tenisi ose sandale të lidhura. Mos vishni këpucë, në të cilat nuk ndiheni rehat. Shmangni këpucët shumë të larta, mbathni ato më praktike në të cilat mund të qëndroni gjithë ditën.

8. Vishni rroba komode

Vishni rroba që ju bëjnë të ndjeheni mirë. Shmangni rrobat tepër të ngushta, në vend të tyre vishni rroba më të gjëra të cilat ju bëjnë të ndiheni komod.

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    A ka politika frikë nga SPAK-u?



×

Lajmi i fundit

Sulmet e Metës ndaj SPAK, deputeti i PS: Është në hall të madh, të bëhet burrë e ta çojë deri në fund përballjen me drejtësinë

Sulmet e Metës ndaj SPAK, deputeti i PS: Është në hall të madh, të bëhet burrë e ta çojë deri në fund përballjen me drejtësinë