Si të kontrollosh peshën? Shumë stërvitje, shumë kalori të djegura.

Si të kontrollosh peshën?  Shumë stërvitje, shumë kalori të djegura.

Foto ilustruese

Të gjithëve na ka ndodhur që ndonjëherë na hahet aq shumë saqë kur mbarojmë së ngrëni ndihemi të fryrë dhe menjëherë na shkon mendja tek pesha.  Por ka një lajm të mirë pas gjithë kësaj. Ushqimi që konsumojmë për një ditë nuk lidhet menjëherë me shtimin në peshë, por me mënyrën se si ushqehemi prej javësh mund të rezultojë me shtim në peshë.

Hungton Post i referohet dy dietologëve që thonë se shtimi në peshë ndodh thjesht kur kemi një mungesë ekuilibri midis ‘kilojoules’ që përftohen dhe ‘kilojoules’ që digjen. “Kjo nuk ndodh vetëm me një vakt, shtimi në peshë ndodh kur ekuilibri pritet në një periudhë kohe, pra kur ti ha shumë, nuk djeg kalori, dhe çdo javë akumulohen teprica të cilat kthehen në masë dhjamore në trup’. E rëndësishme është që të shijoni të gjitha ushqimet duke ruajtur ekuilibrin dhe të digjni kaloritë.

Sasia e ushqimit që duhet të hamë varet dhe nga individi sepse trupi punon dhe përdor energji për të përfunduar detyrat automatikisht pa menduar, si frymëmarrja. Kaloritë që secili person djeg për të mbajtur trupin  në formë, njihet si norma metabolike bazale. Çdo person ka një kërkesë të caktuar për energji, që ndryshon në varësi të faktorëve të shumtë si mosha, gjatësia, sëmundja si dhe  aktiviteti zik. Një gjë e rëndësishme është edhe metabolizmi.

Disa persona kanë metabolizëm të mirë dhe nuk vënë peshë kollaj, por këta persona duhet të ushqehen mirë për të baraspeshuar aktivitetet e ditës me nevojat e trupit për ushqim. Kryesorja: Trupi çliron energji kur stërvitemi, që do të thotë: Shumë stërvitje, shumë kalori të djegura.

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Si do jenë ndryshimet në Kodin Zgjedhor që do bëjnë PS-Rithemelimi?



×

Lajmi i fundit

'Tempulli' deri tani u sekuestruan mbi 1600 kg drogë, Balla: Do vijojmë

'Tempulli' deri tani u sekuestruan mbi 1600 kg drogë, Balla: Do vijojmë