POP 5

Lajmet më të lexuara të 5 minutave të fundit

Si të shpëtoni kur bie tërmet e ju jeni në gjumë? Ju prezantojmë krevatin që mbyllet vetë, mund të ruani edhe ushqimin

Krevati që ju shpëton jetë në rastet kur bie tërmet

Viti 2018 përveç ngjarjeve të shumta do të karakterizohet edhe nga tërmetet e shumta.

Nga njëri skaj i botës në tjetrin, ky vit ka patur lëkundje të konsiderueshme. Vendi ynë, nuk ka qenë fort i imunizuar nga dridhjet e pllakave tektonike. Por çfarë mund të arrijë të bëjë shkenca në rastet kur lëkundjet janë të papërballueshme dhe të paparashikueshme?

Ka një zgjidhje që në plan të parë duket goxha efikase. Bëhet fjalë për një krevat të krijuar posaçërisht për rastet kur tërmeti bie dhe ju jeni në gjumë. Krevati mbyllet automatikisht dhe është i mbrojtur në rast lëkundjesh, rrëzimesh, apo çdo efekt tjetër që shkakton tërmeti. Gjithçka që duhet të bëni është të shtriheni dhe ai mbyllet vetë, duke iu shpëtuar  jetën derisa të kalojë rreziku. E teksa prisni që rreziku të kalojë, mund të pini pak ujë ose të konsumoni ushqim, pasi ky krevat ju mundëson ruajtjen e depozitave ushqimore.

E paparë apo jo?

Për më shumë ndiqni videon

f.g.
Komento