POP 5

Lajmet më të lexuara të 5 minutave të fundit

Si të dobësohesh duke ngrënë 5 vaktë në ditë

Foto Ilustruese

Nuk duhet të shqetësoheni më për mënyrën e rënies nga pesha. Sfida më e madhe për ju shoqërohet me ngrënien e 5 vakteve në ditë. Dietologia Angela Dowden ka projektuar dietën më të lehtë të parë ndonjëherë. Ju as që do ta kuptoni që po e limitoni veten në konsumimin e ushqimit.

Daily Mail shkruan se sipas Dowden ju duhet të të konsumoni pesë racione fruta dhe perime në ditë. Nga kjo dietë pritet të humbisni në dy kilogramë në 2 javë. Gjithashtu ushqimi që hani duhet të përbëhet nga 80g fruta dhe perime në ditë, veçanërisht zarzavate që janë të larta në fibra dhe të ulëta me karbohidrate.

Kjo dietë mund të përfshijë një pjesë të vogël boronica, 1 kivi dhe kos pa yndyrë për mëngjes. Konsumoni një fileto salmoni me sallatë perimesh për drekë dhe një rizoto me perime për darkë. Pas mëngjesit konsumoni banane dhe 1 ose 2 orë pas drekës  një pjesë të vogël të arra dhe rrush të thatë.

 

fl.mi.
Komento