“Signs, games and messages”, koncerti i Florian Vlashit në Spanjë rikujton vitin 1968

“Signs, games and messages”, koncerti i Florian Vlashit në Spanjë rikujton vitin 1968

Violinisti shqiptar Florian Vlashi

“Signs, games and messages” titullohet koncerti i violinistit Florian Vlashi kushtuar ngjarjeve të muajit maj të vitit 1968 në shumë prej vendeve të Evropës.

Veprimtaria artistike që do të zhvillohet pas një jave në sallën e Universitetit të qytetit Santiago de Compostela (Spanjë) synon të rikthejë në memorie ngjarjet e rëndësishme që shenjuan të ardhmen e të rinjve evropianë 50 vjet më parë.

Tashmë, violinisti shqiptar që punon në Orkestrën Sinfonike të Galicisë që nga viti 1992, është një nga instrumentistët më aktivë në jetën koncertore spanjolle.

Violinisti durrsak Florian Vlashi, kohët e fundit ka zhvilluar një sërë takimesh, konferencash dhe koncertesh në shkollat dhe Universitetet e Galicisë. Pas dy ditësh ai është ftuar në Fakultetin e Arteve të Bukura në Pontevedra, ku do të interpretojë vepra nga autorë të njohur të shekullit të kaluar si Iannis Xenakis, Cristobal Halffter, Gyorgy Curtag, Helmut Lachnemann dhe Carlos Lopez Garcia-Picos.

Që nga fillimi i muajit maj, 55-vjeçari Vlashi ka dhënë edhe dy koncerte të tjera në Korunja dhe qytetet pranë, së bashku me ansamblin instrumental “Shekulli XX”,  themeluar dhe drejtuar prej tij që nga viti 1996.

Virtuozi Florian Vlashi

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Partia e Mitsotakis kandidon Fredi Belerin për eurodeputet, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Basha poston foto me Kurtin pas votimit për Kosovën në KiE: Duke ndarë gezimin e kësaj arritje të madhe

Basha poston foto me Kurtin pas votimit për Kosovën në KiE: Duke ndarë gezimin e kësaj arritje të madhe