Siguria ushqimore/ AKU intensifikon kontrollet, 3 herë më tepër gjoba dhe kontrolle

Siguria ushqimore/ AKU intensifikon kontrollet, 3 herë më tepër gjoba dhe kontrolle

Foto ilustruese

Ministria e Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural krahas vëmendjes për kontrollet e produkteve ushqimore, ka kushtuar kujdes të posaçëm edhe për inputet bujqësore, jo vetëm për zbatimin e planit paraprak të monitorimit, por duke e korrektuar këtë edhe me të dhëna dhe indicie të ardhura nga dëgjesat publike apo edhe shqetësime në media. Kështu, Autoriteti Kombëtar i Ushqimit ka intensifikuar mbikëqyrjen përmes sensibilizimit të operatorëve, paralajmërimit apo edhe ndëshkimit të tyre për raste shkeljes, bllokimit të produkteve edhe nëpërmjet bashëkpunimit ndër-institucional për të maksimizuar efektin e veprimit ligjor. 

Sipas njoftimit zyrtar nga AKU-ja, gjatë periudhës Tetor 2017 – Qershor 2018 janë kryer rreth 3948 inspektime dhe ndaj subjekteve të gjetura me shkelje janë marrë masa administrative: 116 paralajmërime, 80 gjoba me vlerë 6 890 000 lekë, janë bllokuar 75.4 tonë produkte kësisoj (fara dhe plehra), si dhe 23 litra e 60 fidanë. Ndërkohë që në periudhën Janar – Shtator 2017 janë kryer 4769 kontrolle dhe ndaj subjekteve të gjetura me shkelje janë marrë masa administrative: 101 paralajmërime, 25 gjoba me vlerë 1 740 000 lekë si dhe janë bllokuar 23.5 tonë produkte kësisoj (fara dhe plehra).

Gjykuar nga shifrat gjatë periudhës Tetor 2017 – Qershor 2018 janë realizuar rreth 800 kontrolle më pak, por dukshëm është rritur efektiviteti dhe cilesia e këtyre kontrolleve duke gjeneruar 1.5 herë më tepër paralajmërime, rreth 3 herë më tepër numër gjobash, rreth 4 herë më tepër vlerë gjobash dhe 50 tonë sasi produkti e bllokuar dhe asgjesuar më shumë sesa 9 mujori pararendës. Me qëllim që rezultatet e kontrolleve të mbështeten me konkluzione shkencore në bashkëpunim me rrjetin e laboratorëve në varësi të MBZHR-së, është dyfishuar edhe numri i analizave të inputeve bujqësore. 

Kjo veprimtari përfshin zbatimin e një plani monitorimi të miratuar nga MBZHR-ja, të korrektuar sipas rastit me plane të veçanta, marrë shkas nga analizimi i të dhënave nga dëgjesat publike, apo problematikave të investiguara nga mediat.  MBZHR-ja garanton fermerët për cilësinë dhe treguesit e inputeve bujqësore që qarkullojnë në treg duke bërë thirrje, që të frekuentojnë shërbimin e ekstensionit të MBZHR-së, pasi edhe përdorimi i inputeve bujqësore, jashtë protokolleve agronomike është shkak për dështimin e rendimenteve të pritshme të tyre nga fermerët.Nga ana tjetër inkurajon këdo të denoncojë cdo rast abuzimi.

(Tabela. 1 Aktiviteti i inspektimeve ne impute bujqesore Janar – Shtator 2017 dhe Tetor 2017 – Qershor 2018)

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Mendoni se komisionet hetimore për Shëndetësinë e TIMS do kenë rezultat?



×

Lajmi i fundit

Fier, 36-vjeçar fut në makinë të renë me probleme të shëndetit mendor dhe e ngacmon seksualisht

Fier, 36-vjeçar fut në makinë të renë me probleme të shëndetit mendor dhe e ngacmon seksualisht