POP 5

Lajmet më të lexuara të 5 minutave të fundit

Siguria ushqimore, Nikolla inspekton bizneset që shesin pranë shkollave në Lezhë (VIDEO)

Në prag të nisjes së vitit të ri shkollor, ministrja e Arsimit Lindita Nikolla së bashku me zv/ ministren e Bujqësisë, Ermira Gjeci kryen një inspektim në disa subjekte pranë shkollave "Beslidhja", "Gjergj Kastrioti" dhe "Hydajet Lezha" në Lezhë, që shesin produkte ushqimore për nxënësit.

Ministrja Nikolla u shpreh se "Shkolla po fillon dhe gjithë vëmendja është tek nxënësit edhe në një aspekt tjetër që lidhet me sigurinë ushqimore. Ndaj në cilësinë e ministres do doja të falenderoja Autoritetin Kombëtar të Ushqimit të cilët këto ditë përfundojnë inspektimet e para te të gjithë standardeve të bizneseve që operojnë rrotull shkollave. Do të jetë një vëmendje e posaçme edhe në ditët kur fillon shkolla në mënyrë që ne të sigurojmë sigurinë ushqimore për të gjithë gamën e asortimenteve që këto biznese ofrojnë për nxënësit dhe jo vetëm".

Ministrja Nikolla gjate inspektimit ne Lezhe

Ndërsa zv/ ministrja e Bujqësisë Ermira Gjeci theksoi se "AKU është drejt finalizimit të planit të inspektimeve që do të kryej në të gjithë operatorët e biznesit ushqimor të cilët ushtrojnë aktivitetin pranë shkollave duke pasur në qendër të fokusit nxënësit, duke dashur të sigurojë sigurinë ushqimore në të gjithë këta operator në përmbushjen e kushteve higjeno sanitare. Është një operacion që pritet të përfundojë në fillim të tetorit dhe do të jetë gjatë gjithë vitit 2018-2019’. Viti i ri shkollor nis në datë 17 shtator.

d.ba./b.ha.
Komento

Komente

  • Leta: 11/09/2018 16:25

    Po mir mor zoterinj,kontroll neper dyqane, po ata qe shesin ne portat e shkollave, qe gjeja me e shemtuar dhe Me e pakontrolluar .O po prisni te ndoth ndonje gje dhe pastaj te merrni masa .

    Përgjigju