Kompanitë e sigurimeve, 4.6 milionë € fitim nga makinat në 2017-ën

Kompanitë e sigurimeve, 4.6 milionë € fitim nga makinat në 2017-ën

Foto ilustruese

Vitin e kaluar kompanitë e sigurimeve fituan 580 milionë lekë ose rreth 4.6 milionë euro nga sigurimi i detyrueshëm motorrik. Të dhënat e detajuara nga Autoriteti i Mbikëqyrjes Financiare tregojnë se produkti kryesor i industrisë së sigurimeve, por edhe ai që shkakton dëmet më të shumta, në fakt rezultoi fitimprurës. Madje, rezultati i vitit 2017 ishte më i larti i pesë viteve të fundit.

Raporti mes dëmeve dhe primeve për këtë produkt ishte rreth 28%, në linjë me mesataren e tregut shqiptar, por shumë i ulët krahasuar me tregjet e tjerë.

Kompanitë shqiptare vijojnë të kenë raporte krejtësisht anormale, sepse primet shkojnë më shumë për shpenzime të marrjes në sigurim dhe administrative, sesa për të paguar dëme.

Siguruesit vazhdojnë të kenë shuma të mëdha detyrimesh të pashlyera ndaj fondit të kompensimit të Byrosë Shqiptare të Sigurimeve. Këto detyrime lidhen pikërisht me dëmet e shkaktuara ndaj personave të siguruar nga mjete të tjera të pasiguruara ose të paidentifikuara. Sipas Autoritetit të Mbikëqyrjes Financiare, detyrimet ende të bartura arrijnë në rreth 1.7 miliardë lekë ose 13 milionë euro.

Sipas raportimeve financiare të subjekteve, rezultati i përgjithshëm për të gjitha kompanitë e sigurimit të jo-jetës vitin e kaluar kishte vlerën e 958 milionë lekëve ose 7.5 milionë eurove.

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Ilir Meta sulmon kreun e SPAK, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Conference League/ Dramë në 120 minuta dhe penallti, Fiorentina dhe Aston Villa kalojnë në gjysmëfinale

Conference League/ Dramë në 120 minuta dhe penallti, Fiorentina dhe Aston Villa kalojnë në gjysmëfinale