Simboli i shqiponjës dhe veshja kombëtare ‘pushton’ Japoninë, zbuloni arsyen (FOTO)

Simboli i shqiponjës dhe veshja kombëtare ‘pushton’ Japoninë, zbuloni arsyen (FOTO)

Çifti shqiptaro-japonez dhe dasmorët duke bërë simbolin e shqiponjës

Një çift shqiptaro-japonez kanë kurorëzuar dashurinë e tyre me një dasëm në Tokio të Japonisë. Arbër Demo dhe japonezja Mana Aoki janë martuar në një ceremoni dasme në kryeqytetin japonez.

çifti shqiptaro-japonez

Miku i çiftit, Micky Haxhislami ka shpërndarë  disa fotografi shumë të veçanta, të cilat sjellin atmosferën e bukur nga hoteli ku është zhvilluar ceremonia. Por ajo që spikat në këtë ceremoni, është një detaj mjaft i bukur, ku dasmorët, kryesisht nga ana e nuses, kanë bërë të gjithë simbolin e shqiponjës me duar.

çifti shqiptaro-japonez

Por mesa duket simboli i famshëm që identifikon Shqipërinë ka 'fluturuar' deri në Japoninë e largët, duke na mbushur me atdhetarizëm. Gjatë ceremonisë nuk munguan edhe elementët tradicionale shqiptarë, ku çifti shqiptaro-japonez,u vesh me kostumet kombëtare shqiptare, detaj që ky u veçua, si një ndër momentet më të këndshme të dasmës.

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Koli: 21/08/2018 07:33

    Hallall ja befte zoti

    Përgjigju
  • Kafsha: 20/08/2018 20:59

    Po po, po gomar po.. devijoje linjën e gjakut ti dhe pastaj na rroftë shqiponja me duar..

    Përgjigju
    • Anonim: 21/08/2018 15:44

      Po o kafshe po, hej zot na mbyten budallenjte.

  • Arberi: 20/08/2018 20:49

    Ju lumt, e qofshi me fat përher !

    Përgjigju
    • Luli: 22/08/2018 13:54

      Jete te lumtur Arber

  • Sondazhi i ditës:

    Mendoni se komisionet hetimore për Shëndetësinë e TIMS do kenë rezultat?



×

Lajmi i fundit

Arrestimet në bashkinë e Tiranës, deputeti socialist në 'Frontline': Ja lumsha SPAK-ut, të korruptuarit atje ku e meritojnë

Arrestimet në bashkinë e Tiranës, deputeti socialist në 'Frontline': Ja lumsha SPAK-ut, të korruptuarit atje ku e meritojnë