Simbolika e sheshit të Tiranës ndër vite, funksioni, arkitektuara dhe monumentet

Simbolika e sheshit të Tiranës ndër vite, funksioni, arkitektuara dhe monumentet

Sheshi 'Skënderbej'

Sheshi, në rrugën imagjinare të kujtesës, është vendosur gjithmonë në qendër të një sistemi kompleks dhe të ndërlikuar shenjash urbane, ku në të përmblidhen në të njëjtën kohë burimi dhe zgjidhja. Duke rimarrë konceptin antropologjiko-qendror sipas së cilës njeriu gjendet në qendër të botës dhe arkitektura shërben për të krijuar një hapësirë për të, e menduar sipas mizurave të tij është në gjendje të garantojë të jetuarit.

Sheshi është një hapësirë e përftuar nga një zgjidhje e vazhdueshmërisë së të punuarit, një qendër force, e një potencialiteti të pashprehur apo të shprehur në një nivel të ndryshëm, shpesh e përcaktuar dhe e karakterizuar nga një pjesëmarrje e veçantë arkitektonike e një rëndësie të caktuar  (si kishë, monument, pallat mbretëror, muze, shatërvan etj).

Një interpretim hapsinor i një koncepti universal, është grumbullimi, për të cilin çdo epokë dhe shoqëri kanë kontribuar, në kohë dhe periudha të ndryshme historike. Një reflektim i tillë mbi domethënien dhe mbi rolin e sheshit si sistem urban është shumë kuptimplotë në panoramën e vendeve dhe jo vendeve bashkëkohore, e dominuar nga zgjedhja e shesheve si vendi i takimit dhe mbledhjeve sociale e shoqërore.

Gjithashtu sheshi është një metaforë e zemrës, ose e qendrës së shenjtë nga të cilat rrezatojnë ndikimet shpirtërore, hapësira e përfunduar, parajsa në mesin e të cilës është vendosur Pema, simboli polar kozmik, e cila është rritja, ngjitja, imazhi dinamik i botës, emblema e jetës shpirtërore.

Fjalët kyçe: Sheshi, Sistem urban, Sheshi hapësirë e përftuar, Vendi i takimit, Imazhi dinamik i botës.

Kjo mënyrë simbolike e të parit të sheshit është ajo që, edhe pse në mënyrë jo të vetëdijshme, ka ndikuar në strukturën dhe në arredimin që karakterizojnë në përgjithësi këto zona. Edhe Shatërvani është gjithashtu një element shumë simbolik, që përfaqëson jetën, burimin e rinisë dhe parimin shpirtëror të mësimdhënies. Tradicionalisht burimi ka lindur në këmbët e Pemës së Jetës, në Parajsën tokësore, dhe prej saj nisen katër lumenj që rrjedhin në katër drejtimet e hapësirës, dhe uji që përtërihet gjithmonë paraqet mocionin e pandërprerë, përjetësinë. Duket qartë marrëdhënia e ngushtë në mes të katër lumenjve dhe panelet e ndarjes të hapësirës urbane në qendër të së cilës sheshi  duket si pikë qendrore, kërthizë, qendra e rrezatimit të forcave nga një pikëpamje e palëvizshme.

Në të gjitha versionet, krijimi u zhvillua duke filluar nga një qendër, nga një pikë fillestare, nga e cila nisen katër lumenjtë në të katër pikat kardinale apo kyçe, duke dizenjuar Kuaternarin e parë të zgjerimit krijues, kryqin e parë. Ajo është një rrjedhë energjish, potencialiteti, i cili përcakton gjurmët primitive të zgjerimit të hapësirës urbane në përputhje me skemat e përbashkëta dhe grumbullimet më të vjetra të njerëzimit, madje një model mendor më parë se fizik. Sipas reflektimit teologjik procesi i krijimit material, duke pasur origjinën e saj në një qendër, parajsa tokësore, ka tendencë për t'u kthyer në këtë model primitiv që të shpengojë veten nga gabimet dhe të rifitoj gjendjen origjinale të hijeshisë.

Pra sheshi, qendra e krijimit dhe  terreni i materializuar, reflektimi tokësor i asaj shpirtëror, është vendi në të cilin kanë bërë marrëveshje të gjitha rrugët e botës, destinacioni i pandërprerë i pelegrinazhit të njerëzve në kërkim të parimit të pandryshueshmërisë, burim i së vërtetës dhe shpëtimit. Brenda rrjetit të rrugëve dhe shtresave që përbëjnë planin territorial, sheshi përfaqëson hapësirën në të cilën shprehet jeta kolektive pra forma urbane në të cilën çdo shoqëri ka  përfaqësuar vetveten. Sheshi për këtë arsye mund të përkufizohet si një trashëgimi kulturore e ndërmjetme, ndërmjet monumentit të vetëm dhe vazhdimësisë urbane, duke grumbulluar funksionet dhe qëndrimet publike kontradiktore me jetën private të ndërtesave dhe pallateve të banuara.

Sheshi me karakter zyrtar apo monumental,vendi i pushtetit dhe i paradave, por edhe hapësira ideale, sheshi ka qenë gjithmonë objekt i ndjenjave kontradiktore, sipas kuptimeve të ndryshme që i atribuohen atij. Për këto arsye sheshi është një pikë e rëndësishme reflektimi duke marrë parasysh dhe duke analizuar ndryshimet që ky objekt pëson në kohëra të ndryshme historike duke qenë i lidhur ngushtë me sjelljet dhe ndërveprimet e ndryshme të banorëve, gjatë shekujve.

Kur flasim për fjalën Shesh, menjëherë na vjen në mëndje “Sheshi Skënderbej”, i cili  është  sheshi qendror i Tiranës, kryeqytetit të Shqipërisë. Ky është sheshi më i madh i Shqipërisë me një sipërfaqe afërsisht 40 000 m². Sheshi mori këtë emër në vitin 1968 kur u vendos monumenti i Skënderbeut mbi kalë i skulptorit Odhise Paskali. 

Sheshi e mori këtë emër në nderim të Heroit Kombëtar Shqiptar, Gjergj Kastrioti Skënderbeu dhe është vendi simbol jo vetëm i kryeqytetit por i të gjithë shqiptarëve, që me sipërfaqen e tij përfaqëson më së miri qendrën gjeografike dhe politike të Shqipërisë.  Fokusi i këtij sheshi është përqendruar në statujën madhështore kushtuar heroit kombëtar, përball të cilit shtrihet mbi bazën e simetrive simbolike arkitektonike dhe urbanistike, ndërtesa me një arkitekturë racionaliste e Muzeut Historik Kombëtar.

Ky shesh u konceptua fillimisht në qendrën historike të Tiranës nga Mbreti Zog I në bazë të stilit arkitektonik neo-racionalist, ajo u zgjerua në vitet ndërmjet 1920-1930 nën diktaturën fashiste të Mbretërisë së Italisë. Më pas, në periudhën komuniste (1944-1990), u rimodelua sipas kërkesave të regjimit të atëhershëm. Ndryshimet e fundit në këtë shesh u bënë gjatë viteve 2016-2017. Aktualisht ky shesh sjell një impakt më ndërveprues me njeriun dhe bëhet simbol i jetës se përditshme të tij. Është vendi dhe hapësira shplodhëse dhe gjithashtu pika e takimit për qytetarët jo vetëm të Tiranës por të gjithë Shqipërisë.

Sheshi rrethohet sot nga Banka Kombëtare e Shqipërisë (1936), Muzeu Historik Kombëtar (1981), Hotel Tirana International (1979), Pallati i Kulturës (1960), Kulla e Sahatit (1821), Xhamia e Ethem Beut (1823), Bashkia e Tiranës (1920), Teatri Kombëtar i Fëmijëve (1920).

Arkitektura dhe funksioni i sheshit. Teatri i skenës së përditshme.
Pazari i Ri i Tiranës mori jetë në vitin 1931 dhe në vitet që pasuan njohu vetëm rritje dhe zhvillim. Ai u krijua si nevojë e shtimit të aktivitetit tregtar i cili nuk mund të përballohej vetëm me Pazarin e Vjetër. Pas prishjes së Pazarit të Vjetër në vitin 1959, Pazari i Ri mbeti për shumë kohë qendra e vetme, e madhe e tregtisë së mishit, peshkut, perimeve e frutave në Tiranë. Ky pazar ndodhet në atë zonë të Tiranës, që së bashku me lagjen e Mujos përfaqëson një nga zonat më të vjetra të qytetit. Edhe sot Pazari i Ri vazhdon të mbetet një nga tregjet më të mëdhenj për tregtimin e mishit, peshkut, perimeve e frutave në kryeqytet. Tashmë kjo zonë është ridimensionuar dhe është kthyer në një zonë të zhvillimit të biznesit për të ofruar një model të ri investimi dhe hapësire komunitare. Pazari i Ri është një hapësirë që funksionon në çdo orë, ku paradite fokusi më i madh është  tek tregtimi i produkteve dhe pasdite tek çështjet e kulinarisë, për restorantet rreth e rrotull dhe zhvillimin e aktiviteteve artistike – kulturore si festa, panaire, etj. Tregjet tradicionale, e veçanërisht pazaret e vjetra, kanë përfaqësuar jo vetëm hapësirat urbane të shkëmbimit ekonomik, por edhe hapësirat urbane me intensitetin më të lartë të komunikimit shoqëror dhe kulturor.

Duke rimarrë konceptin antropologjiko-qendror sipas së cilës njeriu gjendet në qendër të botës dhe arkitektura shërben për të krijuar një hapësirë për të, e menduar sipas mizurave të tij është në gjendje të garantojë të jetuarit. Një interpretim hapsinor i një koncepti universal, është grumbullimi, për të cilin çdo epokë dhe shoqëri kanë kontribuar, në kohë dhe periudha të ndryshme historike. Një reflektim i tillë mbi domethënien dhe mbi rolin e sheshit si sistem urban është shumë kuptimplotë në panoramën e vendeve dhe jo vendeve bashkëkohore, e dominuar nga zgjedhja e shesheve si vendi i takimit dhe mbledhjeve sociale e shoqërore. Procesi i bashkimit të formave dhe vëllimeve të një sheshi njihen si një elementët përbërës të hapësirave kolektive, duke mohuar monotoninë e një hapësire lineare në favor të një ndërprerjeje planesh dhe pikëvështrimesh.

Logjika kompozicionale duket e kuptueshme dhe perceptohet në sekuencën natyrale të hapësirave e bazuar në perceptimin e boshllëkut si hapësirë ndërveprimi. Secili prej këtyre elementeve të kujton format esenciale, dhe kërkimin e elementëve arkitektonikë si emblema të qytetit bashkëkohor.

Sa herë, duke ecur në një qytet të panjohur papritmas jemi ndalur atje, të tërhequr nga bukuria misterioze e një sheshi dhe nga arkitekturat e saj dhe pastaj, kemi vazhduar të ecim. Ky qytet atëherë deri diku i panjohur tashmë është bërë jashtëzakonisht i njohur, sikur gjurmët e tij të ishin rishfaqur nga thellësitë ku ato ishin vendosur. Dhe sa herë kujtimi i një udhëtimi, të ngulit në mëndje disa vende të caktuara ku vetë jeta ka ndaluar dhe vazhdon të zhvillohet atje. Kujtimi i atyre vendeve ku, të huajt,  janë ndjerë tepër të mirëpritur, mishëron misterin e artit të lashtë të ndërtimit të qyteteve. Një art që duket se është harruar nga historia e kohëve të fundit urbane, por që ne duhet të mësojmë përsëri në qoftë se duam të veprojnë në qytetet, si në ato moderne apo të konsoliduara qofshin ato. Do të përpiqemi atëherë të rekuperojmë, duke lexuar transformimet e gjurmëve dhe evolucionin social të qytetit, ai mister jetik që ka shmangur rënien dhe ka lejuar zhvillimin e shkencës urbane pra të arkitekturës.

Do të diskutohet rreth sheshin duke kërkuar idenë e saj paraprake, format e saj  që janë trashëguar duke kaluar kufijtë gjeografike dhe kulturore, në një përpjekje për të identifikuar llojet dhe modelet që mund të shërbejnë si një udhëzues në prodhimin tonë bashkëkohor, të bindur se njohja e këtyre organizmave, i ngjarjeve, i sjelljeve mund të përkthehet, në termat e të sotmes, në përpunimin e ri dhe të mrekullueshëm të projektimit.

"Në secilin vend – shkruan Quatremère de Quincy në veprën e tij  Dictionnaire Historique d’Architecure, publikuar në Paris në vitin 1832 – arti i të fabrikuarit rregullisht ka lindur nga një embrion që ka ekzistuar më parë.

Është shumë e rëndësishme të kuptohet se një ngjarje e mëparshme; asgjë në çdo lloj zhanri, nuk vjen nga asgjëja; por kjo nuk mund të mos zbatohet për të gjitha shpikjet e njerëzimit. Kështu ne shohim se të gjithë, pavarësisht nga ndryshimet e mëparshme, kanë ruajtur gjithmonë të qartë, gjithmonë të dukshme në ndjenjën dhe arsyetimin e  parimit të tyre fillestar. Sheshi është ndërtuar nëpërmjet shtresave të ngadalta apo është realizuar nga e para në qytetet e reja, është hapësira e privilegjuar, vendi i takimit dhe i shkëmbimit, ku kultura dhe historia, simbolet dhe traditat janë ringjallur çdo ditë në një formë harmonike thelbin e të cilit është e mundur ta hasim përmes idesë së Aristotelit të sigurisë dhe lumturisë që një qytet duhet të jetë në gjendje të ofrojë banorëve të saj. Indikacionet e planeve rregulluese, modelet matematikore, respektimi i përpiktë ndaj diktatit të normativave të planifikimit urbanistik, nuk janë në gjendje për të interpretuar harmoninë e vendeve, as të ofrojnë në aspektin e cilësisë, një përgjigje konkrete ndaj kërkesës reale për hapësirë të jetesës, funksionale dhe të bukur.

Ne do të kujtojmë, si një premisë të detyrueshme, se ideja kryesore e sheshit është në të qenurit të saj si një hapësirë e mbyllur, e përcaktuar, e kufizuar. Këto cilësi kërkojnë marrëdhënie të ngushta dhe të detyrueshme dimensionale, për të mos humbur sensin e unitetit, të harmonisë, të identitetit, të përkatësisë. Sheshet tradicionale duken, të mbrojtura dhe të izoluara, të rrethuara nga ndërtesa të  rëndësishme, perimetrike nga arkadat të cilat lejojnë një strehë hije verore dhe mbrojtje nga era e dimrit. Janë vendi në të cilën zhvillohet përfaqësimi i komunitetit dhe i fuqisë qytetare. Sheshet janë teatro të hapura, të pandërprera, të konceptuara për të akomoduar turmën e festave, të tregjeve, të festimeve fetare.

Sheshi është vendi ku publiku dhe privati, kolektiviteti dhe individualja priren të ndërtojnë një hapësirë jo fort të veçantë. Rezultati është një shumëllojshmëri funksionesh, sinkronike dhe diakronike, e mundur vetëm në sajë të fleksibilitetit të skajshëm të vendit, i cili në të thekson karakterin e tij ambivalent të hapësirës bosh dhe në të njëjtën kohë të plotë, të jashtme dhe të brendshme. Prandaj, shpesh kanë pësuar gërshetime disa linja të shkurtra, që kanë sjellur ndryshime në pozicionin dhe rolin e sheshit në lidhje me pëlhurën urbane dhe karakteristikat e tij tipologjike dhe morfologjike, aftësija për tu lidhur me peizazhin natyror dhe artificial, konfigurimi hapësinor i sheshit dhe elementët përbërës të tij kanë pësuar ndryshime në kohë dhe në kultura të ndryshme të cilat kanë reflektuar në të.

Sheshet gjatë epokave të ndryshme historike
Duke filluar që nga Antikiteti, nga agora greke, nga Forumi Romak, madje edhe më herët, nga oborret e pallateve të Kretës ose të Mikenasve, deri  në Mesjetë e më pas në periudhën e Rilindjes Europiane dhe Barokut, sheshi ka ruajtur, megjithëse duke ndryshuar në modelet dhe sisteme të ndryshme, karakteristikën e tij kryesore si vendi i përqendrimit të fortë kulturor dhe shoqëror. Nuk mund të mendojmë si diçka të forcuar idenë se figura hapësinore e sheshit vjen si rrjedhojë e Forumit Romak në Antikitet. Nga vetë leximi etimologjik që të jep idenë e sheshit: Forumi i ka rrënjët në fjalën latine Foris që shprehte thjesht vendin e jashtëm, për të përcaktuar hapësirën kuadrate përpara varrit, e më pas për të përcaktuar hapësirën e lirë përpara shtëpisë dhe për të kaluar më pas në një shesh katror brenda një lagjeje të banuar të përdorur për kuvendet ose për tregjet e ndryshme. Arketipi i sheshit është pra e gjurmueshme në hapësirë në frontin dhe vendin e varrimit. Zhvillimi i ceremonisë mortore apo riteve të ndryshme dhe i kulte festive do t'i japë këtij vendi një shenjtëri të veçantë, që do e bëjnë atë një simbol, vend mbi vendet.

Forumi romak është modeli që Vitruvio shikon në përshkrimin se si të ndërtohen hapësira të reja të hapura: "... në dorëshkrimet e tij shkruhet se; duhet të përcaktohet gjerësia në mënyrë të tillë që të përdoren dy pjesë nga tre të gjatësisë. Prandaj sheshi, para çdo gjëje tjetër, është një skenë. Skena e jetës kolektive, por, mbi të gjitha, skena si një ndërtim ideologjik i strategjisë së pushtetit.

Ndjenja kolektive e hapësirës publike do të kalojë nëpër shekuj si një lloj trashëgimie gjenetike, deri në ndërtimin e shesheve mesjetare. Gjatë Rilindjes Europiane sheshi bëhet instrumenti nëpërmjet të cilit përcillej dhe diskutohej mbi reformat politike, sociale dhe urbane. Ndryshe nga sheshet Mesjetare, sheshet e periudhës së Rilindjes Europiane, madje edhe ato të periudhës së Barokut, kthehen në një vend simbolik, një figurë retorike, një mjet për festimin e miteve, riteve dhe fuqisë politike.

"Duhet të kihet parasysh - shkruan Leon Battista Alberti në veprën e tij De Re Aedificatoria - se një qytet nuk është i destinuar vetëm për përdorim rezidencial, por duhet të jetë i tillë që në të, të jenë të rezervuara hapësira dhe ambjente shumë të këndshme si për funksionet qytetare dhe për orët e kohës së lirë në shesh, në karrocë, në kopshte, apo në shëtitje ". Qenia e njeriut është në qendër të interesit të Albertit dhe rrjedhimisht shkalla humane është ajo që rregullon marrëdhëniet proporcionale të sheshit ideal. Sheshi si një hapësirë plot me efekte, me shumë pikëvështrime prespektive, në gjendje për të inkurajuar takime, për të sugjeruar marrëdhënie, për të mbështetur çdo të papritur. Në ditët e sotme sheshi është vazhdimisht pjesë e debateve urbanistike e arkitektonike dhe kjo bënë që të jetë shpesh pjesë e rikualifikimeve të ndryshme urbane. 

/b.ha./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    A ka politika frikë nga SPAK-u?



×

Lajmi i fundit

Çudi në NBA, Boston mposhtet nga Miami në shtëpi! Oklahoma merr epërsinë 2-0

Çudi në NBA, Boston mposhtet nga Miami në shtëpi! Oklahoma merr epërsinë 2-0