'Sindroma e mbretëreshës bletë', etiketimi për femrat që sillen keq me njëra-tjetrën në vendin e punës

'Sindroma e mbretëreshës bletë', etiketimi për femrat që sillen keq me njëra-tjetrën në vendin e punës

Foto ilustruese

Ish-sekretarja amerikane e shtetit në periudhën kur në krye të presidencës së SHBA-ve ishte presidenti Bill Clinton, Madeleine Albright, ka një shprehje emblemë lidhur me marrëdhëniet mes femrave. Ajo thoshte:”Ka një vend të veçantë në ferr për të gjitha ato gra që nuk mbështesin gratë e tjera”. Një studim nga Universiteti i Arizonës ka dalë në përfundimin se ky vend është “zyra apo vendi i punës”.

Në ambiente pune thotë studimi, gratë sillen ashpër nga njëra-tjetrën, ndërkohë që burrat sillen shumë herë me mirë me gjininë  e tyre sesa gratë. “Sindroma e mbretëreshës bletë” është etiketimi që kanë caktuar psikologët.

Këto femra dalin kundër seksizmit, por distancojnë dhe veten nga gratë e tjera. Këto femra poshtërojnë dhe diskreditojnë femrat e tjera në vendet e punës, për të arritur të forcohen vetë.

Sipas studiuesve femrat që sillen me keq me gratë e tjera, nuk janë plotësisht brenda steriotipit të femrës.

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Ilir Meta sulmon kreun e SPAK, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

VIDEO/ Në banjot e stadiumit për më shumë se 30 orë, tifozi i Real Madridit fshihet për të parë ndeshjen e Champions League kundër Manchester Cityt

VIDEO/ Në banjot e stadiumit për më shumë se 30 orë, tifozi i Real Madridit fshihet për të parë ndeshjen e Champions League kundër Manchester Cityt