Sindromi i të tredhurve, që bëjnë si të fortë

Sindromi i të tredhurve, që bëjnë si të fortë

Ish-kryeministri Sali Berisha

Në mungesë të fuqisë politike dhe ideve për të qenë një alternativë, në PD shfaqen gjithnjë disa zara të cilët lënë gjithnjë një datë, ose afat për revolucion, me përmbysje dhe dhunë. Më i shquari mes këtyre idiotëve mbetet Sali Berisha, por atij nuk po ja vë më njeri re, se e ka tik nervor, ngaqë është rrëzuar me dhunë nga pushteti njëherë, pasi provoi të qëndronte me dhunë. Më tej ka zëra inferiorë të periferisë, që nuk e di pse kanë keqkuptimin që PD është një parti që po të dojë, ja del me forcë.

PD në historinë e saj është një parti që e ka përdorur dhunën si mjet politik, por vetëm kur është në pushtet. Kur është në pushtet, PD trimëron banditët e saj, dhunojnë kundërshtarët, rrahin gazetarë dhe politikanë, djegin redaksi dhe hedhin makina në erë, dhe shpërblehen për këtë. Është llogjikë primitive e një partie burracakësh.

Por PD nuk është ndonjë parti që mund të konsiderohet e forte, nëse përballet me dhunën. Kur pushteti i PD degradoi në vitin 1997, të gjithë këta të fortët e sotëm, ja mbathën në Qafë Thanë sapo dëgjuan pushkën e parë. Këmbë njeriu nuk gjente dot Sali Berisha për muaj të tërë, jo më në Tiranë, por as në Shqipëri. Dhe gruaja dhe kalamajtë e tij, e lanë vetëm.

Këta që trimërohen se do përmbysin pushtete e do heqin njerëz zvarrë, kanë mbushur brekët dhe nga telefonata anonime, e jo më nga dhuna fizike. Vetë PD dhe pushteti i saj u shkërmoq për 24 orë përballë dhunës së protestave popullore më 1997, dhe Sali Berisha dështoi edhe në përpjekjen ushtarake kundër saj.

PD nuk ka asnjë histori të vetme trimërie të dhunshme, përveç historive të banditëve të saj kur është në pushtet, ndaj individëve, kryesisht gazetarë apo politikanë opozitarë.

Është pikërisht sindromi i pafuqisë, ajo që i bën të kërcënohen se janë të fortë. Është si ndjesia e të tredhurëve që flasin gjithë ditën për seks. Janë si ata meshkujt me krahë me tatuazhe dhe gjokse të fryra, që duan të të mbushin mendjen që nuk kanë asnjë problem me të qënit burrë.

Unë nuk di kush shqiptar mund të trembet personalisht apo politikisht nga Edi Paloka përshembull, që ja mbathi më ‘97 nga frika se doli Fatos Nano nga burgu. Dhe të mendosh që Fatos Nano është ndoshta njeriu më paqësor i politikës shqiptare për 30 vjet. Nuk po flas për këta surogatët e tjerë mendje-eksiq.

Edhe atë që ja quajnë PD-së grusht shteti më 1998, pas vrasjes së Azemit, vetë Berisha e ka pranuar dhe e përsërit vazhdimisht që ishte e orkestruar nga qeveria si kurth për të. Tani kjo ideja që këta do bëhen një ditë të fortë, është shumë eksituese dhe nuk duhen dekurajuar. Rëndësi ka të bëhen një herë. Mos ua merni për ters dhe mos u jepni këshilla as për shtet ligjor dhe as për protesta demokratike.

Vetëm lërini të bëhen 24 orë të fortë dhe t’i turren “Bllokut” të sotëm. Lërini t’i vënë zjarrin vilave të Gjirit të Lalzit, “Lagunës Blu”, “Rolling Hills”, apo kujtdo tjetër. Do të jetë vërtet shpëtim, dhe nëse fitojnë, dhe nëse humbasin.

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • 007: 07/08/2018 22:51

    O njerez, po lereni ke qene keshtu e ke qene ashtu o Mero. Njeriu jeton, shikon, studjon, vrojton dhe vlerson. Normal qe edhe ndryshon. Eshte fare normale, bile e domosdoshme dhe e pashmangeshme. Vleresoni cfare ka shkruajtur. Bravo! Kirurgji e holle! Fiks fare! Une veten ne nje pike kam mendim ndryshe: Mero e quan PD nje "parti burracakesh". Ne fakt une e vleresoj si nje bande kriminelesh, bashibozukesh dhe dallkaukesh! Minimumi! Kuptohet, ketu e kam fjalen per kupolen drejtuese ketu ne Tirane dhe te pakten drejtuesit ne rrethe... Te gjithe keta jane minimalisht kriminele me nje begraund te admirueshem per sojin... Ptu, rrace e ndyre! bravo Mero!

    Përgjigju
  • MEDA: 07/08/2018 13:51

    Mullah Saliu! Mullah M*ti!

    Përgjigju
  • Rera: 07/08/2018 12:44

    More Mero ,Me keto perrallat e tua as ne banjo nuk shkohet.Ti je bere bajat duke ju kundervene me keto brockullat e tua Saliut .A e kupton sa i pa vlere je .Ik e bej pake plazh se mos te kthehet kujtesa .

    Përgjigju
  • Kritik Absolut: 07/08/2018 06:56

    Mero ti mire e ben qe shkruan por deri dje ishe vegel e Sales.Mos e harro se kto informata aq te sakta i ke nga "sofra" ku ke ngrene. Sot po lepin "sofren" e Edit dhe ke fituar jo pak tendera me te rene te lapsit. Kshu pra plaku Mere dhe ti me sindroma je

    Përgjigju
    • lom deliu: 07/08/2018 10:28

      Merua e di shume mire se ne 5 mars Saliun e detyruan te nenshkruante armepushimin me rebelat, sepse perpara kishte deklaruar terheqjen Gjolek Malaj ne Tepelene dhe bandat ehajduteve te Vlores refuzonin te vinin ne Tirane sa qe Marisa Lino deklaroi ne publik "me zhgenjeu Vlora". Saliu u dorezua se Lino e kercenoi me koken. Korrier I Linos ishte sigurimsi Sabri Godo. Nga Shqiperia u larguan familja Berisha, F.Xhaferi, E. Paloka e ndonje tjeter por askush nga qeveritaret e deputetet aktiv te PD.Asnje kryengritje apo rebelin nuk quhet se triomfoi pa marr kryeqytetin. Te huajt erdhen e ben sehir, me gjeni nje rast nderhyrje kunder bandave, se populli nuk doli me rrugeve. Vetem ne 98 u dha Urdheri stop bandave e per nje jave u zhduken. Lino krijoi Qeverine Fino qe me Berishen nuk punoi per te vendosur Ligjin dhe ja lane vendin kaosit te bandave,menjanuan shtetin, qe te justifikohej nevoja per qeverine Fino. Ishte nje grusht shteti politik.

  • moderni: 07/08/2018 00:08

    Analize shume e sakte e historise se PDse dhe dinamikave te saj. Mua me duket se pasuesit e PDse as nuk i kuptojne ato qe shkruna..kam frik se jane teper te pa mesuar me arsyetimin qe te kuptojne.

    Përgjigju
  • Lulushi ta mbushi: 06/08/2018 22:46

    O gelbaze je bo si ato tipat qe porosisin bombvenes ti fusin i tritol shpise me qellim qe te kene argumente te mjaftueshme per te perfitu azil...na hape barkun nese e ke personale me pd mos shfrytezo hapsire publike per te nxit urrejtje thjesht se urrejtja jote shkon ne te njejtin drejtim me interesin e pushtetit kur duket qarte qe ky interes ka tashme prej disa kohesh trajektore tjeter me ate te shqiptareve...nese don ta lidhesh fatin me pushtetin duhet ta dish mire qe pushtetet nderrohen fat i cili do te ndjeke dhe ty...

    Përgjigju
    • Lalaqi: 07/08/2018 20:59

      Lulushi dixhital, ngele duke komentuar. Te ka lene Rilindja pa pune dhe s'ke c'ben tani.

    • Robshi: 07/08/2018 14:05

      O malok ka 5 vjet sala qe seshte me ne asnje pushtet...po kur ta vesh re ti...do te kete ikur sternipi emigrant...apo thuaj mu be vone fundja une e ruaj akoma teseren e pksh...

    • maloku: 07/08/2018 07:22

      Po ti mor mut me ke e ke lidhur jeten? Me SB qe dogji Shqiperine dy here per te mbajtur pushtetin e tij. I dha grekut detin qe ta perkrahte per te qendruar ne pushtet. Vodhi sa deshiga pasuria e shqipetareve per te shperblyer horrat e tij te cilet me pas dhe i vriste apo vdisnin pa priturne spitalet e Italise

    • O debil: 07/08/2018 05:33

      Lulush qe une ta mbush. Urrejtja esht krijuar nga vete gelbaze salehu, nuk ka nevoje qe ta nxisi mero ose blero,

  • Sondazhi i ditës:

    A ka politika frikë nga SPAK-u?



×

Lajmi i fundit

Banorja e Big Brother Vip, Françeska: Jam sulmuar nga një burrë në 9 të darkës, më gjuajti me grusht në fytyrë

Banorja e Big Brother Vip, Françeska: Jam sulmuar nga një burrë në 9 të darkës, më gjuajti me grusht në fytyrë