Sipas statistikave, Shqipëria rënditet
dyta për nivelin e ulët të depresionit

Sipas statistikave, Shqipëria rënditet<br />dyta për nivelin e ulët të depresionit<br>
Shqipëria renditet e dyta në botë për prevalencën më të ulët të depresionit, pas Kolumbisë.
Sipas të dhënave të publikuara nga portali Our Word In Data, prevalenca e depresionit në vend është 2.4% (përhapja e sëmundjes në popullatë e shprehur në përqindje). 
renditja
(Harta e renditjes se vendeve për shkallën e depresionit)

Në vend të tretë renditet Polonia, me prevalencë prej 2.48%. Vendet me prevalencë më të ulët të depresionit janë vendet e Ballkanit dhe ato të Europës Lindore, ku prevalenca luhatet midis vlerave të 2.5-3%. E kundërta ndodh me vendet e zhvilluara ekonomikisht. Our Word In Data ka përpunuar të dhënat globale të Institutit për Matje dhe Vlerësimin e Shëndetit.

Më depresivët
Sipas të dhënave të hartës, vendet e zhvilluara kanë prevalencë më të lartë të depresionit. Groenlanda është vendi me prevalencën më të lartë, 6.41%. Edhe në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, sëmundja e depresionit ka gjithashtu prevalencë mbi mesataren globale të shpërndarjes së sëmundjes, me 5%.
Në Europë, vendi më përqindjen më të lartë të përhapjes së depresionit në popullatë është Finlanda me 5.19%, Suedia me 4.97%. Vendet nordike, pavarësisht se njihen si shtete sociale, kanë prevalencë të lartë të sëmundjes së depresionit. Britania e Madhe, vendet e Beneluksit, Gjermania, Franca dhe Portugalia kanë prevalencë të sëmundjes prej 4-5%.
renditja
(Harta e renditjes se vendeve për shkallën e depresionit)

Depresioni është një problem shëndetësor shumë i shpeshtë në popullatë, vlerësohet se rreth 1 në 4 persona vuajnë nga depresioni të paktën një herë në jetën e tyre. Për fat të keq, ky problem nuk trajtohet si sëmundjet e tjera, por rrethohet nga stigma (mosdeklarimi dhe mospranimi i sëmundjes). Për një kohë të gjatë, depresioni në vendet komuniste është konsideruar gabimisht si shenjë e dobësisë së karakterit. Gjithmonë e më shumë vërehet se depresioni rrit rrezikun për sëmundje të tjera të rëndësishme, si sëmundjet kardiovaskulare.

Në Shqipëri, pohojnë psikologët, përhapja e depresionit në popullatë është shumë më e madhe sesa mund të vlerësohej nga rastet e diagnostikuara në shërbimet shëndetësore.
Arjana Rreli, psikiatre me përvojë të gjatë pune, pohon se numri i pacientëve që kërkojnë shërbimet mjekësore është rritur tre vitet e fundit, por doktoresha pohon se situata në realitet është edhe më e rëndë, pasi shoqëria ende nuk ka kulturën e mjaftueshme për të marrë diagnozë te mjeku dhe më pas trajtimin e nevojshëm. Rreli thotë se një shoqëri e stresuar minimalisht nuk është produktive dhe krijon predispozitë për të përthithur edhe pjesën tjetër të shëndoshë të popullatës. Depresioni është ndër sëmundjet më të kushtueshme, me ndikime negative zinxhir në ekonomi.

Vitet e fundit në Shqipëri është konstatuar rritje e konsumit të medikamenteve kundër depresionit. Sipas të dhënave konfidenciale nga Drejtoria e Përgjithshme e Doganave, importet e Loram-it, Xanax-it dhe Citolex-it janë rritur ndjeshëm tre vitet e fundit. Për vitin 2016, ato janë 6-17% më të larta sipas llojit të medikamentit. Më 2016 u zhdoganuan 195,137 pako Loram (2.5 miligramë) nga 167,000 më 2015, me një rritje vjetore 18%. Me ritme dyshifrore (11%) janë rritur edhe importet e Xanax-it dhe rritje 6% edhe ato të Ciltolex-it. Burimet në dogana pohojnë se ritmet e rritjes së importeve të këtyre medikamenteve kanë qenë të larta në dy vitet paraardhëse. Monitor

​e.gj/Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Sa i përhapur është korrupsioni në Shqipëri?



×

Lajmi i fundit

Meta sulmon sërish Altin Dumanin: Nuk i druhem një prokurori që s’di të thotë dy fjalë

Meta sulmon sërish Altin Dumanin: Nuk i druhem një prokurori që s’di të thotë dy fjalë