Sipërmarrësi amerikan në 'Rreze Dielli': Të rinjtë shqiptarë s’kanë pse largohen, vendi po zhvillohet

 

Danyelle dhe Tristan Pollock, një çift sipërmarrësish amerikanë ishin sot në emisionin “Rreze Dielli” në Report TV për të treguar mbi udhëtimin e tyre fantastik nëpër botë, ku vetëm në 5 muajt e fundit, ata kanë vizituar 20 shtete. Ndërsa janë ndalur në Shqipëri si pjesë e udhëtimit të, dy sipërmarrësit amerikanë kanë takuar dhjetra të rinj të përfshirë në ekosistemin e startup-eve të cilët kanë ide apo projekte interesante që mund të shndërrohen nesër në sipërmarrje të suksesshme.

Ka disa arsye pse zgjodhëm Shqipërinë në fakt. Kemi shumë miq që kishin vizituar Kroacinë dhe Greqinë, që konsiderohen si pikat më të bukura turistike, dhe ne thamë: Po ky vendi diku në mes, për të cilin nuk flasin dhe aq shumë. Duhet të ketë diçka interesante aty. Ndërkaq ne këtu po bashkëpunojmë me një program të quajtur Sëiss EP, kështuqë edhe po punojmë pak duke takuar sipërmarrës të rinj nga i gjithë vendi që kanë ide apo projekte interesante që duan ti zhvillojnë.

Danyelle Pollock, sipërmarrëse

 

I pyetur se çfarë mendon për nivelin e zhvillimit të startup-eve në fushën e teknologjisë në Shqipëri, Tristan Pollock tha se në Shqipëri ka shembuj mjaft interesantë.

Mendoj që po zhvillohet, padyshim është në fillimet e veta sa i takon sipërmarrjes në fushën e teknologjisë por sa i përket nivelit të përgjithshëm të sipërmarrjes mendoj se është shumë interesante. Më pëlqen kur shoh njerëzit që mbështeten fort tek ajo që dinë, aftësia e tyre dhe historia unike që kanë. Mendoj se kjo gjë po rritet në turizëm apo agro-turizëm. Kemi parë shembuj shumë interesantë në këtë drejtim, veçanërisht në jug të Shqipërisë

Tristan Pollock, sipërmarrës

Sipas Pollock, të rinjtë shqiptarë nuk kanë pse synojnë të largohen për tu bërë të suksesshëm.

Mendoj se mund ta shohësh në 2 rrafshe, i pari është që ti zhvillon një biznes të jashtëzakonshëm këtu, mbase duke shitur një produkt unik që Shqipëria ka, çka mund të funksionojë këtu por mendoni edhe për rajonin ku mund ta shisni atë produkt. Nga ana tjetër, sipërmarrës që kanë nisur diçka jashtë vendit, nuk i harrojnë rrënjët e tyre shqiptare dhe mbase kthehen dhe duan të investojnë tek kompanitë tuaja këtu apo hapin një zyrë këtu. Mendoj që kjo e ndihmon gjithashtu eko-sistemin

Tristan Pollock, sipërmarrës

 

 

 

/b.ha./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Mendoni se komisionet hetimore për Shëndetësinë e TIMS do kenë rezultat?



×

Lajmi i fundit

Policia plan masash kundër kultivimit të kanabisit, kontrolle në gjithë territorin! Nga maji, Guardia di Finanza me monitorim nga ajri

Policia plan masash kundër kultivimit të kanabisit, kontrolle në gjithë territorin! Nga maji, Guardia di Finanza me monitorim nga ajri